Durrës, 01. 03. 2014 – Për konsolidimin e kombit nuk mjaftojnë vetëm geni dhe gjuha e etnisë po duhet që mbi to që janë dhe themelet më të forta të kombit të ndërtojmë Kullën e kombit, shtetkombin e bashkuar që s’ka të përfunduar, pasi pandërprerë kërkohet nga kombi – Besimi, edukimi, punë e përpjekje për evoluimin patriotik, moral, material dhe të demokracisë, por të një demokracie që përzgjedh jo një elitë të keqe e të korruptuar, po që përzgjedh një elitë aristokrate, patriotike dhe fisnike, se ndryshe ajo bën të keqen me mashtrimin dhe korrupsionin.
Nëse njerëzit e një populli nuk kanë besim te vetvetja dhe nuk janë të ndërgjegjsuar fort për rëndësinë e përkatësisë së tyre kombëtare, atëhere ata mbeten kozmopolit dhe të pushtuar nga ksenomania që është respektimi, imitimi dhe deri dhe adhurimi i gjërave të të huajve, duke arritur qoftë dhe padashje që të bien dhe pre e vullnetit dhe e të këqijave të tyre. Dhe kur shumica prej tyre kanë për kulturë hipokrizinë dhe si moral durimin e të padurueshmes, tolerimin e të palejueshmes dhe sidomos lehtëmashtrimin për pak interes personal, si dhe lehtëmashtrimin nga paraja, joshja dhe korrupsioni, që do të thotë rënia pre ndaj korrupsionit e më pas duke dhe e mbajtur dhe ushqyer atë, si dhe kur njerëzit kanë dhe zbatojnë ndërvete si ligj të pashkruar inatin, egoizmin, tradhëtinë dhe hakmarrjen atëhere ai popull lëviz ngadalë si komb.
Për konsolidimin e kombit nuk mjaftojnë vetëm geni dhe gjuha e etnisë po duhet që mbi to që janë dhe themelet më të forta të kombit të ndërtojmë Kullën e kombit, shtetkombin e bashkuar që s’ka të përfunduar, pasi pandërprerë kërkohet nga kombi – Besimi, edukimi, punë e përpjekje për evoluimin patriotik, moral, material dhe të demokracisë, por të një demokracie që përzgjedh jo një elitë të keqe e të korruptuar, po që përzgjedh një elitë aristokrate, patriotike dhe fisnike, se ndryshe ajo bën të keqen me mashtrimin dhe korrupsionin. Kryesore dhe parësore për një komb të bashkuar është Pavarësia. Pavarësia është vepra më e madhe që realizon një popull me krijimin dhe bashkimin e tij në një shtet kombëtar, është një ndërgjegjsim i vazhdueshëm i tij për parkatësinë dhe rëndësinë e saj, përkatësi për të cilën ata ndjehen krenarë dhe ku brënda kësaj përkatësie të pavarur ata realizojnë personalitetin e talentin e vet dhe dinjitetin e nderin e vet drejt një qëllimi të përbashkët për sigurimin e jetës, lirisë dhe lumturisë. Pavarësia është një ndërgjegjsim kundër nënshtrimit, egoizmës dhe ksenomanisë, është shpëtimi prej humbjes, është dështim i disfatës dhe përçarjes.
Pavarësia është zhbllokim i dijeve, mundësive dhe i energjive të kombit, është reforma e fillimit të reformave dhe të reformimit të vazhdueshëm të tyre, është atdhetarizmi i çliruar prej vargojve të pushtuesit, është demokracia e çliruar nga diktatura, padrejtësia dhe korrupsioni dhe ndëshkim i politikës dhe pushtetit që i shkakton ato. Pavarësia është pika ku fillon ngritja, pika ku fillon lirshëm liria, ku fillon lulëzimi, është zanafilla ku fillon konsolidimi dhe triumfi drejt ngritjes e ngjitjes lart si një proçes i pakëputur dhe i pandalshëm në përjetësi. Pavarësia është realizimi i ëndrrës së brezave të së shkuarës që vuajtën, sakrifikuan e luftuan aq shumë për të, e që kemi fatin ta gëzojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Ne po dhe ata që do vijnë pas nesh duhet t’u japim egzistencë brezave të së shkuarës prej vazhdimësisë sonë duke tejkaluar ëndrrat e tyre të guximshme për lirinë, begatinë, lumturinë dhe krenarinë kombëtare. Pavarësia është fillimi i një epoke të re që na ngarkon me detyrë dhe përgjegjësi për të bërë në vazhdimësi ndryshimin madhështorë në garë me kohën dhe popujt e tjerë për të mos mbetur të fundit e garës në rrugën e qytetërimit.
Pavarësa është krenari për çdokënd prej nesh siç është krenari e çdo biri e bije për prindët e vet. Pavarësia është shteti si djepi ku prindët rrisin fëmijën e vet, është si toka që ushen njeriun, është si liria për jetën dhe punën e njerëzve në atdheun e vet. Po nëse Pavarësia fillon e venitet atëhere faji për këtë nuk është pushtuesi prej të cilit jemi çliruar dhe as të huajt e tjerë, po jemi vetë që i akuzojmë ata për alibi sa për të qetësuar ndërgjegjen.
Nëse Pavarësia fillon e venitet qoftë dhe përkohësisht faji numër një është politika, filozofia tinëzare e korrupsionit, papërgjegjshmërisë, tradhëtisë dhe e egoizmit të saj të kobshëm që është e tillë dhe aktualisht e që po na pengon duke na vonuar konsolidimin tonë. Është mjerim dhe e pakendshme por duhet ta themi se Shqipëria me 102 vjet Pavarësi dhe Kosova me Pavarësinë e re 6 vjeçare kanë mbetur të fundit në rrugën e konsolidimit të Pavarëssë dhe Demokracisë dhe sa më shumë të zgjatet kjo rrugë aq më shumë venitet Pavarësia dhe aq më shumë venitet dhe aspirata e Bashkimit Kombëtar, aspiratë venitjes së të cilës i paraprinë papërgjegjshmëria, pandjesia patriotike e politikës së interesit të ngushtë për pushtet që u pa me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku në Shtetin Amë, në Shqipëri, nuk u zhvillua asnjë aktivitet festiv apo përkujtimor dhe minimalisht as nuk u duk as shtimi apo vendosja e simbolit kombëtar të Flamurit Kombëtar dhe as ai Shtetit të Kosovës jo se jo, gjë që sikur tregoi atë se për politikën e Tiranës, Kosova është jashtë vëmendjes së saj, dhe kjo nuk duhej kurrësesi të jetë përveçse e përkohshme dhe kalimtare, pasi është gjaku dhe lufta, vuajtjet dhe sakrificat më të shumta të shqiptarëve të Kosovës ato prej të cilave erdhi Pavarësia edhe e Shqipërisë në vitin 1912.
Kur nuk bëhet diçka për festa, të paktën thjesht ceremoniale kombëtare, morale dhe shpirtërore të shkon mëndja se nuk bën gjë konkrete e serioze në funksion për integrimin panshqiptar dhe për bashkimin siç tregoi dhe “sakrifica” ekonomike e 100 mijë eurove për Preshevën në takimin e Janarit në Prizren të dy qeverive shqiptare. Kjo është ashtu si dhe ajo që ka bërë e kemi dëgjuar gjithmonë nga gjithpolitika e të gjithpushteteve edhe të para këtij të sotmi vetëm retorika patriotike spekulative për interes pushteti në Shqipëri.
Shqipëria asnjëherë nuk e ka kryer detyrën si një qëndër e orientimit panshqiptarë veçanërisht e konsideruar e tillë nga shqiptarët e trojeve etnike në Ballkan, po më shumë dhe vetëm i ka shërbyer politikës së ngushtë për pushtet në Shqipëri madje edhe për motive ideologjike. Edhe pasiviteti dhe indiferenca e politikës së saj sot në lidhje me Kosovën ka brënda saj djallëzinë për ftohje dhe largimin politik dhe të katalizimit të të njëjtit reaksion të politikës kosovare me qëllim të ndoshta dhe artificialisht të nxitjes së krijimit të entiteteve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete të ndryshme; politikë kjo e miopisë, interesit të ngushtë, po pse jo edhe që edhe të lind dyshimi si politikë e zgjatimeve të tentakulave të politikës antishqiptare të gatuar gjetiu e që ka gjetur gjithmonë strehë historikisht në politikën e Tiranës zyrtare, e cila nuk ka nguruar madje dhe të veprojë dhe hapur kundër interesave të shqiptarëve jashtë kufijve të saj dhe që historia i di po dhe do t’i shënojë.
Pritja dhe vizioni pritës që ka shumica politikës si në Shqipëri dhe Kosovë se prosperiteti, konsolidimi dhe Bashkimi do arrihet kur të integrohemi në BE është një kamuflim që bën ajo për të fshehur dështimet e veta dhe qëllimin tinëzar të vet për tu përzgjatur e zvarritur në pushtet, se vetëm pushtetin, ajo, dhe politikanët tanë aspirojnë. Askush nuk mund të profetizojë për të ardhmen e të tjerëve kur nuk di as se çfarë bën në shtëpinë e vet. Është kryekëput faji i politikës sonë që ne Europa po na shikon e trajton si dy shtet-provinca periferike siç ishim ne dikur si Vilajete në Perandorinë Otomane, dhe kjo, edhe justifikohet se vjen si meritë e kryetëparëve tanë politikanë që na janë bërë bajraktarë modern, pasi dy vendet tona janë të parat e Europës për moszbatim të ligjit, në korrupsion e varfëri, jemi dy vënde që nuk këmi realizuar as nivelet e as standartet moderne demokratike shtetformuese dhe pothuajse dy vënde dhe të falimentuara ekonomikisht dhe financiarisht pasi mbahen me borxhe e donacione si dhe prej parave të mbi 2 milion emigrantëve që punojnë në perëndim.
Prandaj dhe kryesisht për këto arësye BE refuzon integrimin, dhe po për këto arësye ne i lutemi Europës që të na “pushtojë” për të na pranuar. Është vetëm dështim për politikën tonë po dhe pastaj dhe për të gjithë ne që gjithmonë të jemi dakord për të marrë vetëm atë se çfarë të na japin të tjerët dhe të bëhemi e të bashkohemi siç duan dhe kur duan të tjerët. Venitja që vjen nga korrupsioni dhe dështimet sjellin mosbesm, humbje shprese dhe dëshpërim, prandaj kërkohet rilindje e ringritje për të bërë reforma e ndryshimin për përmirësim dhe për realizimin e konsolidimin e Pavarësisë. Pavarësia e vërtetë realizon integrimin shpirtëror dhe moral, integrimin gjuhësor dhe kulturor dhe atë material të mirëqënies së kombit në shtetin e pavarur. Por Pavarësia nuk i shpëton dot ligjit të varësisë dhe të tolerancës e bashkëpunimit, se Shteti i pavarur i kombit të bashkuar në të, varet dhe duhet të tolerojë dhe të tjerët, ku dhe të tjerët janë ata të cilët dhe varen po që duhet dhe ata të na pranojnë dhe të na tolerojnë ne. Ky është personaliteti, dinjiteti dhe reciprociteti që vjen nga Pavarësia; Pavarësi e cila dhe realizon sovranitetin jo vetëm të shtetit si sovranitet të jashtëm, po edhe si pavarësi që realizon dhe sovranitetin e brëndshëm si të individit e të shoqërisë, ku atë të indvidëve të tij si autonomi personale të tij për lirinë, të drejtën dhe talentin krahas atij të realizimit të sovranitetit demokratik të shoqërisë, si mbiqeverisje të shtetit me kushtetutën e vullnetin e tij e cila edhe kontrollon po edhe ndëshkon çdo qevërisje dhe çdo pushtet.
Në mbyllje them se ne duhet tu japim disfatën dhe humbjen atyre që dëshirojnë disfatën dhe mos suksesin tonë. Ne duhet të përmbushim kryedetyrën tonë që është tani dhe mbetet në vazhdimësi emancipimi e konsolidimi i vazhdueshëm i kombit, pavarësisë, demokracisë, edukimit dhe rritjen e mirëqënies e prosperitetit dhe që i paraprijnë Bashkimit të Kombit.