ADNAN ABRASHI: E VËRTETA DHE GËNJESHTRA!

Pashtriku.org, 03. 11. 2016: Tri vjet më parë u shua nga jeta juristi dhe publicisti ynë i shquar, Adnan Abrashi. Për mua dhe gjithë miqtë tjerë, do të mbetet në kujtesë si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e tij ishte humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe kombin shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Adnan Abrashin! Adnani ishte bashkëpunëtor i portalit www.pashtriku.org, dhe i shumë mediave tjera të shkruar dhe elektronike në Kosovë dhe Shqipëri.
***
Më poshtë lexoni një analizë të tij, botuar më 31 maj 2013, në pashtriku.org, me titull:
ADNAN ABRASHI: E VËRTETA DHE GËNJESHTRA!
Prizren, 31. 05. 2013 – Këtë artikull do t’a nisi me një tregim metaforik, mesele, përrallë, apo si të doni quane. Nëse veç do të merret si e tillë, atëherë është rendi që fillin e ligjërimit të saj t’ia nisim me atë çelës standard popullor me të cilin zakonisht fillojnë meselet e kësaj natyre: “na ishte, seç na ishte”!
Pra, na ishte seç na ishte! Na ishte një herë “e vërteta” dhe “gënjeshtra”. Rrugës gjatë një udhëtimi, ato ishin takuar rastësisht. Meqë caku i arritjes së tyre ishte i njëjtë, ato vendosën që të udhëtojnë së bashku. Çdo kund ku njerëzit i shihnin bashkë, brohorisnin nga befasia: “Shikoni, shikoni çudinë! “E vërteta” dhe “gënjeshtra” po shoqërohen së bashku!”. Ata, pra, nga të tjerët dalloheshin sipas rrobave që kishin: “e vërteta” ishte veshur me rroba të së vërtetës, ndërsa “gënjeshtra” me rrobat e gënjeshtrës. Para se të arrinin në qytet ku kishin planifikuar të shkonin, rrugës panë një liqe. Meqë moti ishte i ngrohtë dhe atë ditë bënte vapë, vendosën të freskohen pak duke u larë. U vdeshën dhe ashtu lakuriq hyjnë me not në liqe. Pas larjes freskuese dhe notimit relaksues, “gënjeshtra” doli e para nga uji.
Në të vërtetë, ajo veproi ashtu, sepse në kokë bluante një plan djallëzor: Me qëllim që, kur të hynë në qytet, njerëzit të kujtonin se ajo është “e vërteta”, në vend të rrobave të veta, “gënjeshtra” veshi rrobat “e vërtetës” duke ikur me vrap prej saj. Më vonë, kur “e vërteta” doli nga liqeni, vërejti se bashkudhëtarja e saj ja kishte hedhur keq. Jo vetëm se kishte ikur tinëzisht por edhe ia kishte veshur rrobat e saja, duke ia lënë si zëvendësim të vetat.

Me Adnan Abrashin, Prizren – Janar 2013!

“E vërteta”, edhe pse e gjetur në këtë situatë të palakmueshme, assesi nuk donte t’ia veshte rrobat e “gënjeshtrës” sepse e dinte se po ta shihnin njerëzit me ato rroba do të kujtonin se është “gënjeshtra”. Vendosi të mbetet lakuriqe. U nis. Kur hyri në qytet, në sheshin kryesor pa se si shumë njerëz ishin grumbulluar për ta dëgjuar fjalimin përplot patos të “gënjeshtrës”. Kuptohet, tashti ajo ishte kamufluar me rroba të saja. Menjëherë reagoi, protestoi, por kot. Njerëzit në shesh, jo vetëm se nuk i besonin, por edhe iknin prej saj. Pas shumë tentimeve të pasuksesshme, ashtu e dëshpëruar, “e vërteta” u ul në një stol tek parku i qytetit dhe filloj të mahnitet në vete: “Sa të çuditshëm janë këta njerëz!? Shumë më lehtë e pranojnë gënjeshtrën e veshur me rrobat e mija, se sa mua si të “VËRTETË LAKURIQE”!!
* * *
Besoj se, për ta kuptuar thelbin e porosisë së këtij tregimi të mësipërm metaforik, në vazhdim, nuk do të ketë nevojë për ndonjë interpretim të veçantë konkretizues. Thjeshtë, “gënjeshtra” dhe “e vërteta” si vlera morale, kurrë nuk shkojnë së bashku, por, në jetën e përditshme, shumica prej nesh, në vend se arsyeshëm t’i besojmë të “vërtetës lakuriqe”, më tepër pretendojmë t’i besojmë gënjeshtrës së kamufluar me teshat e grabitura të së vërtetës.
Fatkeqësisht, sot, shoqëria jonë është mbushur me gënjeshtra dhe atë mund ta hasësh kudo dhe në çdo pore të jetës sonë shoqërore, e veçanërisht në politikë. Andaj, jorastësisht, profesioni më i kërkuar, më i preferuar dhe më profitabil te ne, është ai i politikanit.
Pse jo?
Këtu mund të bëhesh politikanë i karrierës edhe nëse nuk ke aq shumë dije dhe nivel të lartë intelektual. Mjafton të jesh i dëgjueshëm dhe gjithmonë servil; të kesh prirje t’i trillosh mirë gënjeshtrat dhe ato t’u përshtatësh nevojave ditore duke besuar edhe vetë në vërtetësinë e tyre (vetë të gënjesh dhe vetë kujtosh se është përnjëmend). Më pas, edhe kur gënjeshtra të zbulohet, e që dikur patjetër do të zbulohet, nuk ka problem. E aplikon teknikën e largimit të vëmendjes së opinionit kah diçka tjetër e parëndësishme. Në këtë drejtim shërbejnë mirë edhe mediat tona në dispozicion, e posaçërisht ato elektronike, të cilat pandërprerë transmetojnë lajme optimiste se kinse gjendja te ne është shumë e mirë, prandaj aspak nuk ka vend për panik dhe shqetësim (gënjeshtra të veshura me teshat e së vërtetës). Ato aq e paraqesin realitetin tonë “lule – dritë”, saqë, automatikisht të gjithë fillojmë t’ju besojmë. Pastaj, mos të harrojmë se aty kemi edhe muzikë, sport, filma, telenovela… që me dashje, apo pa dashje, na përqendron kahen e vëmendjes sonë kah bota e iluzioneve të pafundme të fantazisë kreative joreale.
Po bëhen 14 vite që këta politikanë po na gënjejnë. Premtojnë gjoja një të ardhme më të mirë, zgjedhje, pavarësi, njohje të reja nga bota që do të vijnë… Na thonë se tani kemi shtetin tonë “sovran” dhe institucione të “pavarura”; janë bërë më se 100 njohje (as vetë nuk e dinë saktë sa janë) nga shtetet tjera… nuk ndërtohet shteti aq lehtë… duhet durim… etj., etj. Pa reshtur na flasin për multietnicitet, disa standarde që duhet t’i përmbushim si parakushte për integrime evropiane dhe ndërkombëtare; për një shoqëri demokratike të mirëfilltë që me mund të madh po e ndërtojmë. E, meqë, ne si popull, ende nuk jemi pjekur sa duhet si mentalitet shtetformues, ata na thonë se nevojitet të mbikëqyremi nga të tjerët – “miqtë tanë ndërkombëtar”.
Ata, çdo herë po na flasin njësoj në cilësi, por me ambalazh të ri. E, në fakt, si nga aspekti politik, ashtu edhe shoqëror – ekonomik, gjendja e popullit tonë dita-ditës po bëhet keç e më keç.
Ne si shoqëri jemi në një gjendje shumë të vështirë. Apo, edhe më saktë, jemi në një gjendje ALARMANTE! Mjafton vetëm një çikëz ta kthejmë kokën përreth, dhe, çka do të vërejmë? Kudo papunësi dhe skamje; një përqindje e madhe e familjeve tona jetojnë në varfëri të skajshme; dita ditës prindërit më nuk mund t’i shkollojnë as fëmijët e tyre; e tërë shoqëria është e kapluar nga degradimi moral; injoranca, hajnia, mashtrimi, gënjeshtra, korrupsioni, bizneset informale… të gjitha këto na janë familjarizuar si dukuri normale; krimi dhe kriminaliteti për shumë kë janë bërë një strehë shpresëdhënëse ekzistenciale.
A thua, kur do ta mësojmë një ditë, o popull, se nuk është aspak turp t’i besojmë të “vërtetës lakuriqe”, të cilës, kaherë “gënjeshtra” ia ka grabitur dhe veshur teshat për mashtrimin tonë?!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Prizren, 31. 05. 2013 – Këtë artikull do t’a nisi me një tregim metaforik, mesele, përrallë, apo si të doni quane. Nëse veç do të merret si e tillë, atëherë është rendi që fillin e ligjërimit të saj t’ia nisim me atë çelës standard popullor me të cilin zakonisht fillojnë meseletë e kësaj natyre: “na ishte, seç na ishte”!
Pra, na ishte seç na ishte! Na ishte një herë “e vërteta” dhe “gënjeshtra”. Rrugës gjatë një udhëtimi, ato ishin takuar rastësisht. Meqë caku i arritjes së tyre ishte i njëjtë, ato vendosën që të udhëtojnë së bashku. Çdo kund ku njerëzit i shihnin bashkë, brohorisnin nga befasia: “Shikoni, shikoni çudinë! “E vërteta” dhe “gënjeshtra” po shoqërohen së bashku!”. Ata, pra, nga të tjerët dalloheshin sipas rrobave që kishin: “e vërteta” ishte veshur me rroba të së vërtetës, ndërsa “gënjeshtra” me rrobat e gënjeshtrës. Para se të arrinin në qytet ku kishin planifikuar të shkonin, rrugës panë një liqe. Meqë moti ishte i ngrohtë dhe atë ditë bënte vapë, vendosën të freskohen pak duke u larë. U vdeshën dhe ashtu lakuriq hyjnë me not në liqe. Pas larjes freskuese dhe notimit relaksues, “gënjeshtra” doli e para nga uji. Në të vërtetë, ajo veproi ashtu, sepse në kokë bluante një plan djallëzor: Me qëllim që, kur të hynë në qytet, njerëzit të kujtonin se ajo është “e vërteta”, në vend të rrobave të veta, “gënjeshtra” veshi rrobat “e vërtetës” duke ikur me vrap prej saj. Më vonë, kur “e vërteta” doli nga liqeni, vërejti se bashkudhëtarja e saj ja kishte hedhur keq. Jo vetëm se kishte ikur tinëzisht por edhe ia kishte veshur rrobat e saja, duke ia lënë si zëvendësim të vetat.

“E vërteta”, edhe pse e gjetur në këtë situatë të palakmueshme, assesi nuk donte t’ia veshte rrobat e “gënjeshtrës” sepse e dinte se po ta shihnin njerëzit me ato rroba do të kujtonin se është “gënjeshtra”. Vendosi të mbetet lakuriqe. U nis. Kur hyri në qytet, në sheshin kryesor pa se si shumë njerëz ishin grumbulluar për ta dëgjua fjalimin përplot patos të “gënjeshtrës”. Kuptohet, tashti ajo ishte kamufluar me rroba të saja. Menjëherë reagoi, protestoi, por kot. Njerëzit në shesh, jo vetëm se nuk i besonin, por edhe iknin prej saj. Pas shumë tentimeve të pasuksesshme, ashtu e dëshpëruar, “e vërteta” u ul në një stol tek parku i qytetit dhe filloj të mahnitet në vete: “Sa të çuditshëm janë këta njerëz!? Shumë më lehtë e pranojnë gënjeshtrën e veshur me rrobat e mija, se sa mua si të “VËRTETË LAKURIQE”!!
* * *
Besoj se, për ta kuptuar thelbin e porosisë së këtij tregimi të mësipërm metaforik, në vazhdim, nuk do të ketë nevojë për ndonjë interpretim të veçantë konkretizues. Thjeshtë, “gënjeshtra” dhe “e vërteta” si vlera morale, kurrë nuk shkojnë së bashku, por, në jetën e përditshme, shumica nesh, në vend se arsyeshëm t’i besojmë të “vërtetës lakuriqe”, më tepër pretendojmë t’i besojmë gënjeshtrës së kamufluar me teshat e grabitura të së vërtetës.
Fatkeqësisht, sot, shoqëria e jonë është mbushur me gënjeshtra dhe atë mund ta hasësh kudo dhe në çdo pore të jetës sonë shoqërore, e veçanërisht në politikë. Andaj, jorastësisht, profesioni më i kërkuar, më i preferuar dhe më profitabil te ne, është ai i politikanit. Pse jo? Këtu mund të bëhesh politikanë i karrierës edhe nëse nuk ke aq shumë dije dhe nivel të lartë intelektual. Mjafton të jesh i dëgjueshëm dhe gjithmonë servil; të kesh prirje t’i trillosh mirë gënjeshtrat dhe ato t’u përshtatësh nevojave ditore duke besuar edhe vetë në vërtetësinë e tyre (vetë të gënjesh dhe vetë kujtosh se është përnjëmend). Më pas, edhe kur gënjeshtra të zbulohet, e që dikur patjetër do të zbulohet, nuk ka problem. E aplikon teknikën e largimit të vëmendjes së opinionit kah diçka tjetër e parëndësishme. Në këtë drejtim shërbejnë mirë edhe mediat tona në dispozicion, e posaçërisht ato elektronike, të cilat pandërprerë transmetojnë lajme optimiste se kinse gjendja te ne është shumë e mirë, prandaj aspak nuk ka vend për panik dhe shqetësim (gënjeshtra të veshura me teshat e së vërtetës). Ato aq e paraqesin realitetin tonë “lule – dritë”, saqë, automatikisht të gjithë fillojmë t’ju besojmë. Pastaj, mos të harrojmë se aty kemi edhe muzikë, sport, filma, telenovela… që me dashje, apo pa dashje, na përqendron kahen e vëmendjes sonë kah bota e iluzioneve të pafundme të fantazisë kreative joreale.
Po bëhen 14 vite që këta politikanë po na gënjejnë. Premtojnë gjoja një të ardhme më të mirë, zgjedhje, pavarësi, njohje të reja nga bota që do të vijnë… Na thonë se tani kemi shtetin tonë “sovran” dhe institucionet të “pavarura”; janë bërë më se 100 njohje (as vetë nuk e dinë saktë sa janë) nga shtetet tjera… nuk ndërtohet shteti aq lehtë… duhet durim… etj., etj. Pa reshtur na flasin për multietnicitet, disa standarde që duhet t’i përmbushim si parakushte për integrime evropiane dhe ndërkombëtare; për një shoqëri demokratike të mirëfilltë që me mund të madh po e ndërtojmë. E, meqë, ne si popull, ende nuk jem pjekur sa duhet si mentalitet shtetformues, ata na thonë se nevojitet të mbikëqyremi nga të tjerët – “miqtë tanë ndërkombëtar”.
Ata, çdo herë po na flasin njësoj në cilësi, por me ambalazh të ri. E, në fakt, si nga aspekti politik, ashtu edhe shoqëror – ekonomik, gjendja e popullit tonë dita-ditës po bëhet keç e më keç.
Ne si shoqëri jemi në një gjendje shumë të vështirë. Apo, edhe më saktë, jemi në një gjendje ALARMANTE! Mjafton vetëm një çikëz ta kthejmë kokën përreth, dhe, çka do të vërejmë? Kudo papunësi dhe skamje; një përqindje e madhe e familjeve tona jetojnë në varfëri të skajshme; dita ditës prindërit më nuk mund t’i shkollojnë as fëmijët e tyre; e tërë shoqëria është e kapluar nga degradimi moral; injoranca, hajnia, mashtrimi, gënjeshtra, korrupsioni, bizneset informale… të gjitha këto na janë familjarizuar si dukuri normale; krimi dhe kriminaliteti për shumë kë janë bërë një strehë shpresëdhënëse ekzistenciale.
A thua, kurë do ta mësojmë një ditë, o popull, se nuk është aspak turp t’i besojmë të “vërtetës lakuriqe”, të cilës, kaherë “gënjeshtra” ia ka grabitur dhe veshur teshat për mashtrimin tonë?!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura