REFRENI I EMISARËVE PËR FORMIMIN E ASOCIACIONIT …

REFRENI I EMISARËVE PËR FORMIMIN E ASOCIACIONIT …

Nga Sheradin Berisha, Facebook 11 nëntor 2022

“Serbët të kthehen në institucione, Kosova ta formojë Asociacionin” – ky është refreni i ditëve të fundit i thënë nga Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell. Këtë refren me tone presioni e përsëritën edhe shumë emisarë të tjerë.

1. Këta emisarë kërkojnë me ngulmë kthimin e listës serbe të Vuçiqit dhe të të gjithë serbëve të administratës publike dhe atyre të sigurisë që u larguan nga institucionet e shtetit!

– Të cilit shtet?

– Të atij shteti që nuk e pranuan kurrë se është shtet i tyre dhe rrjedhimisht vepruan dhe veprojnë çdo ditë për rrënimin e tij, duke e quajtur Veriun e Kosovës “këtu është Serbi” (Ovo je Serbija)!!!

2. Njëkohësisht kërkojnë formimin e Asociacionit (Zajednicës)!

Imagjinoni kur të themelohet (nëse themelohet) Zajednica e komunave etnike serbe në krye me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarin Milan Radojiq dhe Drejtorin e Policisë Nenad Gjuriq, (i cili e zhveshi uniformën e policisë së Kosovës, dhe i njejti u dekorua nga vuçja), se sa do t’i respektojnë ligjet e këtij sheti?!?

3. Duhesh me qenë plotësisht injorant dhe kundër vetvetes për të pranuar një zajednicë, gjegjësisht një Autonomi territoriale të serbëve në Veri, e cila shkatërron njëherë e përgjithmonë integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike …

4. Çka do të thotë kjo?!

Kjo do të thotë se ky shtet që i ka themelet në Pakon e Ahtisarit nuk mund të bëhet kurrë Republikë e Adem Jasharit, e mos të flasim për krijimin e pamundësisë së bashkimit të kësaj republike në një shtet kombëtar me Shqipërinë …

__________

ÇKA PO KËRKON EMISARI I BRUKSELIT?!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
1 comments
  1. Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura