(Prizren, 16. 11. 2011) – Si sëmundje psikosomatike konsiderohet çrregullimi i strukturës organike dhe funksionale të trupit fizik, e që shkaktari i vërtetë i këtij çrregullimi e ka prejardhjen psikike. Thënë thjesht, sëmundja është çrregullim që shprehet në një pjesë apo në tërësinë e trupit fizik, me bazën e gjenezës mentale të saj. Deri para disa kohe, mjekësia ortodoksale sëmundjen dhe procesin e shërimit të saj e ka studiuar në frymën e ndryshimeve fizike, kimike, fiziologjike dhe hormonale. Roli i të sëmurit, vijat e personalitetit dhe proceset e nënvetëdijes psikike, janë mohuar kategorikisht, si diçka joshkencore. Fal hulumtimeve më të reja të bëra në këtë drejtim, gjithnjë e më tepër po dëshmohet se prejardhja e shumë sëmundjeve që ne i njohim sot, nuk është aty sikurse është përvetësuar gjer më tani, por ato e kanë gjenezën diku më thellë, në pjesën mentale të tërësisë funksionale të qenësisë sonë. Shpesh, rezultatet e arritura nga këto hulumtime, kalkulohen edhe me shifra statistikore, të cilat shprehen në raport: 70 me 30 për qind, në dobi të bazës psikike të prejardhjes së tyre.
Pa marrë parasysh disponimin e medicinës bashkëkohore, e cila, nën presionin permanent të këtyre të dhënave më të reja, obligohet t’i nënshtrohet realitetit të ri, idetë mbi gjenezën mentale të sëmundjeve të ndryshme, nuk janë të reja. Ato i hasim që nga kohërat më të lashta të civilizimeve të hershme. Pa dashur të hyjmë në prezantimin retrospektiv të kësaj historie, të ndalemi në kohërat paksa më të reja. Në fund të shekullit XIX, për herë të parë me një metodë më të organizuar hulumtuese, prejardhjen mentale të shumë sëmundjeve organike dhe mundësisë psiko – terapeutike të shërimit të tyre, e ka konstatuar farmacisti i njohur francez, EMIL KUE (1857-1926). Nga shumë shkrime të botuara nga kjo lëmi, në opinion është e njohur preferenca e tij e famshme dedikuar pacientëve të vetë:
“Mësohuni që ju vetë ta shëroni veten. Këtë mund ta bëni. Unë personalisht deri më sot ende askënd nuk e kam shëruar. Ftoni në ndihmë aftësitë e brendshme që t’ju shërbejnë nevojave tuaja shpirtërore dhe fizike. Ato do të jenë këtu, do t’ju ndihmojnë dhe ju do të jeni të shëndoshë dhe të lumtur”. Zbulimi i fuqisë shëruese psikike të autosugjestionit nga Kue, sikur e thoshte edhe vetë, ishte i rastësishëm. Sa punonte në barnatoren personale, erdhi një njeri dhe kërkoi nga ai një barë që me rregulla ligjore mund të jepej vetëm me recetë të mjekut. Për të mos e refuzuar, Kue ia dha një shishe me ujë të distiluar, duke e bindur se ky është bari më i mirë dhe e porositi ta përdor sipas rekomandimit. Pas një jave, i njëjti njeri, por tani i shëruar, e falënderoi farmacistin, duke i thënë se bari ka ndihmuar shumë. Pas shumë rasteve të suksesshme të shërimit praktik, Kue thellohet në hulumtimin më të thuktë të këtij fenomeni, dhe, më në fund, themelon metodën e vetë origjinale psikike të quajtur “shërimi përmes autosugjestionit”, e cila, edhe sot e kësaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkëkohore, pranohet si metodë efektive e quajtur “placebo-efekti”.
Termi PSIKOSOMATIKE e ka prejardhjen prej dy fjalëve të gjuhës greke: “psiko”, që do të thotë mentale, apo shpirtërore dhe “somatike”, diçka që i referohet organizmit. Përveçse nga medicina bashkëkohore, e cila kohën e fundit, edhe zyrtarisht e pranon prejardhjen psikosomatike të shumë sëmundjeve, njëra ndër shkollat ezoterike më të zëshme Perëndimore, që fuqimisht e mbështet këtë tezë dhe jep shembuj konkretë praktik në këtë drejtim, është DIANETIKA:
Sipas Dianetikës, çdo sëmundje ka dy mundësi të prejardhjes së saj: e para, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm të shkaktuara nga bakteret dhe viruset, dhe e dyta, psikosomatike, që e ka bazën e shkaktarit psikik. Sipas saj, nga lista e madhe e sëmundjeve të evidentuara deri më sot, numri më i madh i tyre e ka prejardhjen psikosomatike. Artriti (pezmatimi i nyejve), dermatiti (sëmundje e lëkurës), alergjitë e ndryshme, astma (sëmundje e organeve të frymëzënes), disa vështirësi të qarkullimit të gjakut, shqetësimet e syve, bursisti (pezmatimi i nyejve të gjurit), ulcera (të thatit në lukth), sinusiti (kallja e sinuseve) etj., janë disa prej sëmundjeve të shumta që konsiderohen me prejardhje psikosomatike. Duke bërë eksperimente me shumë pacientë, të cilët më parë, pa sukses, ishin trajtuar me terapi konvencionale farmakologjike, rezultatet e arritura me metoda mentale, ishin, vërtet, fascinante. Andaj, Dianetika, si një njohuri alternative në avancim, përveç kontributit teorik, ka ndërtuar edhe shumë metoda praktike terapeutike, të cilat kanë treguar efekte të shkëlqyeshme, si në drejtim të veprimit preventiv-parandalues të sëmundjes, ashtu edhe të trajtimit të drejtpërdrejtë të saj shërues.
SI I TRAJTON DIANETIKA SËMUNDJET?
Në përgjithësi, si shkaktar psikik të sëmundjeve konsiderohen streset e ndryshme, frika (fobitë) depresioni, smira dhe xhelozia e tepruar… etj. Sipas metodave terapeutike të Dianetikës tek i sëmuri, kryekëput, duhet të shkohet në eliminimin ose zbutjen e këtyre shkaqeve. Më së shumti në këtë drejtim zbatohet: meditimi, lutja, dhënia e sugjestioneve pozitive, autosugjestioni dhe hipnoza. Përmes afirmimeve pozitive, duke ndikuar permanent në nënvetëdije të të sëmurit, gradualisht neutralizohet lavra energjetike negative, e akumuluar më parë, dhe ajo zëvendësohet me koncentrimin e energjisë pozitive. Me zhdukjen e lavrës negative të akumuluar në nënvetëdije, tërthorazi do të arrihet edhe shërimi i tërësishëm nga sëmundja e caktuar. Pra, me këto metoda, veprohet në shkaktarin e drejtpërdrejtë të sëmundjes, dhe jo, si me farmakoterapi, në pasojat që ajo ka krijuar përmes çrregullimit organik. Njëkohësisht, përveç si terapi shëruese. Dianetika këto metoda i sugjeron edhe si forma preventive parandaluese të sëmundjes. Gjatë eksperimenteve të shumta që janë bërë në këtë drejtim, kryesisht, përmes hipnozës, po ashtu, janë arritur rezultate të kënaqshme edhe tek rritja e ndjeshmërisë shqisore. Në gjendje hipnotike të transit, grupit eksperimental, ju është sugjeruar se dëgjojnë ose shohin më mirë, gjë që, më pas, kjo ka rezultuar pozitivisht tek funksionaliteti organik i shqisës konkrete.
Ç’DIMË PËR KANCERIN?
Xhelati më i madh i kohës së fundit, i cili po merr miliona viktima në vit, pa dyshim, konsiderohet sëmundja e kancerit. Edhe përpos përparimeve marramendëse të mjekësisë dhe të teknikës së sofistikuar bashkëkohore, kanceri edhe më tej mbetet si sëmundje e pashërueshme. Pse është kështu, ende nuk kemi ndonjë shpjegim të kapshëm. Por, sigurisht, do të jetë edhe më tej ashtu, derisa ne, gjatë kërkimit të “ilaçit” kundër kësaj sëmundje, nuk e braktisim paraprakisht bagazhin e vjetër të qasjes ndaj kësaj sëmundje, si një çrregullim organik. Definuar më thjeshtë, kanceri është çrregullim i procesit të ripërtëritjes harmonike të qelizave në trupin tonë. Në memorien, ose kujtesën e çdo qelize në trup, mes tjerash është e koduar edhe procedura e mënyrës së ripërtëritjes (vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja), e cila kryhet pandërprerë, pavarësisht nga vullneti ynë i vetëdijshëm. Kjo urdhëresë informative është inteligjenca e koduar që korrespondon me procesin tonë të përgjithshëm mental, konkretisht, me shtresat e niveleve të inteligjencës së paskajshme të nënvetëdijes tonë. Andaj, të gjitha presionet përmes mendimeve negative ose pozitive, si valë elektromagnetike të frekuencave të ulëta, valëzojnë dhe ndjehen edhe nga qendra e “kujtesës” së çdo qelize. Sikur thamë më sipër, tek sëmundja e kancerit, kemi çrregullimin e pakontrolluar të krijimit të qelizave të reja, andaj, edhe shkaktarin duhet kërkuar, pikërisht, në deformimin e kujtesës së saj programore të gravuar në kodin gjenetik. Në dobi të aplikimit praktik të metodave psikike të trajtimit të kësaj sëmundjeje, kohën e fundit, gjithnjë e më shumë kemi shërime sensacionale të kancerit, të cilat befasojnë edhe medicinën tonë bashkëkohore. Në fund, duke i pasur për bazë të gjitha që i theksuam më lartë, orientimi ynë preventiv ka parandalimin e shfaqjes së çfarëdo sëmundje, kryekëput duhet drejtohet kah mendimet tona pozitive që ne i kemi për veten dhe për tjerët. Kjo na dëshmon edhe më bindshëm nevojën e madhe të aplikimit sa më të shpeshtë të metodave alternative shpirtërore, të cilat do na mundësojnë që në vete përherë t’i kultivojmë forma emocionale të larta që shprehen, si: dashuria, vetëbesimi, optimizmi… Krejt në fund, të konstatojmë se mjeku i vërtetë për çfarëdo sëmundje është në ju – në nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet që ta bëni bashkimin shpirtëror dhe emocional të vetvetes (besimi) me dëshirën për shërim dhe fuqia krijuese e nënvetëdijes suaj, aty për aty, do të futet në aksion. Pra, procesi i shërimit është vetë BESIMI, e fuqia e saj vepruese qëndron në nënvetëdijen tonë.
Postime të Lidhura
PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (5)
Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci SPEKULIMET E RAMADAN PLLANËS ME KOMITETIN E RINISË TË LNÇKVSHJ Në pyetjen e…
ÇELSI I SEKRETIT!
Pashtriku, 28 mars 2021: Mirënjohja ka qenë një ushtrim shumë i fuqishëm për mua.Çdo mëngjes ngrihem dhe them:…
SHERADIN BERISHA: ‘VETËVRASJA’ E ADOLF HITLERIT ISHTE NJË MASHTRIM I MADH HISTORIK! AI NUK BËRI VETVRASJE (MË 30 PRILL 1945), POR U ARRATIS NË ARGJENTINË! ATJE U GJETË VARRI I TIJ! (FOTO+VIDEO)
Pashtriku, 1 maj 2019: Falsifikimi i historisë së Hitlerit! Në historinë zyrtare shkollore kemi mësuar se, “më 30…
SHERADIN BERISHA: ‘PRANVERA ARABE’ – LUFTA E OLIGARKËVE MILIARDERË PËR NAFTË (etj) NË LINDJEN E MESME!(FOTO+VIDEO)
Pashtriku.org, 17. 12. 2016: Lufta është instrument i politikës (bëhet për interesa strategjike, për pasuri tokësore e nëntokësore,…