LULËZIM ETEMAJ: KUR BUXHOVI SHPIF SËRISH NË ‘RUBIKON’ TË KTV

Pashtriku.org, 13. 02. 2014 – Më 22 janar 2014, Jusuf Buxhovi ishte mysafir i Adriatik Kelmendit në “Rubikon” të KTV-së. Ndër temat tjera, vend i theksuar iu dha edhe vrasjes së tre prej krerëve kryesorë të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, të kryer nga UDB-ja jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Siç bëri atë kohë “Rilindja”, që lajmin e vet e kishte bazuar në agjencinë jugosllave të lajmeve “Tanjug”, edhe Buxhovi e cilësoi këtë vrasje, jo si vepër të UDB-së, por si qërim hesapesh mes shqiptarëve. Dhe përderisa në njërën anë thoshte se si historian nuk mund të pohonte se UDB-ja ka kryer këtë vrasje, në anën tjetër, në të njëjtën kohë, harronte për t’u thirrur në titullin e historianit, dhe pa sjell kurrfarë argumentesh për këtë vrasje akuzonte shqiptarët. Akuzonte shqiptarët e “organizuar në grupe marksiste-leniniste”, të cilët thotë se ishin në lidhje të drejtpërdrejta me shërbimin sekret rus KGB. Të lidhur me Rusinë thotë Buxhovi, sepse e di mirë se sa shumë e urrejnë Rusinë shqiptarët.

Jusuf Buxhovi përballë Adriatik Kelmendit në ‘Rubikon” të KTV’së.

Jusuf Buxhovi, njëri nga ish-themeluesit e LDK-së, e di shumë mirë se grupe të tilla kanë qenë të lidhura me Shqipërinë. O me Shqipërinë o me Beogradin, atë kohë zgjidhje tjetër nuk kishte. Prandaj, pse jo, patriotët kokën dhe sytë i kishin kah Shqipëria. Dhe pikërisht një pjesë e këtyre patriotëve, që Jusuf Buxhovi iu vë lloj-lloj etiketash, të organizuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), themeluan dhe drejtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe luftën e saj çlirimtare, të mbështetur e përkrahur fuqishëm nga shqiptarët e Kosovës si dhe mbarë Kombi shqiptar.
Jo, rastësisht, Buxhovi harron fare këtë fakt. E historia qëndron kur për mbështetje të saj ka faktet.
Deklaratat e sotme të Jusuf Buxhovit, akuzat e tij ndaj organizatave dhe grupeve ilegale që për qëllim final të përpjekjeve të tyre politike, përpjekje që në të shumtën e rasteve pjesëtarëve të tyre u kushtuan deri me dhjetëra vite burgje politike apo dhe likuidime fizike, se ç’më kthyen prapa në vitin 1990, në kohën e fushatës së njëjtë të ndjekjes nga ana e propagandës së LDK-së, të bërë përmes “Bujk”-ut e medieve tjera të kontrolluara nga kjo parti, kundër ish të burgosurve politik të porsaliruar nga burgjet e rënda anekënd ish-Jugosllavisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura