KIMETE BERISHA: ‘TË ZHDUKURIT’ DO TA GJEJNË HASHIM THAҪIN. E SHEH!

Pashtriku.org, 21. 04. 2013 – Kryeministrti i qetë por i dëshpëruar sot e ka mashtruar veteveten, duke e lëshuar një rren të madhe. Në konferencën e tij për pikën 13 të marrëveshjes që flet për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për punën e telekomit dhe energjisë, ai tha se “do të bisedohet edhe për të pagjeturit”, anipse në marrëveshje nuk përmenden të pagjeturit. Hashim Thaçi duke i përmendur të pagjeturit, që nuk janë të përfshirë në marrëveshje, e pranoi se të pagjeturit është dashur të ishin të përfshirë në marrëveshje dhe se ka bërë mëkat që po luan me shpirtërat e “ngujuar” të shqiptarëve. Hashim Thaçi nuk do t’i gjejë të pagjeturit. “Të pagjetgurit”, do ta gjejnë Hashim Thaçin. E sheh!
Lum Hashim Thaçi. Sa i qetë u shfaq para kamerave të sotit. Sot Kosova ishte vetëm e tij. Se, në Kosovë sot kishte vetëm pozitë. Ishte vetëm ai. Kosova e tij. Opozita ishte e tij. LDK, AAK e përkrahën verbërisht kryeministrin e tyre. Opozita e patën shansin ta lënë të pres konfirmimin e mbështetjes së tyre dhe ta lënë në ethe bile deri nesër në mbrëmje. Të mos prononcohen për marrëveshjen deri nesër në Kuvend. Aman së paku 24 orë Isa Mustafa dhe Ramushi patën shansin të luajnë “maca me miun” me kryeministrin.
Por, këta u ngutën, menjëherë i treguan, pa e analizuar marrëveshjen, shpejtuan dhe i thanë se e përkrahin verbërisht. Isa Mustafa me “përkrhajen e tij të verbër” ia garanton edhe një mandat të ri Hashim Thaçit. Nëse Hashim Thaçi gjithmonë e “ka mirë”, dhe nëse për këtë e kemi garantues Isa Mustafën, atëherë pse Kosova do ta ndryshonte votën e saj, mbasi që çdo gjë që bën kryeministri e ka përkrahjen e verbër të Isa Mustafës. Hashim Thaçi nuk e humbi qetësinë as nga deklaratat e Vetëvendosjes për marrëveshjen.

======================

Hashim Thaçi: Marrëveshje historike me Serbinë!

Shikoni videon:

S’ka nevojë të shqetësohet për Vetëvendosjen, sepse e ka Ramushin. Ramushi dje tha për veten e tij që është “më i miri në Kosovë”, por sot e dëshmoi që “Hashimi është më i miri”. E Presidentja, në momentin kur vendi i saj e ka nënshkruar një marrëveshje anti-kushtetuese, po qëndron në Londër, në një konferencë për të “drejtat e grave”. Hashim Thaçi nuk u nervozua as kur i treguan se Adem Demaçi kësaj radhe nuk e ka përkrahur. Ky është lajmi i dekadës. Që Adem Demaqi, për herë të parë, ndodhi që nuk e përkrahu verbërisht Hashim Thaçin, siç e ka ai zanat.
* * *
I relaksuar dhe i qetë, në një konferencë për media, vetëm, tha se pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë: “Nuk pres të duhemi menjëherë pas asaj që ka ndodhur për një shekull”. Kur je i qetë dhe i relaksuar të shkon mendja vetëm te dashuria. Njeriu i sëmurë e do edhe armikun, dhunuesin e vet. Mazohistit kështu ia do shpirti. Pse tha: “nuk pres të duhemi menjëherë….?”. E la mundësinë që me serbët të duhemi nesër, pasnesër, një ditë tjetër.
Kryesore Ai pret që do të duhemi një ditë. Kryeministrti i qetë por i dëshpëruar sot e ka mashtruar veteveten, duke e lëshuar një rren të madhe. Në konferencën e tij për pikën 13 të marrëveshjes që flet për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për punën e telekomit dhe energjisë, ai tha se “do të bisedohet edhe për të pagjeturit”, anipse në marrëveshje nuk përmenden të pagjeturit.
Hashim Thaçi duke i përmendur të pagjeturit, që nuk janë të përfshirë në marrëveshje, e pranoi se të pagjeturit është dashur të ishin të përfshirë në marrëveshje dhe se ka bërë mëkat që po luan me shpirtërat e “ngujuar” të shqiptarëve. Hashim Thaçi nuk do t’i gjejë të pagjeturit. “Të pagjetgurit”, do ta gjejnë Hashim Thaçin. E sheh! Në konferencë, siç dinë serbët të provokojnë, njëra prej tyre, një gazetare serbe ka kërkuar nga Thaçi që t’u drejtohet pakicës serbe në Kosovë në gjuhën serbe, në mënyrë që t’i garantojë ata se marrëveshja me të vërtetë është e mirë. Në momentin që serbët ta dëgjojnë duke folur serbisht Thaçin, do të binden! Mirëpo, Thaçi serbes ia ktheu përgjigjen në gjuhën shqipe.
Hashim Thaçi i pari tregoi që nuk është i gatshëm të duhet (dashurohet) me serbë kaq menjëherë. Prandaj, dashuria e Hashim Thaçit për serbët shtyhet për më vonë. Serbëve ua garanton Veriun, dhe të gjitha komunat e Kosovës mund t’i bashkangjiten Veriut, kjo nuk i pengon kryeministrit tonë. Çizmja e shqiptarëve siç tha homologu i tij nuk mund të shkelë në Veri, as policia e Bajram Rexhepit s’mundet, pra serbëve ua fali Kosovën, ndërsa nuk është në gjendje një fjali serbisht ta thotë. Dashuria nuk është fjalë, është veprim. Dhe, bazuar në veprimin e Hashim Thaçit, ky është shqiptari i dytë, që i ka dashur serbët gati-gati aq sa serbët e duan vetveten.
Qetësinë e Hashim Thaçit nuk e prishi as Akademia plakë e Shkencave dhe Arteve “të reja” të Kosovës, që edhe ashtu hesht gjithmonë. Heshti edhe sot, Akademia nuk ka qëndrim për marrëveshjen shqiptaro-serbe. Hivzi Islami, dje u cilësua nga Rexhep Qosja si niveli më i ulët i mundshëm dhe një lokalist i pavlerë. Sot Hivzi Islami, kryetari i Akademisë nuk iu përgjigj nënçmimit të Rexhep Qosjes, e heshtja e tij a do të thotë që pajtohet edhe me vetveten që është niveli më i ulët. Ose: tutet nga Rexhep Qosja që t’ia kthejë fjalën.
Qosja nuk merret me çështjen lokaliste të Kosovës, prandaj dje tha që “nëse fiton Berisha përsëri do të jetë katastrofë historikë”. Në terminologji nuk ekziston ky term “katastrofë historike”, po nejse. Qosja nuk u mor me marrëveshjen shqiptaro-serbe, sepse për të Kosova është lokaliste. Nuk e di. Hivziu është profesor i gjeografisë. Pra, s’ka se si të del me një opinion Akademia e Shkencës për të analizuar aspektin gjeografik të marrëveshjes ndërmjet H.Th dhe I.D.. Akademikët tjerë janë pleq të vjetër që në realitet kaherë kanë dalë në pension, dhe vendet e tyre të punës janë të zbrazura.
Shqipëria dhe Rusia nuk i dhanë rëndësi kësaj “hyrje në marrëveshje” sepse Shqipëria dhe Rusia e dinë që Kushtetuta e Serbisë përcakton Kosovën si Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, si një pjesë përbërëse e Serbisë, me “autonomi substanciale”. Pa u ndryshuar Kushtetuta e Serbisë, nuk mund të ketë marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Ndoshta me zemër Daçiqi e ka pranuar kosovën “shtet”, por Kushtetuta e tij nuk e lejon, është antikushtetuese për Serbinë të pranosh Kosovën si shtet.
Mirë që kjo marrëveshje nuk mund të implementohet. Kjo “hyrje në marrëveshje” është falso dhe është edhe një dështim i BE-së në Evropë. Kjo “hyrje në marrëveshje” promovon nacionalizmin e shekullit 19-të serb, kjo marrëveshje promovon ksenofobinë serbe, duke përjashtuar nga Veriu shqiptarët dhe komunitetet tjera.
Kjo marrëveshje bie në kundërshtim me Deklaratën e Vjenës (1993) që shtyu shtetet të ndërmarrin hapa urgjent për rregullimin e politikave që parandalojnë manifestimin e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës. BE-ja po dështon në Kosovë, sepse lufton kundër vetvetes. Në këso rastesh, vetëm Zoti dhe Amerika na shpëton.
– Autorja është publiciste.

………………………………………

Marrëveshja/Sporazum’i i binomit Thaçi – Daçiq!

==============================

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ANARKIA MORALE!

ANARKIA MORALE! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 3 nëntor 2021 Polemikat përçarëse të politikanëve dhe jo vetëm, nëpër debate…