Durrës, 21. 04. 2013 – Europa e detyroi prapë Republikën e Kosovës të nënshkruajë një dokument më se poshtërues. Nuk po them: Pse e nënshkroi Republika e Kosovës një dokument të tillë, se ky do të ishte një kënd tjetër vështrimi i këtij problemi. Po them që Europa e DETYROI Republikën e Kosovës për ta pranuar një poshtërim të tillë. Plasi z.K.Eshton, deri sa ia mbushi mendjen z.I.Daçiq për të pranuar një DHURATË që nuk i takonte! Thjeshtë, plasi! Ia bëri: Bam!
Më në fund, u nënshkrua “kapitullimi”! Jo kapitullimi i z.H.Thaçi, se ai kish kapitulluar me kohë, por “kapitullimi” i z.I.Daçiq, i cili, hë për hë, duhej të pranonte të merrte vetëm një pjesë të kësaj pjese të Shqipërisë.
Agjensitë europiane të lajmevet njoftuan me entuziazëm se: “U nënshkrua më në fund marrëveshja midis Sërbisë dhe Kosovës, PROVINCË SËRBE e deritashme.”
A është vërtet injorante apo bën sikur është injorante, kjo pjesë “e përparuar” e Botës, e cila quhet Europë?! A mund të jetë kaq e paditur, kaq zero nga njohuritë, Europa, e cila e mban veten për “lider” në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore?!
– Bruksel, 19 prill 2013 –
“Kosova, ISH-PROVINCË e Sërbisë!” Merrini me radhë të gjitha agjensitë më prestigjoze të Europës!
– A tha ndonjëra prej këtyre agjensive që Kosova është pushtuar prej shtetit sërb në fillim të shekullit XX dhe, si e tillë, ajo nuk mund të quhet PROVINCË?!
– A tha dikush prej atyre gazetarëve “të mirinformuar”, që, pjesë të mëdha të Kosovës, dmth të Shqipërisë, i ka pushtuar Sërbia qysh prej gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe ku sot nuk banon asnjë kosovar, dmth asnjë shqiptar?!
-A e vuri në dukje ndonjëri prej gazetarëve të kësaj Europe, “lider” të demokracisë, faktin që z.K.Eshton as që u mundua t’i kërkojë z.I.Daçiq, për shqiptarët që jetojnë në shtetin e sotëm sërb, të njëjtët privilegje që ajo, z.K.Eshton, po u jepte me të 2-ja duart sërbëvet që jetojnë në shtetin shqiptar të Kosovës?!
– Përfundimisht, a është e mundur të jenë kaq zero në njohuri dhe, njëkohësisht, kaq jodemokratë, politikëbërësit dhe opinionbërësit e Europës?!
Dhënien e të atillë privilegjeve popullatës sërbe, IMIGRANTE në territoret e Republikës shqiptare të Kosovës, ne shqiptarët nuk mund ta emërtojmë ndryshe , veçse VAZHDIM I COPËTIMIT TË SHQIPËRISË, nisur kështu qysh prej Kongresit të Berlinit. Pyetjet që shtrojmë ne shqiptarët, pjesa jonë jo e verbër dhe jo servile, janë këto:
– Ku kërkon Europa të arrijë me këtë politikë të copëtimit të Shqipërisë shekull pas shekulli?!
– Ku kërkon të arrijë dhe ku do të arrijë realisht, kjo Europë, duke i copëtuar kështu tokat e njërit prej kombevet THEMELVËNËS të kulturës të po kësaj Evrope?!
– A mos po punon kështu KUNDËR VETËVETES kjo Europë, aspak largpamëse dhe aspak e thellë në gjykimet e punëvet dhe, të paktën në këtë rast, aspak demokratike?!
…………………………………………….
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
TKURRJA E ETNIKUMIT SHQIPTAR!
SHTRIRJA E SERBISË NË TOKAT SHQIPTARE!
………………………………………..
(Shtojcën e përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)