Prishtinë, 20. 07. 2013 – Nëse kryeministri i Kosovës nuk u del në krah Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, për t’i mbrojtur nga deklarata vrasëse e Fatos Lubonjës; Nëse menjëherë Lubonjën nuk e shpall “person non grata”; atëherë do të kujtojmë, dhe pasi që të kujtojmë, do të themi, se kjo deklaratë e Lubonjës u financua nga z.Hashim Thaçi, sepse ato kualifikime vrasëse për Haradinajn dhe për Limajn i shkojnë në favor ekskluzivisht dhe vetëm kryeministrit të Kosovës.
Njeri i gjallë, as në Shqipëri, as në Kosovë, madje as në Serbi (kriminelët serb shpëtuan nga burgu dhe shteti serb shpëtoi nga padia për gjenocid), as në Hagë nuk përfiton nga deklarata e Lubonjës, përveç kryeministrit të Kosovës dhe vet Lubonjës.
Fatos Lubonja vuan nga agoraphobia…!
Fatos Lubonja i do serbët. Në rregull. Le ti dojë serbët, le ti dojë sa të dojë, e sa të mundet, le të shqyhet nga dashuria, se nuk mërzitet kush për të, por le të përmbahet pak serbofili, le ti dojë serbët me mend, me inteligjencë, jo me epsh burgu, se marre, po duket si një dashnor i vjetër burgu, ende duke ikur i trishtuar nga të burgosurit e atij zamani.
Fatos Lubonja vuan nga agoraphobia- (frika nga përdhunimi seksual), prandaj si të përmendet burgu, atë e lë mendja, e flet si “djalë i vogël”-me frikë…frikë nga epshet e shfrenuara të të burgosurve për krime.
Sepse të burgosurit që e kanë sëmurë Lubonjën nga agoraphobia, edhe kur kanë dalë nga burgu-kanë mbetur fajtorë.
Burgu nuk i pastron mëkatet.
Të burgosurit deri në amshim janë fajtorë.
Lubonja e di.
Prandaj, kurrë nuk u shërua nga frika.