ALI MEHMETI: Z.NUHI BYTYQI,REKLAMA KA FILLUAR TË RITRANSMETOHET PAS 8 DITËSH NDËRPRERJEJE!

 Gjenevë, 25. 09. 2013 – Reagim ndaj mohimit të z. Nuhi Bytyqi se RTK nuk e ka ndaluar spotin reklamues për sensibilizimin e prindërve shqiptarë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e gjuhës shqipe (lexo këtu: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=1950  Ja që demokracia dhe gazetaria e pavarur japin rezultate. E vërteta është që reklama ka filluar të ritransmetohet nga e hëna 23 shtator 2013 nga ora 12h45, pas 8 ditësh ndërprerje. Në përgjithësi prej datës 22 gusht ka pasur dy herë nga një javë ndërprerje. Madje, ritransmetimi rifilloi 7 ditë pas dërgimit të letrës sime institucioneve të Kosovës dhe 3 ditë pas dërgimit të të njëjtës letër mjeteve të informimit. Thellë besoj se letra e dytë e ka bërë efektin e vet. Këto janë fakte dhe z. Bytyqi mund t’i mohon sa të do, por ato mbesin fakte dhe mund ti vërteton në arkivin e RTK-së,
Dhe dy vërejtje të “vogla” për reagimin e z. Nuhi Bytyqi:
Nuk kërkojmë që spoti në fjalë të transmetohet me orar special, por atëherë kur edhe spotet tjera pa pagesë, siç janë reklamat për PriFest, reklamat e KFOR-it, hapja e shesheve, koncerteve e tjera, dhe me frekuencë të njëjtë. Vetëm ditën e parë, me 23 shtator spoti është emituar pak pas orës 19h00 dhe asnjëherë më vonë, kurse me 24 shtator nuk është emituar asnjëherë pas orës 16h45. E njëjta nuk vlen edhe për spote tjera pa pagesë.

Konkluzioni:
spotet tjera janë më të rëndësishme. Pra, nëse mendoni se spotin duhet emituar vetëm gjatë ditës, mos e emitoni fare, sepse në atë kohë pak njerëz mund ta shohin, sepse shkalla e papunësisë në perëndim është pak më e vogël se në Kosovë. Kurse unë, nuk kam nevojë të rri tërë ditën para televizorit që ta di a është emituar reklama apo jo, ekzistojnë disa mjete teknike që bëjnë xhirimin dhe pastaj kontrollimin e shpejtuar të xhirimeve.
Premtimin tuaj që spoti “do të vazhdojë të transmetohet edhe gjatë tërë këtij muaji” ka qenë mirë ta zëvendësoni me premtimin se ai do të transmetohet gjatë tërë vitit. Madje, jo vetëm ky spot, por se do të prodhoni edhe spote tjera edhe më të mira dhe më sensibilzuese. Nuk është dashur të prisni që ne nga diaspora të merremi me prodhimin e spoteve të tilla; aq punë keni mundur të bëni, në vend të disa emisioneve monotone nga diaspora. Vetëm atëherë do tregoni se vërtet jeni në shërbim të publikut dhe sidomos në shërbim të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

GJAKU ARBËROR!

Gjaku arbëror! …duke e lexuar reportazhin e studiueses Ornela Radovicka me titull “Arbëreshët e Piana degli Albanesi \…