Luzern, 25. 02. 2014 – (Në 78 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit /26 shkurt 1936/) – Të flasësh për figurën e Adem Demaçit, doemos duhesh ta njohësh karakterin e tij të pathyeshëm, moralin e tij njerëzor, shpirtin e tij krijues, duhesh ta njohësh traditën e tij kombëtare dhe kulturën filozofike. Të flasësh për të ndriturin Adem Demaçi, doemos duhesh ta njohësh figurën e tij krijuese dhe figurën si veprimtar politik.
Në historinë politike të burgjeve në botë, Adem Demaçi mbanë karakterin e tij të rrallë dhe rezistencën e pathyeshme të 28 viteve burg në burgjet serbollave. Pa e krahasuar me ndonjë të burgosur politik në botë, Adem Demaçi është i pakrahasuar si i burgosur politik në burgjet jugosllave, i cili, përballej me një regjim barbar mbi kokë.
Të flasësh për Demaçin, duhesh ta njohësh edhe si një kritik pozitiv që korigjon defektet e sjelljeve politike për të mirën e popullit shqiptar. Demaçi është i natyrshëm, popullor, filozof, edhe aty ku nuk shkon drejtë në të mirë të çështjes shqiptare reagon troç, edhe aty ku e sheh se shkon në dobi të çështjes shqiptare e thotë troç origjinalitetin e fjalës dhe mendimeve.
Demaçi asnjëherë nuk është shmangur nga përgjegjësitë kombëtare. Në analizat e tij e ka shpjeguar çështjen shqiptare qoftë për shoqërinë, qoftë për partitë politike, qoftë për Qeverinë, e qoftë në përgjithësi, ka synuar vendosmërisht për zgjidhjen e drejtë të realitetit në jetën e popullit shqiptar.
Në politikën kombëtare, Demaçi, gjithmonë ka hyrë si rezistent në mes tendosjeve të shoqërisë dhe tronditjeve politike. I gjithë kodeksi i tij liridashës përcakton Adem Demaçin si vlerë universale të kombit.
Demaçi i takon shembullit njerëzor e shpirtëror të historisë, e pse mos t’i takojë edhe vlerës krijuese në letërsinë botërore.
28 vite burg të Adem Demaçit identifikojnë dinjitetin e lirisë, identifikojnë kundërshtimin e një regjimi okupues, identifikojnë personalitetin politik, intelektual e veprues të historisë njerëzore. Të hysh në përjetimet e 28 viteve burg të Adem Demaçit nuk është gjë e thjeshtë. Duhesh të jesh shumë i ngritur në vetëdije dhe i arsimuar në mendje për të vlerësuar psikologjinë e tij shpirtërore të veprimtarisë politike dhe kombëtare. Ta njohësh dhe ta kuptosh karakterin e tij filozofik dhe qëndrueshmërinë e bindjeve të drejta padyshim, historia do të di ta vlerësojë krenarinë e figurave që dhanë aq shumë për atdheun.
Është e domosdoshme në vetëdijen tonë të re, që shoqëria jonë t’i njohë figurat universale të kombit dhe t’i trajtojë këto figura të ndritshme në vendin meritor që u takon në histori.
…………………………………………….
LUBJANË, 22 KORRIK 1990:
FLET ADEM DEMAҪI, NË TUBIMIN E MBAJTUR NË SHTËPINË E “CANKARIT”