ABAS FEJZULLAHI: 17 VJET NA SHKUAN KOT ME PUSHTETARËT MILIONERË!

Bern, 10 qershor 2017: Lidhur me zgjedhjet 10 qershorit 2017- Lakmia për pozitë, pushtet dhe pasuri, në 17 vitet e fundit, në Kosovën hallemadhe, ka qitur në sipërfaqe lakuriq, të gjithë pushtshtetarët, të veshur e ngjeshur me profesione nga më të ndryshme, me tituj e grada, lavdërime e dekorata (marrur brenda nate, ti mua unë ty) me qerre të blinduara, e me nga disa turproje (truproje) që më parë (skanë pasur as brisk rroje e as dyrrotesh-biçikletë), tani me rroba (snobësh), të shtrenjta e kravate rreth qafes, tue mendue se ata janë të parë, të ditur, guximtar e luftëtarë dhe si ata ska të tjerë, prandaj atyre u takon gjithë ajo që sytë e tyre shofin, që mendja i urdhëron dhe shpirti e zemra ua don, pasi që tani më vetja u ka hy në qejf e begeni, për veprimtarin e tyre atdhetare për Kosovën (që në të vërtet gjendjen e saj e kanë afruar në breg të varrit dhe vetem pritet koha se kur dhe si do ta lëshojnë në varrë … me veprimtarinë e tyre të deritashme që vazhdojnë ta bëjnë… !)
Këta pushtshtetarë vendor të Kosovës hallemadhe, të lyer e ngjyer e pispillosur, me xhepa plotë e tru thatë, nisë e sos krye shoshë e bosh, mendojnë se kravata rreth qafe, (do të ua fsheh krimet e bëra, ndaj popullit e atdheut..), se kravata, do të ju jep pamjen e zotërisë, të ditur, besnik, premtues e shtetformues, për popull e atdhe.. !
Por, veprimet e tyre praktike, dëshmuan të kundërtën, me qeverisjenë që bënë në vendë, në veçanti prej viti 2008, ata për veten e tyre dhe bashkëveprimtarët siguruan e përvetësuan pasuri marramendse, u shëndërruan brenda natës në milionera, vjedhen, plaçkiten, privatzuan e tjetërsuan pasurit publike, të lëvizëshme dhe të pa lëvizëshme, mbi tokë e besa edhe nënë tokë, të qytetarëve të Kosovë, në bashkëpunim me dreqin e të birin me Serbi e Turki, ndërsa popullit si dhuratë i dhanë papunësin, shkopin e lypsit, terrin e tmerrin dhe shuarjen e shpresës për ardhmëri më të mirë shkatrruan shëndetësin, drejtësinë dhe arsimin në veçanti, këto tri shtyllatë kryesore të shtetit, pra shkatrruan shpresën dhe ardhmerinë e rinisë e të popullit i dhanë rrugët e botës për të ikur nga Kosova, ku do që të munden për një jetesë më të mirë..!
Këte s`arrijti ta bënë as Serbia, gjatë pushtimit të saj..!
E për të hyrë në histori, bënin marrëzira një nga një:
Në veçanti në acarrin e muajt shkurtor të dimrit të vitit 2008, që ky muaj s`njifet për ndonjë datë me rëndësi historike për Kosovën, për herën e dytë shpallën Kosovën Republikë, për të hy në histori ata që me dredhi e mashtrime moren poste dhe pozita tue u thirrur në tituj e grada të ndryshme, për bamet e pa pa bame… !
Shtetësin Republikë, të nejtit e fshin dhe e bënë të pa qenë, me Fusnotën e nënshkruar sipas kërkesës së Serbisë, që tani Kosova kudo në botën e jashtme paraqitet dhe aq sa njihet vetem si Kosovo, siç e quajn dhe shkruajn serbët, e shpeshëherë edhe në Kuvendin e Kosovës, kuvendarët apo pushtshtetarët serb hapatas Kosovën se pranojn e se njohin si shtet e hiq se hiq si Republikë, e marrin të ardhura mujore nga taksapaguesit shqiptarë e të tjerë, punojnë pothuajse haptas kundër Kosovës dhe për Serbinë.. me dijen dhe bekimin e Hashim Thaçit i cili me këmbnulje kërkonte vendet e rezervuara në Kuvend, për 3% serbë kolonizator ardhacak në Kosovë, sikur të ishin 30% , të cilët, e quajn Kosovën në Kuvend (Kosovo i Metohi) pra si provincë e Serbisë, dhe asnëhere Kosova nuk shqiptohet shqip.. !
Këto janë dhurata të ish kryeminstrit dhe tani kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilin populli nuk e zgjodhi, por pazaret politike mes PDK-së dhe LDK-së, e Listës Serbe, ndërsa Shpalljen e parë të Kosovës Republikë me Kushtetuten e Kaçanikut dhe zgjedhjen e kryetarit të parë historikë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës me referendum gjithëpopullor, në kohën më të rrezikshme nënë pushtimin e Serbisë, në vitin 1990 dhe 1991, të kontrolluar e mbikqyrur nga ushtria dhe policia serbo-jugosllave, pa fije turpi jo vetem që se pranonin në vazhdimsi dhe pengonin jetësimin e saj, aq më shëmtuar e bënë të pa qenë me kërkesen e tyre para administratorit ndërkombëtar, në vitin 2000, z. Bernard Kouchner, se s`ka funksionuar Kuvendi, Kushtetuta e as kryetari(persidenca) sepse ishte kryetar njeriu më i urryer i tyre Dr. Ibrahim Rugova, që pasi vet erdhi në pushtet sa për sy e faqe apo për dinakri që ka dhe hipokrizi shkonë e përkulet te varri, jo pse e ka dashur dhe as që don edhe për së vdekuri, po për interea te tij ditore e karrjeriste… !
Në kohën kur Kosova u shpall Republikë në vitin 1990, këta s`kanë qenë, askushi e kërkushi, lidhur me ngjarjet e asaj kohe, por në vitin 2000 s`lanë gjë pa bë, vetem e vetëm që pushtetin ta marrin në mbikqyrje dhe kontroll, jo për të bërë Shtetin dhe Drejtësinë për të gjithë qytetarët një soj, por për të ndërruar e tjetërsuar rrjedhatë e ngjarjetë historike, për interesatë e type për të kapur Shtetin e pushtetin dhe për të zhvilluar krimin e organizuar politikë dhe ekonomik në vend… !
Të dhëna e dëshmi :
Qe 17 vite flitet haptas për krimin e organizuar politik dhe ekonomik në të gjitha nivelet institu- cionale, në veçanti prej vitit 2008, ku të gjitha partitë të cilat bënë bashkimin e tyre me dëshirë apo pa dëshirë, me kushtëzime apo kërcënime, që ato vet i dinë më së miri, janë përgjegjëse për gjendjen e tashme të mjerushme në Kosovë, për qeverisjen e përçudnuar e të shëmtuar në dëm të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës hapata është folur nga kuvendarë të partive të ndryshme në pozitë dhe opozitë, për kapjen e shtetit, krimin e organizuar ekonomik dhe politikë, të pushtshtetarëve të nivleve lokale dhe qëndrore, për vjedhje dhe plaçkitje, për vrasje e çfarë jo tjeter me emër e mbiemer, që ekzistojnë inqizime të RTV të ndryshme dhe shënime e shkrime të gazetarëve, ku Prokuri i shtetit, ka heshtur, drejtësia vendore s`ka vepruar dhe këta kanë vazhduar bashkëqeveri- sjen, dhe asnjëherë s`kanë dhënë përgjegjësi në asnjë mënyrë apo formë për veprimet e tyre apo rëndimet që u janë drejtuar nga folës të ndryshëm në mbledhjet e ndryshme të Kuvendit të Kosovës… !
Të nejtit vazhdojnë të mbajnë pozita dhe pushtet, që si pushtshtetar kontrollojnë gjdo gjë në Kosovë për t`ruajt pozitat e tyre dhe pushtetin, pasurinë e fituar pa mund e pa djersë, dhe pa fije turpi ne secilatë zjedhje përsëritin të njetat premtime, që vazhdimisht s`i kanë mbajtur, përveq atyre veprimeve të tyre kriminale që i kanë përsosur edhe më shumë… !
Lidhur me këto rrjedha të shëmtuara në Kosovë në 17 vitet e fundit, mund të shkruhen jo artikuj por libra në shumë vëllime, për dëmet dhe të kqijat që këto struktura të stërkequr vendore, ja kanë sjellur Kosovës dhe popullit të saj në veçanti prej vitit 2008.
Si përfundim :
Asnjë parti politike që në çfardo forme kanë bërë bashkimin e tyre deri më tani dhe kanë qeverisur me vendin, se meritojnë voten e popullit, pavarësishtë që disa prej tyre për interesa të tyre janë ndarë e përçarë, gjëja për një kohë kanë dalur në opozitë, janë të një brumi dhe kjo u dëshmua tani se u bashkuan përsëri me të njejtat premtime rrena e mashtime, se këta do ta shpëtojnë Kosovën, do ta bëjnë Zvicër, por qëllimisht harruan( apo s`ju ra ndër mend) me parashtruar vetem disa pyetje për të dhënë pergjegje :
1. Kush e qeverisi vendin prej vitit 2008 ?
2. Kush është përgjegjës për gjendjen ekzistuese në Kosovë që flitet hapatas në Kuvend?
3. Kush dha përgjegjësi nga qeveritarët që sollën këtë gjendje në Kosovë ?
4. Si munden të njetit që e sollën në këtë gjendje Kosovën ta shpëtojnë, pa dhënë përgjejësi ?
Prandaj shkuan 17 vite tue provuar të njejtit që Kosovën e shëndrruan në një laborator eksperimentesh ku eksperimentuan djaj vendor dhe të huaj dhe sollën këtë gjendje që tani lëngon, kosova hallemadhe e sulmuar nga të gjitha anët nga keqbërsit.. !
S`ka mbetur gjë tjetër për votuesin, vetem të provohen ata që s`kanë pasur deri më tani pushtetin, dhe po premtojnë qeverisje të pastër,
Si porosi dhe këshillë për lexues dhe votues në Kosovë, mjafton të lexojnë vetem këto dy këshilla në vijim:
1. « NJË POPULL QË ZJEDH NË KRYE TË VENDIT NJERËZ TË KORRUPTUAR, HAJDUTË, MASKARENJË DHE TRADHËTAR… NUK ËSHTË VIKTIMË ! POR ËSHTË BASHKËPUNËTOR I TYRE ! » George Orwell
2. « VOTA ËSHTË MA E FUQISHMESE PLUMBI !
ME PLUMB MUND TË VRASËSH ARMIKUN TËNDË, KURSE ME VOTË MUND
TË VRASËSH TË ARDHMEN E FËMIJËVE TË TU…! » Abraham Lincoln
Sqarim lidhur me domethënien e fjalës Pusht, i – ai që shkon shumë pas femrave, maskara , pusht i ndyrë… pra kjo vlen për pushshtetarët e kosovës…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura