ADNAN ABRASHI: ME QESH ËSHTË SHËNDET…

Prizren, 22. 10. 2012 – (Ditë më parë, gruan time e ofendova me një fjale të rëndë. Mu hidhërua shumë. Aq tepër, saqë kurrë më parë nuk e kisha parë në atë gjendje emocionale. Por, pas një kohe të shkurtë ia ktheva: PO TËRHIQEM nga ajo fjalë. U pajtuam! Këtë mjeshtri e mësova nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.
Nuk më kujtohet saktësisht nga kush, por këtë thënie ironike të definimit të Kosovës si shtet, e kisha regjistruar në kokën time si një sarkazëm të qëlluar: “Ne nuk jemi vetëm shtet jo normal, por jemi edhe shtet qesharak”. Bukur! Pse atëherë ne të mos qeshim me këtë realitet tonë kur edhe kemi mjaftë shkaqe për të vepruar ashtu . Fundja, a nuk na mësojnë edhe psikologët se qeshja na koka shëndet?!
Ditë më parë, gruan time e ofendova me një fjale të rëndë. Mu hidhërua shumë. Aq tepër, saqë kurrë më parë nuk e kisha parë në atë gjendje emocionale. Por, pas një kohe të shkurtë ia ktheva: PO TËRHIQEM nga ajo fjalë. U pajtuam! Këtë mjeshtri e mësova nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.

Jakup Krasniqi tërheq fjaljët për shkaqe etike.

………………………………..

Kjo parodi e treguar si më lartë, vërtetë më ndodhi këto ditë me bashkëshorten time, por, realisht, ishte vetëm një aktrim i qëllimshëm nga unë. Fatlumsisht, ajo menjëherë e kuptoj poentën e kësaj shakaje dhe me ëndje pranoj të jetë pjesë e saj. Por, po të ndodhte vërtetë dhe si shpesh një gjë e tillë në raport tona të përditshme shumëvjeçare bashkëshortore, dyshoj se kjo bashkëjetesë harmonike që aktualisht e kemi, do të qëndronte aq gjatë. Ama, sikur kjo logjikë nuk vlen në politikë. Dhe këtë e pamë të gjithë këto ditë në Parlamentin e Kosovës; në atë konflikt të ashpër verbal në mes të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ministrit të punëve të brendshme, Bajram Rexhepi. Po të njëjtën ditë, gjatë lëshimit të seancës në shenjë proteste nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ka ndodhur edhe një përplasje tjetër mes kryeparlamentarit Krasniqi dhe kryetarit të GP të PDK-së, Adem Grabovci, ku ky i fundit i kishte thënë atij se do të shkarkohet. Gjithë këto sekuenca ne të gjithë i pamë me sytë tanë në ekranet televizive, por çka ndodhi më vonë? Ndonëse ditë më parë kryeparlamentari Krasniqi e ka quajtur ministrin Rexhepi rrugaçë, ai, të nesërmen, gjatë një paraqitje para deputetëve, ka tërhequr fjalën e tij, ndërsa, drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës vlerësojnë se, edhe pse po ndodhin këto gjëra, kjo parti nuk ka përçarje të brendshme dhe se ajo nga debate të këtilla vetëm sa po forcohet. Grabovci, po ashtu në këtë prononcim të tij për medie mohoj se kishte thënë ndonjëherë se do ta kërkoj shkarkimin e kryeparlamentarit?! 
Haj, medet, haj! Edhe këtë leksion të etikës ashiqare hipokrite e mësova nga politikanët dhe politika e jonë ditore, por, sigurisht atë, as në shaka si aktrim (si në shembullin e mësipërm me bashkëshorten time), kurrë nuk do ta aplikoja në jetën e përditshme.
E gjithë kjo maskaradë e cila kohën e fundit po ndodh me disa partitë tona politike, e që dukshëm po na shpërfaq një krizë serioze fraksioniste dhe përçarëse në brendësi të tyre (jo vetëm në PDK), ata po e quajnë si “mbizotërim të një klimë të brendshme demokratike në radhët e tyre, në të cilën kinse kështu po respektohen mendimet e kundërta të anëtarëve të ndryshëm”. Nga ana tjetër, unë këtë gjendje, përsëri në shaka, e kisha krahasuar me atë barsoletë (mesele), për shumë kë të mirënjohur, të Nastradin Hoxhës:Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte dijen hyjnore në frymën e mësimeve të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradin Hoxha kishte vendosur që ta plaçkiste dyqanin e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguronte për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjedhjes ai kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta shihte askush.
Pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, Nastradini (në kohën e caktuar) iu afrua derës së dyqanit të “bakallhanes” së lagjes dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryente drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes në at moment, aty kalon një bashkëqytetar i tij i cili menjëherë e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
– Çfarë bënë kështu në pikë të natës hoxhë?
Nasradini, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
-Hiq! Vetëm po i bie violinës.
– Vërtet? Por, unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote? – e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari?
– Ke plotësisht të drejtë, dashamir. Sepse, sonte ti vizualisht sheh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do t’ia dëgjosh tek nesër – iu gjegj me ironi Nasradini. Hahahah… ”Përralla në shkallë, dukati në ballë”!
Dikur e kisha shkruar një kolumne me një titull sarkazmatik si porosi politikanëve tanë, andaj, me këtë rast, po shohë të arsyeshme që edhe një herë këtu ta përmendi atë: “Fare nuk po më vije keq se permanent po na rreni (gënjeni), por po më vjen inati se po kujtoni që ne vërtet po ju besojmë.
Krejt në fund, ju sugjeroj që sa më shumë ta marrim jetën me shaka, o miq të nderuar! Këtë së paku askush nuk mundet me na ndalu.

…………………………………………………..

Jakup Krasniqi: Ministrat rrugaq ….

Jakup Krasniqi urdhëron largimin e policisë nga Kuvendi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura