BARDHYL MAHMUTI: MENDUH! SHPORRU SE E QELBE HAPËSIRËN KOMBËTARE

Pashtriku.org, 11. 04. 2013 – Deklarata e Menduh Thaçit se “nuk ka ofruar dorëheqje se kanë kërkuar prej tij dorëheqje plehu i kombit siç është Rufi Osmani, Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Ali Ahmeti, Alajdin Demiri” më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:
Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja, as në kohën kur ky qyqar, së bashku me pushtetin e Shkupit, iu vërsul Malësisë së Tetovës dhe shkaktoi Masakrën e Brodecit;

Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e këtij hajduti nga PDSH-ja as në kohën kur orkestronte plaçkitjen e asaj pak pasurie të shqiptarëve që mbetej pa u plaçkitur nga pushteti i Shkupit;
Unë, Bardhyl Mahmuti, nuk kam kërkuar dorëheqjen e tij nga PDSH-ja as kur kjo pjellë e Rankoviqit u bë bashkë me klanin sërbo- rus për të penguar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur;

Unë nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as në vitin 2008 kur me ndihmën e pushtetit maqedonas organizoi “Kasaphanën elektorale”, gjatë të cilës u vranë dhe u plagosën shqiptarë dhe u përdhunua vullneti politik i popullit shqiptar;
Unë, nuk kam kërkuar dorëheqjen e Menduh Thaçit nga PDSH-ja as tani kur nuk i mjaftuan votat e maqedonasve, romëve, ashkalive dhe turqve për të udhëhequr komunat shqiptare.
Unë, nuk kam kërkuar dorëheqje sepse nuk kam të drejtë të kërkoj dorëheqjen e tij nga PDSH-ja, nga prona e tij private. Ajo u takon pronarëve dhe aksionarëve të PDSH-së të vendosin se cilin do ta venë në krye!
Eshtë e vërtet se për implikimin e drejtpërdrejt në krimet antishqiptare unë kam kërkuar nga Menduh Thaçi te largohet nga skena politike kombëtare.
Ndërsa, sa u përket sintagmave si “plehu i kombit”, “tradhtar”, “kriminel, “hajdut” dhe të çdo gjëje të ndytë dhe antikombëtare që ka fjalori i gjuhës shqipe mjafton të nxjerr fotografinë e Menduh Thaçit dhe të bëhet e qartë se ai është sinonim i të gjithave bashkë!
Menduh! Shporru se e qelbe hapësirën kombëtare!

=============================

Bardhyl Mamuti-Menduh! Shporru se e qelbe hapësirën kombëtare

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SAMI BABA!

SAMI BABA! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021 Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon…