PASHTRIKU: NGA FOTOEKSPOZITA ‘SHQIPËRIA KUJTON – ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR’

(Pashtriku.org, 28. 06. 2012) – Të martën, më 26 qershor, në sheshin “Vëllezërit Frashëri” në Tiranë – pikërisht në “Ditën Ndërkombëtare Kundër Torturës” dhe në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, u hap Fotoekspozita “Shqipëria kujton – Eshtrat e tyre nuk kanë varr”, kushtuar 4500 personave të persekutuar e të pushkatuar gjatë regjimit komunist 1945 – 1990.
Kjo Fotoekspozitë – e përgatitur nga z. Besim Ndregjoni, Mjeshtër i Madh, aktivist i të drejtave të njeriut dhe Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri, ishte planifikuar të hapet në këtë ditë (në ora 10:30) në Sheshin “Skënderbej”, por për çudi në mbrëmjen e 25 qershorit 2012 kur ish-të përndjekurit politikë dhe familjarët e tyre kishin shkuar aty për ta përgatitur skenën dhe për të vendosur fotografitë për aktivitetin që do të zhvillohet ditën e nesërme, janë përballur me Policinë Bashkiake të Tiranës – në lulishten pranë sheshit Skënderbej. Me këtë rast Policia Bashkiake u ka kërkuar atyre të largohen pasi nuk kishin marrë leje për këtë aktivitetet, ndërsa organizatorët u kanë thënë se kanë kërkuar leje tri javë më parë në Bashki por kreu i saj Lulzim Basha i ka injoruar! Se ky aktivitet ishte planifikuar me kohë të mbahet në Sheshin “Skënderbej” dëshmon edhe kjo FTESË e organizatorit:

_____________________________________

Me ftesë të Shoqatës së të Përndjekurve Politik të Shqipërisë në Fotoekspozitën “Eshtrat e tyre nuk kanë varr” morën pjesë Adem Demaçi, kryetar nderi i KMDLNJ-së dhe fitues i Çmimit Saharov si dhe Behxhet Sh. Shala, drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së me seli në Prishtinë. Në hapje të fotoekspozitës folën Adem Demaçi dhe Besim Ndregjoni.
“Në fjalën e tij kryetar i nderit i KMDLNj-së Adem Demaçi tha se ata që bënë përpjekje të varrosin të vërtetën, fjalën e lirë, lirinë e fjalës, të drejtën për liri kombëtare dhe politike duke burgosur, dënuar dhe vrarë ata që dhanë jetën e tyre për këto të drejta e varrosën vetën e tyre dhe as në varre nuk ndjehen të sigurt sepse vepruan kundër ligjeve të jetës.” – thuhet në një shënim të Shërbimit për informim të KMDLNJ-së.

Shikoni në një përmbledhje të TV Top-Channel’it, fjalimin e Besim Ndregjonit dhe Adem Demaçit, të ilustruar edhe me pamje nga Fotoekspozita:

…………………………………………

SHIKONI TOP-CHANNEL: NË EMËR TË TË ZHDUKURVE
Klikoni ketu: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=237377

…………………………………………………….

Në këtë eveniment ishte ftuar edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, por meqë nuk ka mundur të vijë, organizatorit i ka dërguar këtë mesazh:
“I nderuari zoti Besim Ndregjoni,
Jam i prekur nga mesazhi juaj dhe natyrisht e ndiej veten pranë jush. E kundërta do të ishte diçka absurde për secilin nga ne. Shqipëria e sotme, koha, njerëzit, ndërgjegja e të gjithëve nuk mund të jetë e qetë pa kryer detyrimin moral ndaj jush. Ndaj kujtimit të atyre që vuajtën dhe që nuk janë më në këtë botë. Ndaj gjithë të përndjekurve, që arritën të delnin prej ferrit të burgjeve dhe të internimeve. Ndaj familjeve dhe të afërmve, që kanë ndarë me ju ankthin e pafund. Duke ju shprehur edhe një herë gjithë mbështetjen, respektin dhe konsideratën time.
Ismail Kadare”.

Në vijim shikoni disa pamje të Fotoekspozitës “Shqipëria kujton – Eshtrat e tyre nuk kanë varr”, kushtuar 4500 personave të persekutuar e të pushkatuar gjatë regjimit komunist 1945 – 1990!

………………………………………………………….

…………………………………………………………………

………………………………………………………..

……………………………………………………………………..

…………………………………………………………….

==========================================

SHIKONI: SI NDEROHEN BABALLARËT E KOMBIT TONË!

 …………………………………………..

SHKRUAN: SH.BERISHA, KRYEREDAKTOR I PASHTRIKU.ORG, 28 QERSHOR 2012.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura