ALBIN KURTI – ALTOPARLANTI I ‘OMICRONIT”!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 06. 12. 2021 – Pashtriku 11. 01. 2023
Albin Kurti me frikën rreth variantit “Omicron”, ka shkuar përtej imagjinatës së krye ekspertit të këtij projekti plandemik, Anthony Fauci dhe ‘shkencëtarit’ Eric Feigl-Ding!… Albin Kurti anuloje sa më parë vendimin, 02/46, datë 30.11.2021 me masa diskriminuese për shqiptarët në gjeografinë shqiptare dhe ndaj mërgimtarëve tanë gjithandej nëpër botë, të cilët nuk mund të vijnë lirshëm në Kosovë, si dhe ndale turrin e mbjelljes së frikës me deklarata të tilla publike!
***
Duke parë se gogoli “Omicron” nuk po bënë kërdinë e alarmuar si “variant shqetësues” nga OBSH dhe satelitet e saj nëpër shtetet e botës, eksperti amerikan i PLANdemisë, Anthony Fauci në lajmet e CNN ( euronews, 06.12.2021) deklaron se me “Omicron” nuk ka shenja të përparimit të rëndë të sëmundjes!!!
***
Në anën tjetër, për ta ngritur në rrafshin globalë frikën nga varianti “Omicron”, për të cilin u tha me bujë të madhe, se u “zbulua” në Afrikën e Jugut, më 3 dhjetor 2021, “shkencëtari” i ri i shëndetit publik amerikan, Eric Feigl-Ding (i lindur më 28 mars 1983) në Twitter ka shkruar:
“Varianti #Omicron “shumë i transmetueshëm” po vendos në spital një numër të madh fëmijësh nën moshën 5 vjeç, tha të premten një këshilltar i lartë mjekësor i qeverisë së Afrikës së Jugut. #COVID19″.
Ky lajm sensacional nuk mund të jetë i vërtetë!
Dhe për të demantuar këtë lajm qëllimkeq, në vijim ju ftojë të shikoni një videoinçizim nga Afrika e jugut, ku shihen spitalet boshë, pa pacientë të moshave nën 5 vjeç, por edhe të moshave të rritur:
Klikoni këtu 👇👇👇
https://www.facebook.com/watch/?v=1005741330285953
Klikoni këtu 👇👇👇
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=640535213800820&id=100035330421923
***
Pse “shkencëtari”, Eric Feigl-Ding e ka lansuar lajmin, se gjoja “Omicron” qenka i “rrezikshëm” dhe si i tillë po i hospitalizon edhe fëmijët nën moshën 5 vjeç”?!
Përgjigjia është shumë e thjesht!
Që të futen me një vendim të shpejtë në sistemin e vaksinimit për “COVID19” edhe fëmijët nën moshën 5 vjeç, sepse vendimi për vaksinim nga mosha 5 vjeç e më lartë është në fuqi!!!
***
Ky lajm i “trishtueshëm” u përhapë si murtaja përmes mediave, mjekëve dhe politikanëve, që janë vënë plotësisht në shërbim të kësaj agjende kriminale!
Njëri nga politikanët që përhap frikën se gjoja varianti OMICRON “po shkakton shumë më shumë hospitalizime të fëmijëve sesa variantet e mëhershme, sidomos të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare” është dhe Kryeministri i Kosovës, ALBIN KURTI!
Albin Kurti, (bashkë me ministrin e PFIZER’it, Rifat Latifi) në konferencën e djeshme (5 dhjetor 2021) me gazetarë, duke i prezentuar masat e reja diskriminuese me përmasa të shtetrrethimit, tha se “… ditëve të fundit është shfaqur në Afrikën e Jugut një variant i ri i virusit Corona, i quajtur varianti “Omicron”. Ky variant është përhapur tashmë në të paktën 38 vende të botës, duke përfshirë 18 vende evropiane. Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti.”
Albin Kurti për ta paraqitur këtë gjendje kritike si kërcënim edhe për Kosovën, në vijim thotë:
“Sipas të dhënave paraprake nga Afrika e Jugut, varianti i ri ka gjasë të përhapet mbi dy herë më shpejt sesa varianti Delta, si dhe e rrit dukshëm rrezikun e ri-infektimit të atyre që janë infektuar më përpara nga një variant tjetër i virusit Corona. Por ajo që është më shqetësuese është se varianti Omicron, të paktën deri tash, po shkakton shumë më shumë hospitalizime të fëmijëve sesa variantet e mëhershme, sidomos të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare. Sipas autoriteteve shëndetësore të Afrikës së Jugut, gati të gjithë këta fëmijë, prindërit i kanë pasur të pavaksinuar. Kjo është edhe një dëshmi më tepër, pra, që mjeti ynë më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv.”
Siç vihet në dukje në këtë deklaratë, Albin Kurti me përhapjen e frikës me variantin “Omicron” ka shkuar përtej imagjinatës së krye ekspertit të këtij projekti plandemik, Anthony Fauci dhe ‘shkencëtarit’ Eric Feigl-Ding!
***
Me këtë rast, nga pozita e njeriut të lirë, i bëjë thirrje Albin Kurtit që të anulojë sa më parë, VENDIMIN, 02/46, datë 30.11.2021 me masa diskriminuese për shqiptarët në gjeografinë shqiptare dhe ndaj mërgimtarëve tanë gjithandej nëpër botë, të cilët nuk mund të vijnë lirshëm në Kosovë, si dhe ta ndalë turrin e mbjelljes së frikës me deklarata të tilla publike!
—————–
NJË VENDIM I QEVERISË KURTI ME MASA TË SHTETRRETHIMIT!
/ Nga Sheradin Berisha
***
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10219901632627614&id=1125324528
____________
Shtojcë
Shqetësuese dhe skandaloze!
SI I FUT BILL GATES “ORGANIZMAT GJENETIKISHT TË MODIFIKUAR” NË TRUPIN E FËMIJËVE …?!