ALBIN KURTI DUHET TË HAP KUTINË E PANDORËS DHE TË KËRKOJË NDRYSHIMIN E KUFIJVE …

Urgjentisht

ALBIN KURTI DUHET TË HAP KUTINË E PANDORËS DHE TË KËRKOJË NDRYSHIMIN E KUFIJVE …

Bashkimin e Kosovës Lindore dhe të Iliridës në Maqedoni së bashku me Kosovën në një Federatë shqiptare me Shqipërinë. Vetëm në këtë mënyrë një herë e mirë mund të heqim nga qafa gurin e quajtur SERBI.

Nga Sheradin Berisha, Facebook 31.12.202 – Pashtriku 21.01.2023

Dy ditë më parë (më 29.12.2022) prof. Shemsi Reçica në murin e tij ka shkruar:

“- Derisa Vuçiqit po i lejohet kërkesa për Ahtisarin PLUS;

– Pse Kurtit të mos i lejohet kërkesa për Ahtisarin MINUS!?”

***

Komenti im:

Sheradin Berisha

Prof. Shemsi Reçica , në shikim të parë këto dy krahasime janë realisht logjike, por Ahtisari plus është embrion i Pakos së Ahtisarit, që lindi dhe u zhvillua përmes marrëveshjeve të Brukselit: Thaçi – Daçiq – Eshton (më 19 prill 2013); dhe Mustafa – Vuçiq – Mogherini (më 25 gusht 2015) të cilat u bënë marrëveshje obligative ndërkombëtare. Dhe si të tilla duket që janë të panegociueshme në kuptimin e zhbërjes së tyre! 

Rrjedhimisht Albin Kurti është zënë në kurth dhe nuk ka hapësirë të manovrimit që të çonë drejt anulimit të  marrëveshjeve të Brukselit.

Prandaj ai ose duhet të pranojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, (sepse në këtë pikë jo vetëm që po këmbëngulë Vuçiqi, por edhe SHBA-të dhe BE insistojnë vazhdimisht në këtë drejtim), ose të lëshojë rrugë përmes dorëheqjes nga pozita e kryeministrit.

Në këtë situatë unë shoh një rrugëdalje nga ky kurth. Albin Kurti duhet të hap Kutinë e Pandorës, dhe të kërkojë ndryshimin e kufijve: bashkimin e Kosovës Lindore dhe të Iliridës në Maqedoni së bashku me Kosovën në një Federatë shqiptare me Shqipërinë. Vetëm në këtë mënyrë një herë e mirë mund të heqim nga qafa gurin e quajtur SERBI.

Nëse i referohemi të kaluarës historike, ilirët kanë krijuar disa federata, edhe në mesjetë kemi një histori të tillë, por edhe në shekullin 18 – 19 kemi dy pashallëqe shqiptare në etnikumin shqiptarë: Pashallëkun e Janinës (1787-1822) dhe atë të Shkodrës (1757-1831), dhe për më tepër pas reformave të Tanzimatit (që nisën më 1839 dhe që përfunduan më 1876), etnikumi shqiptar në Perandorinë Osmane u organizua në katër vilajete shqiptare:

– në vilajetin e Shkodrës,

– të Kosovës,

– Janinës dhe

– në atë të Manastirit dhe përfundimisht më 28 nëntor 1912 u shpallë pavarësia e Shqipërisë në tërësinë e etnikumit katërvilajetësh.

Prandaj në rrethanat e sotme mund ta kërkojmë bashkimin e të gjitha këtyre pjesëve (që i përmenda më lartë) në një Federatë Shqiptare. Për mendimin tim kjo është krejtësisht normale, vetëm se kërkohet guxim dhe unitet për ta bërë këtë aspiratë realitet.

Për fund edhe një shembull: Gjermania si komb i ka 16 republika federale, ndërsa SHBA-të i kanë 51 të tilla.

Natën e mire 🤝

______

Ndërkaq ditën e djeshme prof. Milazim Krasniqi, në murin e tij ka shkruar për amnistinë e kriminelëve që plagosën policin, Ekrem Nezirin dhe ata që sulmuan gazetarët dhe institucionet zgjedhore…

Facebook, më 30.12.2022

NUK DO TË DUHEJ TË KISHTE AMNESTI NË VERI PËR KRIMINELËT!

Nga prof.Milazim Krasniqi

Mbas këtij zhvillimi në veri, ku nga qeveria e Kosovës de facto është premtuar amnisti edhe për kriminelët, vendosja e shtetit ligjor në veri është e pamundur. Nuk do të duhej të kishte amnesti për kriminelët që plagosën policin, Ekrem Nezirin dhe ata që sulmuan gazetarët dhe institucionet zgjedhore. Pra, nëse ata nuk ndiqen penalisht, shteti ligjor është i dështuar në këtë rast. Pas këtij akordi problematik, ku u pagua çmim i lartë me krdibilitetin e shtetit për heqjen e barrikagdave, tash na mbeten dy rrugë: ose riintegrimi i veriut me marrëveshje për normalizim, e cila do të ketë një fazë kalimtare me një formë administrimi ndërkombëtar (si rasti me Sllavoninë Lindore, Baranjen dhe Sremin Perëndimor të Kroacisë) ose secesion dhe luftë në një të ardhme. Pse? Sepse në veri tashmë janë legalizuar e veshur me pushtet legal e formal formacionet e armatosura dhe banditët me maska. Poashtu atje dominon partia që dirigjohet nga Beogradi (Srpska lista) e cila e fiton dhe e abuzon pushtetin lokal e qendror si të don vetë. Fatkeqësisht, u nis për zbatimin e vendimit për targat (RKS) e u bitis me legalizimin e terrorizmit.

***

Komenti im:

Sheradin Berisha

Prof. Milazim Krasniqi, kjo amnisti po ndodhë për herë të dytë! Amnistia e parë ka ndodhur në verën e vitit 2013, kur të gjitha strukturat kriminale serbe, duke filluar nga rojat e urës, pastaj strukturat e MUP-it, operativcat e BIA-s dhe jo vetëm, që kishin vepruar në veri nga paslufta e deri në vitin 2013, në aspektin politik krijuan “listën serbe” e cila mori pushtetin lokal në 10 komunat etnike serbe, i ‘fitoj’ 10 vende të rezervuara të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, postet ministrore në qeverinë e Kosovës, në aspektin e sigurisë u “integruan” në policinë e Kosovës dhe në AKI, ndërkaq në aspektin e drejtësisë u “integruan” në gjyqsinë dhe prokurorinë e Kosovës. Dhe pas nëntë viteve (2013 – 2022), po të njëjtat struktura të “integruara” brenda sistemit të Ahtisarit, u larguan nga sistemi për t’iu rikthyer zanatit të vjetër, me barikadimin e rrugëve dhe formave të tjera kriminale! Kjo është e vërteta! Klm 🤝

***

Milazim Krasniqi

Ashtu është, Sheradin. Me presion atëhere, me presion tash. Keq shumë.

***

Parim Kosova

E saktë! Mendja e penda ju lumtë Milazim e Sheradin!

———–

SHTOJCË

Nëse imponohet me presion ZAJEDNICA:

TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Edhe këtu

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221619160164729&id=1125324528

***

REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE …

________________________

SERWER: DORËZIMI PARA KRIMINELËVE NË VERI DO TË KISHTE PASOJA KATASTROFIKE PËR KOSOVËN!

————–

HILL: MË VJEN KEQ PËR BOMBARDIMIN E SERBISË NË VITIN 1999. DO TË JEMI SËRISH ALEATË! (VIDEO)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura