ABDURAHIM ASHIKU: NISMË LEGJISLATIVE – PROJEKT LIGJ PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË

Athinë, 14. 06. 2015 – Në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në LIGJIN Nr. 69/2012 PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Neni 11 (Arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), si dhe në përvojën katërmbëdhjetëvjeçare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga mësues vullnetarë në Greqi e gjetkë:

 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
VENDOSI

Neni 1: Të njihet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, shkollat dhe mësuesit.
Neni 2: Shpenzimet për shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim miratohen si zë i veçantë në Buxhetin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3: Shkolla shqipe në mërgim është pjesë organike e shkollës shqipe në Republikën e Shqipërisë.
Neni 4: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve të lidhin aktmarrëveshje me të gjitha vendet pritëse të mërgimtarëve shqiptarë në mënyrë që mësimi të zhvillohet në mjediset shkollore, si gjuhë e dytë, ose si mësim plotësues i Gjuhës Shqipe.
Neni 5: Burim për financimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë janë:
A. Buxheti i shtetit;
B. të ardhurat nga shërbimi konsullor në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Shqipërisë në botë;
C. dhurimet dhe sponsorizimet;
D. të ardhura të tjera të ligjshme.
Neni 6: Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.

Abdurahim Ashiku, gazetar-ish mësues
Shënuar më 1 qershor 2015, në Ditën Botërore të Fëmijëve

***
Të nderuar miq të mësimit të gjuhës shqipe në mërgim!
Për të kaluar ky projekt ligj në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duhen 20 mijë firma të qytetarëve shqiptarë. Është koha që të dëgjohet zëri i shqiptarëve emigrantë! Prandaj bëhuni pjesë e kësaj nisme legjislative. Fotokopjojeni këtë formularë dhe ftoni të gjithë ta nënshkruajnë atë! Formulari i plotësuar dërgohet në adresën:
Abdurahim Ashiku,
Kampouroglu 33 T.K.
11144 Athens Greece.

Për sqarime tjera kontaktoni inicuesin e nismës në: cel. 00306 938103747 apo në adresën elektronike: [email protected].
***
Lexoni:
KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
MBËSHTESIM PROJEKTLIGJIN PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË

https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/nisme-ligjore.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura