ILJASA SALIHU: CILËSITË E INTELEKTUALIT PUTHADORË

Kumanovë, 16. 12. 2013 – Të jesh intelektual dhe ta shkëmbesh diturinë me një nënshtrim të ulët të kësaj bote, është njësoj si të hidhesh në llavën përvëluese të vullkanit nga dashuria që ke ndaj të ngrohtit!Shumë gjëra shoqëria jonë shqiptare dhe Islame i ka të qarta, por fatkeqësisht nuk është e vetëdijshme për atë që ka njohuri dhe për praninë e antologjisë së epërsive, ngjashëm si bujku i cili mbjell grurë në arën që është e shquar për kultivimin e kulturës e vreshtarisë. Padyshim, kësaj zgjuarjeje duhet t’i prijë shtresa ose si po i thonë tani, elita intelektuale, që në Maqedoni shihet se nuk shihet asgjëkundi, ose shihet diku-diku në cilësinë e një xixe që është shtrirë në një vend sterrë të thellë.
Për ta sqaruar këtë panoramë dhe për të ardhur deri te zbërthimi i kësaj amullie, do t’i theksojmë kësaj radhe cilësitë ose vetitë e intelektualit puthadorë, duke ardhur kështu vetë lexuesi deri te një përgjigje të duhur rreth kësaj shkërmoqje vlerash që ka hijëzuar ashpër shoqërinë tonë. Dikush mund të thotë: intelektuali nuk mund të jetë intelektual derisa është puthadorë. Ndërsa unë do të them, intelektual është ai që merret me punë intelektuale, pavarësisht se është apo nuk është meritor, ndaj në këtë rast vlerësoj të nevojshme t’ia shtoj edhe fjalën “puthadorë” duke e bërë më të keq se vetë injorantin atë që hiqet si intelektual.

 Cilësitë e intelektualit puthadorë, rob të namit dhe të parasë (disa, aq sa unë kam mundur ti vërejë) janë:
1. Ka të mbushur celularin me numra të politikanëve dhe funksionarëve të ndryshëm.
2. Zgjohet vonë prej gjumi dhe hapi i parë që e hedh është nisja drejt ndonjë kafeneje dhe qëndrimi dy orë e më tepër aty, pamja e të cilit shëmtohet me shoqërimin e një luge të plastikës, që herë pas herësh e rrotullon atë në gojë.
3. Gazetën e shikon vetëm në ballinë dhe fillon të fletë keq për gazetarët dhe publicistët dhe në rast se ndonjëherë shkruan i tregon të gjithëve që ka shkruar.
4. Me emfazë mbron politikanët që janë në pushtet, mbase çdo të keqe nga ana e tyre e arsyeton se të huajt (ndërkombëtarët) qëdrojnë pas kësaj.
5. Me zë të ulët flet për akëcil femrën, shpeshherë edhe duke shpifur rreth tyre.
6. Ankohet për të ardhurat mujore, edhe pse të ardhurat financiare të tij mund ta tejkalojnë pesëfishin e rrogës mesatere në vend.
7. Shokun që dikur e lavdëronte, tani e përqesh me emërtime nga më të rëndat.
8. Në rast të ndonjë mbledhjeje me kryetarin e partisë, ende pa e kryer ai fjalinë, vetëm me lëvizje të kokës vertikalisht pohon atë që e flet i pari i partisë.
9. Nuk ka dëshirë të flet për tituj librash dhe botime të reja, aq më pak që dikush të rrëfejë përmbajtjen e librit të cilin posa e ka mbaruar së lexuari.
10. Fjalët që nuk ka guxim t’i thotë në ndonjë debat ose konferencë, me guxim të pashoq i thotë pasdarke nëpër ndeja në prani të atyre që përpos respektimit të autoritetit si intelektual, nuk vrajnë mendjen për fjalët që i thotë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË

Analiza Sistemi I drejtesise aktual në kosovË SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË  Afërditë Bekteshi                                                                             afë[email protected]                                                                                                                   Mob.:  (+386)…