Gjurmë të gjenocidit në Gjakovë
MILAN RADOIÇIQ ËSHTË KRIMINEL LUFTE! NË GJAKOVË KA VRARË TRE SHQIPTARE, KA BËRË DJEGIEN, PLAÇKITJEN E SHTËPIVE DHE DËBIMIN E GJAKOVARËVE PËR NË SHQIPËRI!
Nga Sheradin Berisha, më 1 tetor 2023
Ish i burgosuri politik, Afrim Caka (*) në emisionin Debat Plus (TV-Dukagjini), ka dëshmuar për figurën e kriminelit Milan Radoiçiq, i cili më 24 shtator 2023 në Banjë të Zveçanit, i ka prirë grupit terrorist në sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Duke kujtuar kohën luftës në Kosovë, Afrim Caka ka thënë se e ka njohur mirë Milan Radoiçiqin, se ia njeh edhe familjen e tij. Ai kujton se nënën e ka pasur më shoviniste se sa është Radoiçiq dhe se babai i tij ka qenë punëtor i sigurimit shtetëror!
“Me babain e tij kam punuar bashkë në fabrikë, na spiunonte sa herë që bënim protesta te Sigurimi i Shtetit, edhe nënën ja njoh e ka pasur më shoviniste se vet që ka qenë. Radoiçiqi është i Gjakovës dhe ka lindur në Gjakovë, baba i ka lindur në Pejë. Gjatë luftës ka qenë i moshës 23-vjeçare”, ka thënë Zoti Caka në “Debat Plus”.
Ai ka deklaruar se ka dëshmi, dhe se vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radoiçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar sepse ka bërë djegien, plaçkitjen e shtëpive dhe dënimin e gjakovarëve drejt Shqipërisë. Dhe për këtë gjë i ka njoftuar, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrinë e Drejtorisë.
“E them me plotë guxim se kur ka filluar bombardimi në Gjakovë, në mesin e kësaj tragjedie shquhet edhe Millan Rajko Radoiçiq, ishte 23 vjeçar dhe me 10 maj në rrugën tonë i ka vrarë tre persona. Jam dëshmitarë okular i kësaj ngjarje. Punën e tij ja kam bërë me dije edhe Presidentes, kryeministrit Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë. Punën e tij e kam përmendur edhe në Beograd kur e kemi akuzuar Serbinë për krimet në Gjakovë”, ka deklaruar Afrim Caka.
“Shkurt Radoiçiq me 10 maj(1999) në orën 07:15 i ka bërë tri vrasje në Gjakovë në pranin e gjithë njerëzve që ishin në rrugë. Radoiçiqin e kam njohur mirë dhe babanë tij. Radoiçiqi ka qenë pjesë e grupit të dytë për djegien, plaçkitjen e shtëpive dhe dënimin e gjakovarëve drejt Shqipërisë… Ka qenë krimineli i dorës së parë, ka bërë krime të mëdha në Gjakovë”, ka deklaruar Afrim Caka me bindje të plotë.
_________
(*) Afrim Caka është autor i librit “Ata u vranë, lanë pas vetes historinë”, i cili sjellë dëshmitë shumta për krimet në zonën e Gjakovës për torturat dhe vrasjet mizore në burgun e Dubravës, Lipjanit dhe të Nishit.
Video:
Afrim Caka në LOT, krimet e Milan Radoiçiqit në Gjakovë, përdhunimet e grave | Kosova Live | T7
***
Arsimi në kryqëzimin e kohës
SFIDA E NDRYSHIMIT DHE PARADOKSI I ROBOTIZIMIT
Nga Sheradin Berisha, më 20 gusht 2026
https://pashtriku.org/sfida-e-ndryshimit-dhe-paradoksi-i-robotizimit/