RREZIQET NGA ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE” (VIDEO)

RREZIQET NGA ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE”!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 26.12.2022 – Pashtriku 20.01.2023

“Asociacioni i Komunave duhet të themelohet, duhet të njihet gjuha serbe dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë në gjithë territorin e Kosovës, alfabeti cirilik duhet të jetë në të gjithë territorin e Kosovës dhe të njihet e drejta e 40 Kishave dhe Manastireve që të kenë territorin e garantuar të tyre dhe në pronat e tyre. Kështu ka qenë marrëveshja”, Xhavit Haliti, “Tëvë1 – Këndi i debatit”, më 28.07.2022.

***

“Kështu ka qenë marrëveshja” thotë Xhavit Haliti i PDK-së, “Zeka” i ish LPK-UÇK-së.

E kuptoj xhavithalitin e sotëm, por nuk e kuptoj dot zekën e djeshëm, i cili duke qenë njëri nga drejtuesit e LPK-UÇK-së (të paktën sa e di unë), nuk ka luftuar për realizimin e Pakos së Ahtisarit, por (nëse e ka pasur sinqerisht) për jetësimin e sakrificës sublime për pavarësi e bashkim kombëtar të Adem Jasharit

Për cilat pika të marrëveshjes e ka fjalën Xhavit Haliti- Zeka?

PIKA E PARË

1. Për marrëveshjen e Brukselit të datës 19 prill 2013, që u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, si marrëveshje e parë e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednica)! Ndërkaq më 25 gusht 2015, po në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e dytë nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiqi, për themelimin e këtij asociacioni.

Pa u futur thellë në zhvillimet e 10 viteve të fundit në këtë histori, aktualisht në veri të Kosovës kemi një barikadim të planifikuar nga Lista Serbe e Vuçiqit, e cila si kërkesë themelore ka Themelimin e Asociaconit. Për mua është shumë e qartë se, barikadimi i veriut është preludi i themelimit të Zajednicës!

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, pati thënë Vuçiqi gjatë vizitës në Azerbajxhan të mërkurën e kaluar, ndonëse vazhdimisht kishte deklaruar se “askush nga Beogradi s’ka urdhëruar vendosjen e barrikadave”!

Të njejtin presion në adresë të qeverisë së Kosovës, për themelimin e Asociacionit e kemi dëgjuar në vazhdimësi edhe nga diplomatët amerikanë: Hill – Escobar dhe atyre europianë; Lajçak – Borell, të cilëve ditëve të fundit (kur janë shtuar barikadat dhe krismat e bandave kriminale në veri), nuk iu dëgjohet zëri dhe sikur veshët në lesh i kanë shti!

Dhe së fundmi në këtë pikë Xhavit Halit – Zekës mund t’i them se, nëse Republika e shpallur më 17.02.2008 nga Pakoja e Ahtisarit, (e cila në substancë nuk ka lidhje me gjakun e derdhur të K-dant Adem Jasharit), bëhet edhe me Zajednicë, atëherë kjo republikë do të shndërrohet në prapanicë të strukturave kriminale në Mitrovicë!

Një ilustrim!

Edhe Republika Serbe me 49 % territor në Bosnje e Hercegovinë (BeH), zanafillën e kishte te Asociacioni – Zajednica e disa komunave me shumicë serbe, e cila si e tillë u shpallë më 26 prill 1991. Ndërkaq me Marrëveshjen e Dejtonit që u arritë në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995, dhe e cila u nënshkrua nga presidenti i BeH, Alija Izetbegoviç, presidenti i Kroacisë, Franjo Tuxhman dhe presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, më 14 dhjetor 1995 në Pallatin Elysee në Paris, Republika Serbe u pranua ndërkombëtarisht në kuadër të BeH.

PIKA E DYTË

2. Me marrëveshjet ndërkombëtare që u finalizuan me Pakon e Ahtisarit (e cila nga prilli 2008 u shndërrua në Kushtetutë) ashtu siç thotë Xhavit Haliti “gjuha serbe me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe” janë të “barabartë në gjithë territorin e Kosovës” si dhe serbëve u “njihet e drejta e 40 Kishave dhe Manastireve që të kenë territorin e garantuar të tyre dhe pronat e tyre”.

ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE”!

Xhavit Haliti flet me lehtësi dhe bëhet sikur nuk e dinë se këto 40 Kisha dhe Manastire tashmë janë shndërruar në “minishtete serbe” brenda republikës së Ahtisarit, të cilat selinë qëndrore e kanë në Beograd. Dhe bashkë  me Zajednica paraqesin rrezikun më të madh për integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike ahtisariane.

Në vijim ju ftojë të lexoni shkrimin: “Rreziku nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet serbe’:

www.pamfleti.net/rreziku-nga-zajednica-dhe-44-minishtetet-serbe/

Ndërkaq më poshtë mund të shikoni e dëgjoni videon: “Rreziku nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet serbe”

https://fb.watch/hC1pVhkXtQ/

FUQIA E “MINISHTETEVE SERBE” NË RAPORT ME INSTITUCIONET E SHTETIT

Se “kishat dhe manastiret serbe” janë shndërruar në “minishtete” dëshmon rasti i ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë – Guci.

Më 24 prill 2018 Ministria e Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Deçanit kanë inicuar fillimin  punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan – Plavë – Guci!

Dhe, çka ka ndodhur?

Këto punime pezullohen pas reagimit të igumenit Sava Janjiç nga Manastiri i Deçanit, sipas të cilit punimet rrezikojnë Manastirin dhe bien ndesh me “ligjin e Kosovës për Zonat e Posaçme të Mbrojtura për Kishat dhe Manastiret”. Pikërisht për atë çfarë thotë Xhavit Haliti se Kishat dhe Manastiret serbe kanë “territorin dhe pronat e tyre të  garantuar”, me “ligjin e Kosovës për Zonat e Posaçme të Mbrojtura…” mbi të cilin thirret dhe Igumeni Sava Janjiç.

Ku ekziston problemi?

Komuna e Deçanit nuk ia lejon Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll (sipas një vendimi të vitit 2016 që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese e Kosovës) sepse kjo është pronë e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, dhe si të tilla nuk janë pronë e manastirit.

Zyrtarët e Komunës së Deçanit vlerësojnë që Gjykata Kushtetuese e ka legalizuar vendimin e Slobodan Milosheviqit, të vitit 1997, kur vendosi që atë pronë t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit.

 Pikërisht mbi këto pretendime shpesh herë thirren kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja, Vjosa Osmani, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën “diskriminuese” të Serbisë pushtuese të viteve  ‘90.

NDALIMI I KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI PËR TA VIZITUAR MANASTIRIN E DEÇANIT!

Për ta zgjidhur këtë problem kryeministri Albin Kurti më 20 maj 2021 i ka shkruar një letër abatit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç për ta vizituar Manastirin e Deçanit.

Por, më 27 maj 2021 Dioqeza e Rashkës – Prizrenit ka njoftuar se është “krejtësisht e pakuptimtë” që të përgjigjet në letrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën ia ka dërguar abatit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç. Prandaj i refuzohet kërkesa Albin Kurtit për ta vizituar Manastirin.

“Lidhur me letrën që zoti Albin Kurti e ka dërguar në manastirin ortodoks serb të Deçanit të Lartë, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit mbetet pranë qëndrimit të saj të deklaruar në mënyrë të qartë më parë, se nëse institucionet shqiptare të Kosovës dëshirojnë të tregojnë një minimum të vullnetit të mirë, për të respektuar të drejtat fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ato janë të obliguar që të përmbushin plotësisht vendimin e Gjykata Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, për njohjen e pronës së manastirit”, thuhet në njoftimin e dioqezës.

Rrjedhimisht për Albin Kurtin dera e Manastirit të Deçanit do të jetë e mbyllur derisa nuk e dërgon “ekstraktin e kadastrës për pronën e manastirit” që e kërkon Abati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç.

MANASTIRI I DEÇANIT – ÇERDHE E KRIMIT KUNDËR SHQIPTARËVE!

Kush është Sava Janjiç që ia ndalon hyrjen Kryeministrit të Kosovës në Manastirin e Deçanit?

Sava Janjić (i lindur më 6 dhjetor 1965 si Dragutin Janjić në Dubrovnik, nga një baba serb dhe nënë kroate) është një arkimandrit ortodoks serb dhe Igumen i manastirit të Deçanit.

Igumeni Sava Janjiç, para dhe gjatë luftës në Kosovë, Manastirin e Deçanit e kishte shndërruar në çerdhe të krimit kundër shqiptarëve.

Pas luftës shumë dëshmitarë kanë dhënë deklarata në KMDLNJ ku akuzohet, Sava Janjiç se ka lejuar vendosjen e trupave ushtarake, policore dhe paramilitare në Manastirin e Deçanit, të cilët kanë rrahur e torturuar deri në vdekje shqiptarët. Rrjedhimisht Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake ku shpërndahej edhe armatimi për serbët e mobilizuar, thonë dëshmitarët.

Fotodëshmi: Sava Janjiç në mesin e forcave policore në Manastirin e Deçanit!

***

Igumeni Sava Janjiç disa herë ka deklaruar se „Kosova është Jerusalemi serb”.

Në vijim ju ftojë të shikoni dokumentarin:

“Father Sava Janjic: Kosovo Is Serbian Jerusalem.”

_________________

VUÇIQI PRETENDON RIKTHIMIN E PËRHERSHËM TË SERBISË NË KOSOVË PËRMES ZAJEDNICËS!

***

LAKMIA E POLITIKANËVET!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura