Prishtinë, 24. 07. 2013 – Amerika, për vete, nuk falë krimet ndaj qytetarëve të saj, për hirë të “paqes” dhe “pajtimit” me Rusinë. Amerika, nuk e harron të kaluarën. Amerika nuk e falë gjakun e qytetarëve të saj amerikanë, gjakun e vëllezërve Bytyçi, të vrarë barbarisht nga shteti serb.
Ai që e këshillon qeverinë e Kosovës që të falë krimet serbe dhe të harroj të kaluarën-nuk është amerikan. Është serb.
Dashuria e qeverisë së Kosovës për Amerikën është këngë me sharki.
Është dashuri e rreme, sipërfaqësore, është një përrallë pa legjendë. Amerika e di që ti nuk e merr për model. Ti kurrë s’mund ta mashtrosh një amerikan.
Sikur qeveria e Kosovës të ishte pro-amerikane do ta merrte për model Amerikën.
Ditë e natë do të kërkonte vrasësit e popullit shqiptar. Qeveria e Kosovës e krijon “paqen” me Serbinë, me gjakun e fëmijëve të vrarë.
Qe, këqyre Amerikën qysh nuk falë krimet serbe. Sot e ka gjetur edhe një dëshmitar serb për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Kush i vrau fëmijët dhe gratë e familjes Jashari?
Agjentët shqiptarë të Millosheviqit (të rehabilituar nëpër Institucionet e Kosovës), këtyre ditëve janë angazhuar që të thonë se “Adem Jashari i vrau fëmijët e vetë”.
Ku t’i kish falë Amerika këta bashkëpunëtorë të Serbisë, fansa të kriminelit Mehmet Dajaku (Mehmet Maliqit – Sh.B), i cili, ecte rrugës me gërshërë në dorë në kërkim të djemëve të rinj shqiptarë me flokë të gjata.
Kur i hetonte këta bukuroshë, çoroditej deri në atë nivel sa që i rrihte midis rrugës derisa ua thyente eshtrat, dhe pasi që i shtrinte përtoke të përgjakur, u hynte gërshërë si deleve, ua qethte flokët midis rrugës, atyre të rinjëve që adhuronin modelin e flokëve të John Lennon. Për t’ua qeth flokët, i vinin në ndihmë policët serb.
Nuk është lehtë me qenë amerikan. Hajt provo bëhu një herë njeri, bëhu amerikan. Nisja, gjej vrasësit e fëmijëve shqiptarë. Dil, kërkoje vrasësin tënd.
Mos fal. Vepro si amerikan.
…………………………………..
(Ilustrimet i përgatiti kryredaktori i pashtriku.org)