VDEKJA E DISKRIMINUAR!

VDEKJA E DISKRIMINUAR!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 12 tetor 2021

1.500€ kush vdes nga COVID19 me dy doza të vaksinës, ndërsa kush vdes nga COVID19 i pavaksinuar nuk e merrë asnjë Cent! – kështu ka vendos qeveria…! Prandaj vdis i vaksinuar nga qeveria për të përfituar!

***

Më 28. 09. 2021, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në Qeverinë Kurti, ka “nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19”.

Në vendim e ministrit thuhet: “Në zbatim të masës 3.1, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.”

Për më tepër në këtë vendim thuhet se “pas datës 1 Tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje nga masa 3.1, vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.”

Sipas këtij vendimi ata familjarë që humbin familjarin e tyre nga infektimi me COVID-19 e që nuk “ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19” nuk përfitojnë mbështetje financiare nga masa 3.1! Pra nuk i marrin 1.500 €, janë të privuar nga kjo masë e qeverisë!!!

Kjo masë ligjore në substancë ka urdhërin e kabalës (lexo: të Komitetit 300) dhe si i tillë është akt fashist, sepse edhe në vdekje të diskriminon! Edhe kur të “vdesësh” nga “Covidi”, për t’i marrë 1.500€ duhesh me qenë i “vaksinuar me dy doza”, në të kundërtën nëse “vdesim” pa “dy dozat e vaksinës” nuk e merrë familja asnjë Cent!

_______________

Lajmet: Fillon mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19 

https://mf.rks-gov.net/page.aspx?id=1,2,1131

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura