ALBERT HABAZAJ: DHJETË SHQIPONJAT E TËRBAÇIT

Vlorë, 2 mars 2017:

 

 

 

 

 

DHJETË SHQIPONJAT E TËRBAÇIT
Vallja – kurorë dafine
për dhjetë shqiponja mali,
dhjetë tufa trëndeline,
lum Tërbaçit, kush ia fali!

 

Janë vajzat e Tërbaçit,
Si shtojzovalle të këngës,
Kënga, kaluar ilaçit,
Flori shpirti, mjalt i zemrës.

 

Për këngën – dy labe zonja,
Nuse si lulet në baçe,
Bashkë me tetë shqiponja,
Porsi dhjetë Miro Tërbaçe.

 

Në këngë porsi thëllëza,
Në valle porsi shqiponja,
Mbushur diell ato rrëza,
Bekim i nënave tona.

*) drejtues artistik i Grupit të Vajzave të Tërbaçit, Vlorë, ALBANIA
Vlorë, e mërkurë, 01. 03. 2017

10 Shqiponjat e Terbacit, oda kenga Himni i Tebacit part 4

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura