Pashtriku.org, 22. 11. 2013 – Kurrë nuk kam menduar se një ditë do të shkruaj vargje për ty miku im Adnan Abrashi. Dita kur e lexova lajmin e zi për ikjen tënde më ka tronditur thell në zemrën time. Jam me fat që të njoha dhe të kishe mik të vërtet. Jam me fat që mesova dhe morra sadopak nga thesari i dijes dhe jetës që kishe ti mik i nderuar.
* * *
KU FLUTUROVE O MIKU IM I MIRË?!
(Adnan Abrashit)
Çfarë pate o mik që ike fluturimthi
Ike pa na thënë as lamtumirë
Të kishim udhërrëfyes drejt ditëve të bardha
Ty gjithmonë të kishim strehë
Kur terri i zi na ngulfaste
E agu nuk dukej askund në horizont
Ti ishe ajo dritëza e vogël në fund të tunelit
Që na mbaje me shpresë kur po përjetonim ferrin
Me kë të bisedojmë për librat,
Ëndrrat, meditimin,
Me kë ta pimë kafenë buzë Lumbardhit
Nga dita që ike
Na ke lënë si të shkret
Ke marrë me vete edhe fjalët
Duke na lënë të rrethuar nga gjarpërinj të zi
Që çdo ditë po na pinë gjakun si ushunjëza
Ku fluturove o mik
U ngute të bëhesh bir i qiellit të bardhë
E nga andej ta shpërthesh terrin e zi
U prefsh në paqe atje ku je
Do të të kujtojmë me mall e dashuri
Derisa të frymojmë mbi këtë dhe
– Prizren, 10 gusht 2013 – Me miqtë e mij Adnan Abrashin (tashmë i ndjerë), Demir Reshitin dhe Besnik Kyeziun-
* * *
PASHTRIKU: NDËRRON JETË PUBLICISTI I SHQUAR ADNAN ABRASHI
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=2063