ABAS FEJZULLAHI: NË ZVICËR PËRUROHET LIBRI ‘GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU HEROI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE’ (PROGRAMI)

Bern, 27 shkurt 2020: BISHZ, për dashamirët e artit dhe kulturës në përgjithësi e të librit në veçanti, në bashkëpunim me Shoqatën »Trojet e Arbrit» bënë :
FTESË
Për pjesëmarrje me datën 21 Larcor (Mars) 2020, në organizimin Kulturor, prej orës 13:00 deri në orën 15:00 sipas programit në vijim:
1. PËRURIMIN E LIBRIT GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU HEROI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE, kushtuar 550 vjetorit të kalimit në amshi , në 550 faqet e librit me punimet e tyre janë paraqitur 50 studiues shqiptar dhe të huaj.
2. Të dhëna e dëshmi për ndihmat e kurbetçarëve në Zvicër, lidhur me ngritjen e shtatorës së Gjergj Kastriotit–Skëndërbeut në Prizren.
3. Themelimi i fondit për të ndihmuar botimin dhe përkthimin e librave me rëndësi të veçantë me të dhëna e dëshmi, për të vërtetën historike të shqiptarëve.
4. VEND PAMJA-EKSPOZITA me punime artistike nga Z.Vesel Çeliku Xhaferi.
5. Për arsye organizative dhe teknike (sigurimin e ulëseve me kohë) është e dëshirueshme që të interesuarit për pjesëmarrje të lajmërohen me shkrim deri me datën 2020-03-20 në këtë adresë elektronike. [email protected] dhe për ndonjë sqarim shtesë në telefonin nr. 078 718 76 45
**************
ADRESA KU MBAHET ORGANIZIMI:
Place de la gare 1 antidote Lounge bar
Neuchatel 2000
Sqarim shtesë: Vendi është në Vendndalimin kryesor të Trenave Hauptbahnhof emri i restorantit antidote Lounge bar në katin e dytë.
____________
Lexoni në formatin PDF:
PROGRAMI PËR RRJEDHËN E ORGANIZIMIT KULTUROR TË BISH PËR DATËN 21.03.2020
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/abas%20fejzullahi%20skenderbeu.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura