KIMETE BERISHA: ISH’ZËDHËNËSI I KRIMINELIT MILLOSHEVIQ VJEN NË KOSOVË!

Prishtinë, 15. 10. 2013 – Ish-zëdhënësi i kriminelit Slobodan Milosheviq (gjatë kohës së luftërave), kryeministri i serbëve Daçiqi i ka thënë kryeministrit tonë “quaje si të duash vizitën time, por unë do të vijë në Kosovë dhe pikë”. Kur zëdhënësi i Millosheviqit të thotë “pikë” është inat i madh, kështu, ish’zëdhënësi i UÇK-së, kryeministri ynë, më i vendosur se kurrë i ka thënë Daçiqit se në Kosovë mund të vijë vetëm nëse dëshiron të vizitojë manastiret dhe kishat.
Në manastiret ortodokse të Kosovës, pa lejen e kishës ortotodokse, nuk mund të hyjë as Presidentja e Kosovës.
Për shembull, në manastirin e Deçanit, kryeministri Thaçi nuk mund të hyjë pa lejen e Serbisë, kurse në Kosovë (jashtë manastireve), nuk mund të hyjë Daçiqi pa lejen e baroneshës Eshton.
Përfytyrojeni vjet Adem Demaçin duke pritur te muri kinez i manastirit të Deçanit gjithë ditën, për mëshirën e popëve që t’ia hapin derën.
Gjatë luftës, manastiret dhe kishat ortodokse janë shfrytëzuar nga Milosheviqi si depo armatimi. Mitropoliti serb Amfilohije e fshehte Mlladiçin nëpër bodrume manastiresh, duke e bartur natën nga një vend në tjetrin, si pesë shekuj eshtrat e Car Llazarit.

Jaranët e pasluftës: Slloba i Vogël – Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi!

Se a do të vijë gjatë fushatës elektorale Daçiqi në Kosovës u vendos në Bruksel nga baronesha Eshton, pas takimit ndërmjet dy kryeministrave. 
Edi Rama ende nuk është deklaruar se a duhet lejuar apo jo që gjatë fushatës zgjedhore, Daçiqi të hyjë në Kosovën jugore (se në pjesën veriore Daçiqi hyn përditë)! Këshilltari pensionist për rajonin i Edi Ramës tani kur nuk i duhet më kryeministri Thaçi po fol kundër tij. Këshilltari pensionist i Ramës sot tha se “PDK nuk do të jetë forca më kryesore politike”.
Me emërimin e këshilltarit për rajonin Edi Rama e ka pasur parasysh vetëm rajonin shqiptar, se kur bëhet fjalë për serb, hesht krejt Shqipëria, si zakonisht.
Në raste krizash shqiptaro-serbe si kjo, kur implikohet kisha ortodokse e manastiri, kur serbët shpërthejnë emocionalisht, dhe nuk binden dot, duhet ta kujtojmë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Laukën.
Islami të nxjerr prej situate, si atëherë në janar 2013 kur (sipas AKI), agjentët serb dëmtuan disa varreza ortodokse për t’ua lënë fajin shqiptarëve.
Popët e rebeluar nuk u qetësuan as kur u tha kryeministri Thaçi se me paret e qeverisë së Kosovës do të rregulloj varret e dëmtuara.
Por, kur ndërhyri urtia e tij Islami, popët u qetësuan. Në kishën ortodokse “Shën Nikolla” në Prishtinë, Islami u tha popëve të nervozuar se i fton gratë e tyre popadinkat që me shpenzimet e Islamit t’i kalojnë pushimet verore “Vera 2013” në bregdetin shqiptar, Popët, në vend që ta xhelozojnë Islamin, qeshën me ftesën e tij për relaksimin e grave të tyre në bregdetin shqiptar, u qetësuan dhe pranuan paret e Thaçit për t’i rregulluar varrezat që i kanë dëmtuar vetë serbët.
Kryeministri Thaçi ka harruar se Petrit Selimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme para disa javësh ka thënë që Daçiqi si qytetar i Prizrenit, nëse dëshiron do të lejohet të votoj në Prizren, me letërnjohtim. Atëherë, nëse Daçiqit i lejohet të votoj në Prizren, pse nuk i lejohet që të marr pjesë edhe në fushatën e serbëve të tij!

—————————

Krimineli Sllobodan Millosheviq dhe slloba i vogël Ivica Daciq!

………………………………………….

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura