MUSTAFË KRASNIQI: JETA E MËRGIMTARËVE

Prishtinë, 30. 07. 2013 – Si shumë po propagandohet për mërgimtarë se, mërgimtarët do t’i presim duar hapur të buzëqeshur… Kjo edhe do të ishte në ndershmërinë e pushtetarëve, që ketë respekt për mërgimtarët ta kenë; sepse këta ishin dhe mbetën shtyllat kryesore të kombit në përgjithësi, e veçanërisht për pjesën e Kosovës të cilët përpos djersës, lotit, dhimbjes; për këtë tokë lanë shpërblim edhe jetën, ku shumë nga mërgimtarët ranë në fushën e nderit për ta pa të lirë atdheun, për t’i pushuar eshtrat në atdheun e lirë.
Sikur kurrë më parë, mërgimtarët, pritën nga atdheu që të paktën t’ua shëron plagën e mallit, t’ua shtonin buzëqeshjet, e t’ua kthenin shpresën e përmotshme se, atdheu i tyre është vendlindja. Me këto shpresa zgjoheshin dhe shpesh luteshin që ëndërrimi për atdhe të mos n’dalej deri te realizohej ëndrra e tyre për kthim. Kjo ëndërr dhe shpresë si për hapi, deri më tani është injoruar nga cili do pushtetar që ka ardhur në pushtet pas luftës, mbase edhe është penguar, nga “dikush…” që mërgata të mos jetë e pranishme në atdheun e vet me profesionin, njohurit përkatëse që i posedon dhe ka fituar në perëndim, si në ekonomi, tregti, apo në mjekësi dhe rrafshin e drejtësisë dhe politikës.
Megjithatë, ky injorim ndaj mërgatës, për 14 vite, ishte një çoroditje që i kushtoi Kosovës dhe mërgimtarëve shumë, e nga ky pësim kanë fituar vetëm injorantët dhe të korruptuarit, ata që fituan mbi kurrizin e popullit dhe të mërgimtarëve, ata që për synim kishin përfitimin e çmendur, që sot mund ta di gjithkush, se kush mund të jen ata… E, sidomos mërgimtarët këtë mund ta marrin me mend se si mund të fitohej kapitali, të bëhesh një tregtar, firmash, miliarder i mirë dhe me çka e si fitohet kjo…?

Për habi të botës, në Kosovë ky fenomen i firmashave, i miliarderëve sikur e tronditi popullin dhe vetë mërgatën, u ndan dy shtresa, e pasur dhe e varfër, me lek dhe pa lek, miliarderë dhe borxhlinj, mbase edhe u fut frika se po u mor dikush me tregti dhe rrugën e miliarderit pa u pyetur nga bosët e Kosovës nuk do të ketë jetë të gjatë dhe kjo ndikoi tek mërgimtarët negativisht, të cilët me padurim e pritën që tërë mundin, djersën e lënë botës ta sjell në atdheun e tyre, ta ndërtonin Kosovën ashtu si kishin ëndërruar paralufte, sepse edhe kishin arsye të mendonin kështu se ishin të parët që kapën armën, ishin të parët që derdhën djersën, ishin të parët që derdhën dhimbjen dhe bënë lum nga lotët e tyre. Po ishin ata që i thanë botës së çmendur që shih se ç’po bënë armiku mbi shqiptarët, ishin ata që me miliona ero i shpenzuan për të gjet kongresëmen përkrahës, politikan ndërkombëtar që ta vlerësonin luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë.
E tëra kjo mbeti si një zë i shuar i mërgimtarëve paslufte, përpjekjet e tyre ishin të kota, vinin në Kosovë për të parë mundësinë e tyre për ta zhvilluar biznesin e tyre, kjo prerazi që në fillim haste sharra në gozhdë se, për një nismë të tillë duheshin që së pari të gjenin rrugë për t’u siguruar dhe për këtë është dashur të paguhej shumë, apo për të gjetur përkrahjen, jo nga istuticioni përkatëse, por nga bosët e…, që ishin të gjithanshëm për të vjelë lek në rrugën jo ligjore dhe të drejtësisë, e as të humanitetit.
Tërë kjo katrahurë e ferrit mërgatën e futi në një rrugë të pashpresë, sikur ëndrrat iu thyen mu në gëzimin më të madh dhe buzët iu shkrumbuan, e si thonin:
Për çka luftuam…, mos vallë për t’ua mbushur xhepat hajnave!? Tjetri sikur thotë: si more nuk po mendojnë këta pushtetarët tonë për ne, mërgimtarët? Ah! klithi dhe tha tjetri:- po sa do të zhvillohej Kosova po ta kishte një strategji të mirë për mërgatën, të paktën të kemi një siguri ligjore, e besoi se tërë pasurin mërgata që e ka jashtë do ta kishte fut brenda dhe për pak vite do të ishim bërë Zvicër e kaluar Zvicrës. Ndër këta mërgimtar Afrimi tha: (Mjek i specializuar): me dëshirë do të isha kthyer, për ta shëruar popullin tim, po që se më sigurohet e drejta për të qenë i lirë dhe i sigurt. Petriti iu mbushën sytë lotë, që pas luftës e tutje, deri më sot, në vend se të kemi thirrje për kthim nga pushtetarët tonë, ajo sikur është bërë e shurdhër edhe pas 14 viteve, rruga e ikjes po e trishton botën. E pse ore nuk ka ndonjë ekip të veçantë nga qeveria e jonë të merret me këtë dukuri të shëmtuar. Për këtë të keqe jam i bindur se dikush pas shpine lidhur me ta…, qëndron se, po të ikën me qindra e mijëra shqiptar nga Kosova, e të mos e dinë pushtetarët është me të lënë metë ore vëlla?! Pasha nderin e burrërisë, po të dojë shteti të gjitha problemet do t’i kishte zgjedhur pa vështirësi, e të gjithë mërgimtarët do t’i kishin kthyer atdheut, e jo të punojmë si qenët dyerve të botës, dhe kur të kthehemi në Kosovë të kemi drojë se do të na shqyejnë si ujqit, që jetë është kjo ore vëlla!?
Heshtja sa zuri të kaploi sallën, papritmas shpërtheu një zë tjetër. Heu gjatë tërë kësaj historie mërzie, dhimbje, loti i mërgimtarëve sikur kurrë nuk u ndal tha Tafa, e më tutje shtoi: Vërtetë, të gjitha këto që përballet mërgimtari në atdhe janë të vërteta, si shumë mërgimtarëve tjerë edhe mua më ndodhi një e papritur në vitin e kaluar, gjë që të papriturat janë të natyrshme, por natyrshmëria e tyre arsyetohet me angazhimin e atyre që e kanë për detyrë dhe fundi i fundit që paguhen me paranë e popullit. Për të filluar ku e kam qëllimin; mora rrugën për atdhe, posa hyra në kufi, në Vërmicë, iu nënshtrova kontrolles sipas rregullt dhe ashtu duhej të ishte, edhe pse këtë kontroll në kufirin shqiptaro-shqiptar kurrë nuk e kam dëshiruar, po për respekt dhe kënaqësinë time ishte atëherë kur shqip më përshëndeti dhe më kërkojë dokumentet. Po, më me e ndershmja dhe krenare për mua ishte atëherë kur doganieri shqip më tha:- “a u lodhe vëlla i nderuar, a patë rrugë të mundimshme…?”
E që t’i thuash kësaj ore vëlla i nderuar, më plasi vaji dhe mezi e mbajta vetën, ia ktheva me dy lotë faqeve, mirë, por ta them ore vëlla ky respekt i juaj sikur më lehtësoi dhe fare nuk kam lodhje. E doganieri ma ktheu, këtë e keni merituar dhe kam frikë se nuk po mundem ne t’ju respektojmë ashtu si e keni merituar. Emocionet u ndezë, më shkoi mendja t’i them o vëlla i dashur a ke kohë për një kafe, por heshta nuk i thash, e pse nuk i thash nuk e dija as vet….?
Kalova doganierin dhe u drejtova te zyra e Sigurimit, pagova sigurimin prej 41,00 euro dhe më lëshuan këtë dëshmi me nr. 0188413, që shkruante vetëm anglisht “Transit Insurance Police”, posa e more dhe pash se shqipja nuk figuronte në këtë dëftesë, ndoshta diku-diku ku punëtori i kishte shkruar shqip në vendet për plotësim, të them drejtën u preka pak pse nuk figuronte të paktën edhe shqipja e bukur, pak sa ma prishi qefin dhe thash me vetën: Pas janë të huajt po u dujka kështu të jetë, por prapë thash se shqipen nuk ka gjuhë që e zëvendëson. Mbarova edhe këtë… dhe mora rrugën për në Prishtinë dhe ca ditë më vonë duke u kthyer nga Gadimja ku edhe kisha ftesë për një orë letrare papritmas më 07,08.2012 ora 20,30. Një veturë tipit JIP me targë 01-855FF me goditi nga prapa dhe pa u ndalur fare mori ikjen. Të them të drejtën nr. ua morën tre dëshmitarë që për pak sa nuk pësuan edhe ata që përplasnin me këtë automjet që voziste në zonën 30 diku mbi 80 km në orë. Si ngushëllim njëri nga ta më tha se jam policë, po ishte në rroba civile, dhe shkurt më tha vëlla i dashur shyqyr që ke shpëtuar, se zor e ke për të rregulluar diçka. Pas këtyre fjalëve thirra policinë, ku policia arriti diku pas 53 minutave, me të kontrolluar vendin më urdhëruan që të shkoja në stacionin policor nr.4 ku dhe dhashë të dhënat, e sipas raportit që më lëshuan policia me këtë nr. 2012/A02881. data 07,08.2012 ora 21,30. më thanë që të shkoja në sigurimin ku e kisha bërë sigurimin, të nesërmen iu drejtova sigurimit, po për fat të keq nuk gjeta përkrahje, e as sqarim se çka duhej të bëjë më tutje, prapë u ktheva në polici, kurse ata më thanë pritë deri sa ta gjejmë personin dhe auto.
Ky identifikim i autos, për çudi, zgjati për dhjetë ditë, pas dhjetë dite, edhe pse isha thua për çdo ditë tek porta e informimit kjo ishte e kotë që të dija se çka duhet të bëjë unë, në fund më humbi durim dhe vetëm kërkoja arsye të dija se çka më tutje..? Pas 10 ditëve më dhanë këtë përgjigje: Ai, ne kemi mijëra raste më të rënda se kjo, për fat jo të mirë me këtë problem nuk isha vetëm unë ishin edhe ca mërgimtar tjerë, ndërsa një policë që ishte pranë derës i prekur në shpirt më tha: vëlla i dashur po më dhimbesh se të kotë e ke, se ai që të ka rënë e ka ik, ai ka lidhje më të forta që nuk ka çka me i bë as policia. E pas tri javësh, dy ditë para se të kthehesha për në Gjermani, pas shumë kërkesave gjeta personin zyrtar që kishte lëndën time, e preras më tha, ne e kemi dërguar lenden tuaj në gjykatë dhe tash ne nuk kemi punë me ju, tash keni punë me gjykatën, sot e asaj dite lënda ime, o është shuar, o ka mbetur në ndonjë kthinë të harruar, e për këtë lash autorizimit vëllait tim për çdo informatë. Me keqardhje e them se mërgimtarët plaçkitet nga sigurimi në kufi dhe torturohet në qendër dhe në fund përpos humbjes së kohës nuk fitojnë asgjë, përpos dëshpërimit dhe dëmtimit.
Një tjetër mërgimtarë në një qosh të sallës tha, për hir të atdheut duhet me e përpijë të keqën se, kemi duruar armikun, e duhet ta durojmë edhe tonin, ama është vështirë kur sheh se ai që ka lek dhe pozitë po i ka të gjitha, qe besa po ja shohin hairin edhe tezet e mos të flasim për fare-fis. Shiko vetëm nëpër konsullata tona gjejmë farefisin, si djalin e hallës, të tezës, nipin mbesën, vëllain etj, bile edhe të pashkollë, ku pasi emërohet…, vrapon për ta përfunduar Fakultetin.
Kjo dukuri ku do ta çon Kosovën….?
E mërgimtarët çka të presin nga pushtetarët…?
Shpresojmë se një ditë do ta kupton Kosova dhe mbarë bashkëkombësit e pushtetarët e dy shteteve të Shqipërisë Etnike se pa mërgatën dhe riatdhesimin e tyre nuk do të kenë buzëqeshje atdheu, nuk do të ndalej loti, rënkimi dhe dhimbja.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura