GËZIM MEKULI: PASOJAT E RETORIKËS ‘ME DUAR NË XHEPA’

Oslo, 04. 12. 2013 – Ai që flet nuk prodhon vetem fjalë dhe ide. Ai që flet dhe shkruan ndikon në opinione, mendime, bile formëson edhe njerëz; shpesh herë, ashtu, siç folësi e dëshiron. Pra, mënyra se si ne flasim me të tjerët, është element ndikues në formësimin e grup-njerëzve të cilëve ne u drejtohemi. Si rrjedhojë e kësaj del se, ne duhet të kemi kujdes që fjalët tona të mos sajojnë «Frankenshtajn», – sepse jemi ne, folësit, që do të jemi të parët të rrezikohemi nga kjo krijesë e fjalëve, gjuhës dhe fotografisë; e kjo shpesh herë, e papritmas, kthehet kundër vet sajuesit të «Frankenshtajnit».
Fushata e zgjedhjeve lokale e Isa Mustafës e shembullizon mendimin tim. Kryetari i LDK-së pati një gjuhë të veçantë. Dukja e tijë, «gjuha e trupit» të tij ishte e varfër dhe e ftoftë. E pandjenja dhe e pashpirtë! Jo vetëm «gjuha e trupit» por edhe retorika e tij ishte bajate. E pashije.

Binomi i duarve në xhepa!

 Rrallë herë kemi dëgjuar, parë e lexuar fjalime aq të këqija; gjuha e tij ishte përjashtuese, agresive, me shpifje plot dhe armiqësore. Vërtetë ka vite që s’kemi përjetuar një të tillë diskursi retorik. Gjuha e tij ishte e mbushur me mbiemra negativ, veçanërisht kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Reklamat dhe fjalimet, në fjalimet parazgjedhore, çdoherë, tentonin që Lëvizja Vetëvendosje të ketë konotacione negative. Këta provonin e punonin që këtë Lëvizje ta drejtojnë dhe ta çojnë sa më afër antiamerikanizmit dhe, ta afronin sa më afër komunizmit, socializmit, radikalizmit islam, joprofesionalizmit politik e «izamve» të tjerë.
Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu?
Retorika kërkon çdoherë një publik, pra kërkon masat e gjëra, e don popullin. Shprehjet retorike mund të ndikojnë, apo edhe të ndryshojnë mendimet, vendimet dhe veprimet e popullit. Një publik retorik është ai i cili ”pranon” dhe është në gjendje të ndikohet nga diskursi politik dhe po ashtu, të jetë bartës i ndryshimeve në shoqëri. Por retorika në këtë fushatë parazgjedhore, e frymëzuar nga Isa dhe ndihmuar nga Hashimi, ishte krejtsisht tjetër.
Në diskursin e tyre retorik këta, në mënyrë eksplicite, vazhdimisht pyesnin e vetëm pyesnin: Kush është Vetëvendosja? Dhe, këta, çuditërisht, edhe vetpërgjigjeshin! Ata janë «Vetëfundosje», «të frustuarit», «të mposhtur vetëm me duar në xhepa», «ekstremista politik e fetarë». Me „qykë të zorit“ tentohej të ndërtohej «fotografia e zbehtë dhe e errët» e Lëvizjes Vetëvendosje!?
Por, befasisht, këto fjalë e reklama nuk krijonin vetëm «fotografi» për Isën dhe Hashimin. Këto fjalë e reklama ndikuese kontribonin që të «sajohet» edhe përkrahësi për liderin partiak. Por, siç thash edhe me sipër, folësi dhe fjalimi (edhe reklamat) nuk janë vetëm fjalë në erë, këto ndikojnë, formësojnë, dhe lëvizin njerëzit-masat.
Pasojat e retorikës «me duar në xhepa»
Gjuha dhe fjala e Isës nuk ndërtoj «publikun» pro LDK-së e pro PDK. Isa e Hashimi, në mënyrë të pavetëdishme, sajuan «një Frankeshtajn të madh, e me duar në xhepa»: Kjo krijesë, «me duar në xhepa», edhe e ndëshkoj: ishte krijesa «popull», i formuar dhe i ndërtuar, nga vepra dhe retorika e Isës me shokë e shoqe.
Mbani mënd!
Retorika nuk është vetëm fjalë e thatë. Reto¬rika është e gjallë e ka shpirtë. Ajo formëson dhe ndërton realitetin dhe, natyrisht – (mos)përkrahësit.

______________________
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura