SHERADIN BERISHA: KRYEMANIPULATORI I KOSOVËS HASHIM THAҪI NDRYSHON MBI 50 LIGJE PËR TË ZBATUAR MARRËVESHJEN ME DAҪIQIN!

Pashtriku.org, 09. 06. 2013 – Marrëveshja e 23 maj 2013 për Zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 19 prill 2013, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi (me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, baroneshës Catherine Ashton), duket se do të sjellë ndryshime të mëdha në Kushtetutën e Kosovës, që unë e quaj Kushtetuta e Ahtisaarit. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje parasheh që Qeveria e Kosovës të nis ndryshimin e ligjeve me qëllim të përshtatjes së tyre me kërkesat e Serbisë, për pozitën kushtetuese të Bashkësisë Etnike Serbe në Kosovë, e cila është modeluar me emërtimin: “Bashkësia/Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë”. Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin, tashmë ka përgatitur paketën e ndryshimit të ligjeve dhe së shpejti pritet të nis procedimi i mëtejshëm në Kuvendin e Kosovës. Një zyrtar i Zyrës së Kryeministrit Thaçi, ka deklaruar se është bërë gati ndryshimi i më shumë se 50 ligjeve!!! Ky është rezultati i negociatave të deritashme politike për “normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”!

– Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi –

“ZOTIMET” E RREJSHME TË HASHIM THAҪIT!
Kryeministri (lexo: kryemanipluatori) i Kosovës Hashim Thaçi, vëzhdimisht ka deklaruar dhe madje është zotuar fuqishëm, se me Serbinë nuk do të bisedohet kurrë për çështje të brendshme të Kosovës, me theks të veçantë: kurrë nuk do të flitet me Beogradin për veriun e Kosovës; se autonomia substanciale për veriun e Kosovës është vetëm një ëndërr e Serbisë; se platforma serbe që parasheh një status të veçantë për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe është e papranueshme dhe e parealizueshme, se do t’i përmbahemi Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Martti Ahtisaari; Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Rezolutës e Kuvendit të Republikës së Kosovës etj. etj.
Por, të gjitha këto “zotime” të këtij gënjeshtari, manipulatori e intriganti të pashembullt, u përmbysën më 19/20 shkurt 2013 kur nisën negociatat për statusin e veriut të Kosovës, i emërtuar si: “Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë”!
* * *
Me këtë rast për vëmendjen tuaj po i shpërfaqi disa zotime të rrejshme të këtij kryegënjeshtari!
HASHIM THAÇI, 27. XI. 2011: “VERIU I PANEGOCIUESHEM”!
“Propozimi për dialog shtese është i papranueshëm për Kosovën”. Kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, duke iu referuar letrës qe kreu i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, i ka dërguar përfaqësueses se BE-se për politike te jashtme dhe siguri, Catherine Ashtin dhe komisionerit për zgjerim Stefan Fule…

Më gjerësisht shikoni videomaterialin:

HASHIM THAÇI: “NUK KA BISEDIME ME ASKËND PËR VERIUN E KOSOVËS”!
Më 15 shkurt 2012 – Kryeministri Hashim Thaçi para Kabinetit të tij Qeveritar kishte deklaruar se kurrë nuk do të flitet me Beogradin për veriun e Kosovës. “Nuk ka bisedime me askënd për veriun e Kosovës, apo për çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullin e brendshëm” – kështu ishte zotuar Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi, në javën e parë të shkurtit 2012 (pas një takimi që pati me përfaqësuesin e ri të posaçëm të Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar) ka deklaruar se, veriu i vendit, i banuar me shumicë serbe, nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë dhe se zgjidhja e problemeve në atë zonë do të jetë në pajtim me kushtetutën dhe planin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari.

Shikoni me kujdes videomatlterialin në vijim:

HASHIM THAÇI: “AUTONOMIA PËR VERIUN, ËNDËRR E SERBISË”
Më 03 Nëntor 2012, kryeministri Hashim Thaçi, pas inspektimit që i ka bërë punimeve përfundimtare në seksionin 5 të Autostradës Vërmicë-Merdarë, duke iu përgjigjur zërave se ekipi serb ka ndërmend që të kërkoj një autonomi substanciale për veriun e Kosovës, para gazetarëve ka thënë se “kjo është një ëndërr e kahmotshme e Serbisë por që nuk do të realizohet kurrë.” Ai ka shtuar se bisedimet politike me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve do të përfundojnë me njohje reciproke të të dyja vendeve…

Shikoni me kujdes videomatlterialin në vijim:

HASHIM THAҪI: “PLATFORMA SERBE PËR KOSOVËN ËSHTË E PAREALIZUESHME”!
Në dhjetor të vitit 2012, mediat serbe raportonin se presidenti Nikoliç ka përgatitur një Platformë për statusin e veçantë të serbëve në Kosovë, dhe me këtë rast i menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë së Kosovës. Më 19 dhjetor 2012, Kryeministri, Hashim Thaçi, ka deklaruar, se platforma serbe që parasheh një status të veçantë për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe është e papranueshme dhe e parealizueshme, dhe se ky plan paraqet vazhdimësi të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës…
CILAT JANË PESË PIKAT E PLATFORMËS SERBE PËR KOSOVËN?
Në një edicion të TV – Vizion Plus, prezentohet ky material: “Në javën e parë të janarit 2013, Qeveria e Serbisë dhe Presidenti Nikoliç kanë mbajtur një takim të përbashkët për miratimin e platformës së re për Kosovën. Ky dokument përmban pesë pika, në të cilat e para është që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Vijimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, është një tjetër pikë e kësaj platforme. Një nga çështjet më të debatueshme të saj, është statusi i serbëve të veriut të Kosovës. Në tekst propozohet krijimi i një entiteti të veçantë për këta banorë, i ngjashëm me modelin boshnjak. Më 11 janar, dokumenti do t’i kalojë për miratim Parlamentit. Kryeministri Daçiq do ta prezantojë atë gjatë raundit të radhës së bisedimeve me Thaçin në Bruksel, më 17 janar 2013. Ndërkohë, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, mediat kosovare ngulmojnë se edhe qeveria e Prishtinës ka një plan të ri për veriun. Sipas tyre, kryeministri Thaçi do të paraqesë në tryezën e Brukselit një ofertë ekonomike për qytetarët e veriut të Kosovës. Oferta, që përfshin krijimin e fondit për veriun në këmbim të ndalimit të financimit nga Serbia të strukturave të saj në veri, thuhet se është prezantuar muaj më parë te shtetet perëndimore.

Shikoni me kujdes videomatlterialin në vijim:

HASHIM THAҪI: “S’KA BISEDIME PËR STATUSIN DHE TËRËSINË TERRITORIALE TË KOSOVËS”!
Më 14 janar 2013, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi përfaqësuesit e partive politike: Isa Mustafa, Blerim Shala, Mimoza Kusari-Lila, Mahir Yagxhillar, si dhe Sllobodan Petroviq, para shkuarjes në takimin e radhës në Bruksel më 17 janar 2013. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik të kryeministrit, Qeveria e Republikës së Kosovës, në këto bisedime respekton këto qëndrime:
– Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Martti Ahtisaari;
– Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet në fuqi;
– Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës;
– Marrëveshjet e arritura në Bruksel, në dialogun teknik, me lehtësimin e Robert Cooper-it, përfaqësuesit të Përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Në komunikatë Qeveria e Kosovës, ka theksuar, se në këtë dialog, në asnjë mënyrë, nuk do të bisedojë për:
1. Statusin e Kosovës, apo, Pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shpallur me 17 shkurt 2008.
2. Tërësinë territoriale të Kosovës, me kufijtë e njohur nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisaari (Mars 2007) dhe të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
3. Organizimin e brendshëm të Kosovës, që është kodifikuar me Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Qershor 2008) dhe me Ligjet në fuqi.
4. Implementimin e të gjitha Marrëveshjeve të arritura në Dialogun Teknik të organizuar në Bruksel, prej 8 marsit 2011.”(…)

Prishtinë, 14.01.2013: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi përfaqësuesit e partive politike: Isa Mustafa, Blerim Shala, Mimoza Kusari-Lila, Mahir Yagxhillar, si dhe Sllobodan Petroviq, para se të shkoj në takimin e radhës, më 17 janar 2013.
* * *
HASHIM THAҪI: “PËR RREGULLIMIN E BRENDSHËM TË KOSOVËS NUK DO TË BISEDOJ ME SERBINË”
Më 19 Janar 2013, në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se me Serbinë nuk do të bisedohet kurrë për çështje të brendshme të Kosovës. “Për rregullimin e brendshëm të Kosovës nuk do të bisedoj me Serbinë. Unë do të respektoj Kushtetutën e vendit tim… Po bisdeojmë për normalizimin e raporteve ndërmjet vendeve tona dhe duhet të arrijmë në atë situatë ku të dyja palët të jenë fituese”, ka thënë Hashim Thaçi.
HASHIM THAҪI: “DO TA KRIJOJMË – ASOCIACIONIN E KOMUNAVE MË SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!
Një vit më vonë, po ky Hashim Thaç duket se e ka harruar këtë “zotim”, dhe më 19/20 shkurt 2013 në tryezën e dialogut në Bruksel, me kryeministrin serb Ivica Daçiq, ka biseduar pikërisht për çështjen e veriut të Kosovës! Lidhur me këtë takim, në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton (si ndërmjetësuese e këtij dialogu), thuhet se të dy kryeministrat (Thaçi – Daçiq) kanë zhvilluar takime në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve dhe se “kanë zhvilluar diskutime të thella”. “Ata janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime dhe do të kthehen më 4 mars në Bruksel për takimin e radhës”, citohet të ketë thënë baronesha Ashton, duke shtuar se “kryeministrat janë të kënaqur me përparimin thelbësor që kanë arritur, ashtu sikurse edhe unë”.
* * *
Ҫfarë përparimi thelbësor është arritur në takimin Thaçi – Daçiq, më 19/20 shkurt 2013?!
Këtë “përparim” e sqaron vet Hashim Thaçi në një intervistë dhënë RTK-së nga Seuli – kryeqyteti i Koresë së Jugut! Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nga Seuli ka bërë të ditur se do të krijohet “Asociacioni i komunave me shumicë serbe” në Kosovë, e që sipas tij ky “asociacion” do të jetë në përputhshmëri të plotë me Pakon e Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës (!!!)

Për fund sa për kthjellim të kujtesës sonë!
SI KA AVANSUAR DIALOGU “TEKNIK” NË ATË POLITIKË – ME SERBINË?!
Në tetor 2011, Kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, patën dalë publikisht në favor të nisjes së diskutimeve me Serbinë për çështje politike, të cilët vazhdimisht kishin përsëritur qëndrimin se me Serbinë do të bisedohet vetëm për çështje “teknike” e jo politike, për të mos i shkelur “vijat e kuqe” të limituar nga institucionet e Kosovës. Këto bisedime me Serbinë i ka kundërshtuar ashpër vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Shikoni këtë videomaterial:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura