Paris, 31. 01. 2014 – JO VETËM në shkencat shoqërore plagjiatorët i josh lakmia për famë e përfitim material pa bërë punë as përpjekje personale. Kështu ata (plagjiatorët) lejojnë veten të bëhen vjedhës të pronave intelektuale të të tjerëve. Shkak i këtij deformimi moral, shoqëror, komercial e penal të plagjiatorëve janë mungesa e dijeve dhe paaftësia e tyre. Për plagjjiaturën është thënë se paraqet një vjedhje jomateriale. Vjedhësi i tillë merr dhe e bën të veten prodhimin mendor të tjetrit pa treguar burimin e një citati apo të një tërësie.
Një pjesë e intelektualëve shqiptarë të Kosovës shquhen për vesin e keq të vjedhjeve nga të tjerët, zakonisht nga intelektualë serbë, boshnjakë, kroatë e maqedonas. Disa në këtë mënyrë kanë bërë emër, kanë fituar në konkurse letrare, janë bërë profesorë universitarë dhe e kanë stolisur veten me famën e pamerituar.
Protestat e studentëve këto ditë janë të nxitura edhe nga falsiteti masiv i titujve shkencorë të profesorëve të tyre.
Profesori Sali Bytyçi është ndër të parët që konkretisht, me emër e mbiemër, ka treguar për plagjiatorin e madh, më të madhin e më të paturpshmin në historinë e shkrimeve shqipe në Kosovë. Kur para pak vitesh ai solli fakte të pamohueshme të vjedhjeve të Sabri Hamitit, ai iku dhe u struk në politikë duke u mveshur me paprekshmëri pushteti.
– DOKTOR-PROFESOR&POFESOR-DOKTOR-PLAGJIATOR SABRI HAMITI –
Zbulimet e fundit të vjedhjeve e përvetësimeve që ka kryer Sabri Hamiti kanë treguar paturpësinë kulmore të tij.
Ai “lasgush” i vetëshpallur i Kosovës ka disa dekada që i qëndron në ballë të gjitha aferave korruptive që kanë përcjellë jetën tonë letrare.
Ai me dekada me radhë është ose fituesi ose ai që cakton të gjitha shpërblimet letrare. Me dekada Sabri Hamiti me klanin e tij mbyt studimet letrare në Universitetin publik të Prishtinës. Këta armiq të padyshimtë të arsimit u kanë dorëzuar shkollave shqipe mësues kryesisht gjysmëanalfabetë e të paaftë por të pajisur me diploma, të cilat në esencën e tyre s’janë as përmbajnë gjë tjetër pos letra të thata.
Rinia e Kosovës, ajo studentore sidomos, duhet të qëndrojë mobile për Pranverën e saj që patjetër do të vijë dhe që do ta çlirojë Kosovën nga kjo bandë e shfrenuar politiko-kulturore.
*) Diktatori rumun Nikolae Çaushesku ka qenë i njohur për pothuajse nivelin idiotesk të formatimit të tij, por edhe për një shkathtësi të pabesueshme të fshehjes së mungesës së inteligjencës. Sabri Hamiti është një çaushesk që pa therrë në këmbë bëri tranzicionin nga jugosllavizmi në “nacionalizëm”. Gjithnjë duke u stolisur me pupla të të tjerëve. Derisa nuk u ndesh me vigjilencën intelektuale të Dr. Sali Bytyçit.
LEXONI ME KUJDES!
PROF.DR.SALI BYTYCI: “DËSHMIA E DYTË QË VËRTETON SE SABRI HAMITI ËSHTË PLAGJIATOR”
http://www.publiku.net/?FaqeID=3&LajmID=5042