BRAHIM THAҪI: BOJKOTIMI PËR POLITIKANIN

Therandë, 31. 05. 2013 – Zgjedhjet po afrohen. E gjithashtu edhe kandidatët për kryetarë Komune do të jenë të menjëhershëm në reagime, në mënyrë që hapi në kohë të jetë brenda realitetit. Ndërkohë lëvizjet e forumeve rinore nëpër fshatra, bëjnë aktivitetin sipërfaqësor të krijimit të nëndegëve, që praktikisht është i zakonshëm, ndërsa brenda konceptit se si e vëren masa, domethënja e logjikës orientohet brenda mjegullës, dhe qartë vërehet se rezultati duket të jetë zero.
Përderisa subjektet politike vizionin e kanë rrugëtim të qëllimit, masa është paraprakisht e rezervuar të komentoj rezultatin final të fituesit të zgjedhjeve, madje ne reagimin e masës nuk e njohim, ngase ajo po demonstron jointeresim.
Në rrjetin social Facebook, komunikimi është brenda llojit, dhe brenda dëshirave biologjike të pakta, por socializimi ka marrë formë ku individi dhe shoqëria afrohen përmes fjalëve dhe fotografive.
Hapësira elektronike, është bota thuajse imagjinative ku kohën e dominon shpejtësia e fjalës dhe imazhit, ky mund të jetë shembulli ku subjektet politike mund ta shfrytëzojnë këtë hapsirë.
Nuk është e mjaftueshme, vetëm pjesëmarrja brenda kësaj hapësire jetike, e rëndësishme është të jesh i pari në hap. Suksesi dhe fitorja janë të padiskutueshëm atëherë kur ti e bën hapin e parë.
Me çka fillon?, si fillon?, dhe kur ?, janë parakushti i fillimit për ta justifikuar nëse ka nevojë edhe humbjen, sepse fitorja e konfirmon vetveten edhe nëse gabimi është prezent.

Ka mundësi që e zakonshmja të jetë në performancën e zhgjedhjeve edhe sivjet, por ju garantoj, se kjo do të jetë hera e fundit, ngase votuesit kanë nevojë dhe po përgatiten për diçka të re.
Ne në diskutimet tona, flasim për mundësinë se cili do të jetë humbësi dhe fituesi, por i kemi kushtuar pak rëndësi verifikimit të masës.
Ta them troq. Partitë politke kanë vrejtur se tani janë brenda një situate e cila kërkon zgjidhje. Në zgjedhjet e vitit 2000-2001, stadiumet e futbollit ishin takimet mes masës dhe politikanit, viti 2004, është viti i zgjedhjeve kur politikani e pa se masa është e vogël në stadium, dhe ajo u ftua në Qendrën Sportive apo edhe në Shtëpinë e Kulturës, gjithmonë me vete Estradën dhe Këngëtarin apo Këngëtaren e preferuar të masës.
Po vëreni sigurisht gjatë leximit se rënja është e dukshme, kjo frikë i ka vënë në funksion ti drejtohen shkollave fillore, që fundi fundit ta mbushin klasën, duke ju larguar shembullit kur në facebook, fotografohen nga vet partitë politike këto ambiente duke prezentuar masë deri në 15 veta.
Reagimi i menjëhershëm që tash në facebook të jenë vetëm Kryesia e fotografuar që e dëshmon aktivitetin, është zgjidhja e momentit për të pushuar nga kriza, rrugëdalja kërkon analizë dhe veprim.
Politikani në këtë rast e vëren mungesën e popullit, heshtja dhe mospjesëmarrja po paralajmëron diçka, injorimi dhe bojkotimi janë format që masa po i prezenton.
Mund të jenë edhe opinionet e Uranit ku në shkrimet e tij verifikon gabimet e politikës. Sidoqoftë po vërehet se diçka duhet të ndryshojë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura