ADEM GAVAZAJ: POPULLI, POLITIKANËT DHE TË VËRTETAT E TYRE

(Prizren, 14. 09. 2012) – Qeveritë nuk janë qeveri të popullit por, qeveri të partive politike, ose të drejtuesve të partive politike. As teknikisht as praktikisht askund nuk sundon populli… Kudo sundojnë qeveritë. Ne që jetojmë në demokraci, kemi një mundësi si qytetar, nëse bëjmë sistem zgjedhor të mirë për të mirën e përgjithshme, (natyrisht me sinqeritet dhe pa bojkotime) kemi mundësi ti bëjmë gjyqin qeverisë do të shprehej Karl Poperi. Me këtë sistem zgjedhor dhe me shumësinë e partive politike që ne i kemi është e pamundur ti bëjmë gjyqin qeverisë.
Për popullin dhe politikanët ka shumë mendimtar që japin mendimet e tyre. Volteri në pikëpamjet e veta politike shprehej, se nuk ka fortë rëndësi forma e sistemit politik se sa përmbajtja e një politike ose fryma e udhëheqësve dhe shtetasve.
Volteri dihet se ishte filozof që kundërshtonte fatin e popujve që sundoheshin nga tiranët, e kundërshtonte pabarazinë, e padrejtësinë sociale, ai tregonte se mundësitë e popullit për me qenë subjekt politik janë ireale. Populli sipas tij dëshiron, vetëm të jetë i zbavitur e i mashtruar. Popullit i mungon edhe arsyeja edhe guximi. Duke qenë të udhëhequr më shumë nga instinkti se sa nga arsyeja, populli është viktimë e përshtatshme e ideologjive të ndryshme. Zgjidhjen e problemit, vuajtjes së popullit Volteri e shihte te një “despotizëm të arsimuar”: shpëtimin e popullit e sjellin udhëheqësit e mëdhenj, gjenial. Kështu populli reduktohet në kope të dëgjueshme që duhet pasivisht të ecën rrugës që ja caktojnë udhëheqësit e aftë.

…………………………………………………………

Me popullin si bashkësi etnike janë marr mendimtarët e ndryshëm veçanërisht sociologët, të cilët thuja se pajtohen të gjithë në konstatimin se populli është komunitet shoqëror i veçantë, që përmban kalimin nga komuniteti gjinor-fisnor në komunitetin nacional. Pra, populli përbën një bashkim të madh të njerëzve, të cilët shtrihen në një territor shumë më të gjerë se që është farefisi. Fjala popull, është fjala që më së shumti përdoret nga politikanët, për ti arritur qëllimet e tyre. Dihet se këtij nocioni tani më veç i ka humbur kuptimi për përdorim, sepse tani më shqiptarët e kanë tejkaluar këtë fjalë dhe janë avancuar në komb për të cilin E.Z.Sjejes do na thoshte se: Ju tani jeni komb dhe duhet ta dini se kombi është bashkim i njerëzve që respektojnë një ligj të përbashkët dhe të cilët i përfaqëson Kuvendi i përbashkët ligjdhënës.
Edhe pse fjala popull është tejkaluar, sepse jemi komb. Nuk mund të ketë kuptim për të ardhmen fjala popull, kur si grup etnik i përket së kaluarës dhe i ka humbur kuptimi për të ardhmen. Shumë mirë e përdorin këtë emër të grupit etnik politikanët sa tek njerëzit nxisin ndjenjat që shpesh i çonë në vetёshkatёrrim. Me raste të vetëshkatёrrimit nga politikanë – popullist historia është e mbushur plot e përplot. Nga historia mësojmë se monarkët e ndryshëm me obskurantizmin e tyre, i përvetësuan popujt si çështje të tyre, duke folur kështu për popullin e vet si për pronën private të vetën. Fatkeqësisht ende ndër ne politikanët e të gjitha partive politike, flasin në emër të popullit sikur populli (tashti kombi) është pronë e tyre. Nuk duhet pasur shumë mend që të vesh në pah se ata janë manipulator të qytetarëve. Ata i vresh në paraqitjet e tyre publike me opinione, që strumbullar kanë kinse popullin. Ata paraqesin bindjen se çdo gjë mundë të rregullohet nga veprimi i popullit. Për popullzimin Pol Tager thotë se, popullizmi është një “shpirt i zbrazët”, që ndërtohet mbi kritikën vulgare ndaj kundërshtarit, e dihet kritika të tilla pa fakte racionale, sjellin degradimin shoqëror.
Mjafton të hedhim syrin gazetave të ditëve të fundit dhe do të shohim kërcënime që i bëjnë partitë politike (lexo grupet…) për “problemin” e presidentes njëri grup i turret grupit tjetër. Ne humbim nga moszbatimi i kësaj marrёveshje shumë. Tjetri i përgjigjet grupi i jonë humbë më shumë. Ky debat që po bëhet ndërmjet këtyre grupeve të kujton monarkët me obskurantizmin e tyre, kur bisedonin për popullin sikur të ishte pronë e tyre. Ata mendojnë se këtë gjah e kanë fituar në zgjedhje. Marrëveshjen ata e bënë sepse qenë të detyruar, që mos të futen në krizë politike dhe të shkojnë në zgjedhje të reja, kjo marrëveshje i ka ruajtur pra, mandatet e shumë deputetëve të cilat janë mandate të diskutueshme. Njëri grup kërcënon se nëse nuk zbatohet marrëveshja ne do të bojkotojmë reformën zgjedhore dhe kushtetuese. Kjo është më e keqja që mundë ti ofrohet qytetarit. Të dy grupeve ju konvenon ky bojkotim. Atyre ju konvenon ky sistem zgjedhor, sepse me këtë sistem zgjedhor ata do ti gëzojnë edhe më benefitet të cilat ja u garanton dhe po ju jep statusi i politikanit.
Politikanët tanë edhe nëse nuk e bojkotojnë sistemin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese ata prapё do të aprovojnë sistem zgjedhor që u konvenon atyre, e jo popullit, sepse për momentin është e pa mundur të gjendet një sistem zgjedhor që i konvenon popullit do të shprehej filozofi Karl Poper. Sepse kemi shumë parti dhe pushteti shkon te partitë politike. Pra pushtetin e marrin partitë politike dhe qeverisin me të. Pra qeveritë nuk janë qeveri të popullit por, qeveri të partive politike, ose të drejtuesve të partive politike. As teknikisht as praktikisht askund nuk sundon populli. Këtë çështje e ka shtjelluar me mendim të thellë filozofi Karl Poper kur thotë se: secili e di se nocioni demokraci do të thotë “sundim i popullit” apo “sovranitet i popullit, në kontrast me aristokraci (sundim i më të mirëve..) dhe “monarki (sundim i një individi).
Por domethënia e fjalës nuk na ndihmon më tej. Sepse asgjëkund nuk sundon populli: Kudo sundojnë qeveritë. Ne që jetojmë në demokraci, kemi një mundësi si qytetar, nëse bëjmë sistem zgjedhor të mirë për të mirën e përgjithshme, (natyrisht me sinqeritet dhe pa bojkotime) kemi mundësi ti bëjmë gjyqin qeverisë do të shprehej Karl Poperi. Me këtë sistem zgjedhor dhe me shumësinë e partive politike që ne i kemi është e pamundur ti bëjmë gjyqin qeverisë. Por, më e keqja është se politikanët tanë kërcënojnë se ne do ta bojkotojmë reformën në sistemin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese për probleme të ndryshme që nuk kanë kurrfarë rëndësie dhe përfitimi për qytetarët, siç është rasti i presidentes ose plot e përplot raste të tjera.
E vërteta e politikanëve serioz është se gjithmonë mendojnë, veprojnë për reformimin e sistemit zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, përndryshe janë jo serioz dhe manipulator për interesat e veta, kurse e vërteta e popullit është dhënë nga shumë mendimtarë po veçojmë – Volterin i cili thoshte, se: “Populli dëshiron, vetëm të jetë i zbavitur e i mashtruar. Popullit i mungon edhe arsyeja edhe guximi.” Duke qenë të udhëhequr më shumë nga instinkti se sa nga arsyeja, populli është viktimë e përshtatshme e ideologjive të ndryshme.

– Autori është profesor i filozofisë në Gjimnazin-2 “Remzi Ademaj” në Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura