PËRPARIM DEMI: REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË KATËR AMBASADORËVE NË PRISHTINË, POSTUAR NË FAQEN E AMBASADËS SË BE’së NË KOSOVË

Bukuresht, 01. 12. 2015: Jo zotërinj ambasadorë, s’keni fare të drejtë, po gaboni rëndë. Ju po ndiqni interesat dhe piksynimet tuaja. Demostrata nga paqësore u kthye e dhunshme nga ana e policisë. Ju jeni përgjegjës për këtë situatë, pasi konflikti është pasojë e presionit tuaj ndaj qeverisë për të plotësuar pretendimet serbe. Qeveria e Isës është fajtore pasi iu nënshtrua diktatit tuaj, dhe ky ishte një akt tradhëtie ndaj interesave tona kombëtare.
Ju zotërinj nuk doni të kuptoni se në këto treva jeton një popull që ka një shekull që lufton për liri, por fatkeqësisht ju i keni sytë vetëm për 5 %, të pakicës serbe, të cilës nuk dini se çfarë privilegjësh ti bëni. Juve nuk ju shqetëson varfërimi i shqipetarëve, eksodi i tyre, padrejtësitë që i bëhen, këto gjera nuk ju interesojnë, ju keni të tjera plane. Mos kujtoni se nuk ju njohim dhe nuk ju kuptojmë, mos na merrni si të pa ditur dhe se mund të na thoni çfarë t’ju vijë për mbarë, me atë gjuhën tuaj diplomatike.
Ne dimë ti përkthejmë mirë këto deklarata tuaja, pasi ju njohim, pasi i kemi hequr në kurriz rezultatet e vendimeve tuaja. Mos harroni se ju na ndatë në copa dhe na hodhët në gropën e genocideve si kufoma pa vlerë. Dikur ju donit ta zhduknit këtë komb, të cilit tani doni ti jepni këshilla.
Juve su shkon ndërmend të kërkoni falje dhe të ndreqni gabimet tuaja, përkundrazi vazhdoni këtë politikë shqiptarofobe, duke favorizuar edhe njëherë Serbinë në dëm të popullit shqipetar.
Ju lutem mos na jepni këshilla më, mos na bëni vlerësime, pasi na iritoni edhe me tëper. Na lini në hallin tonë se i zgjidhim vetë problemet tona. Kjo qeveri që po ju shërben nuk ka jetë më, kini durim të vijë qeveria e re, e cila do jua japë përgjigjen për shumë gjëra të ndodhura. Ҫështja e integrimit që po e përdorni si karotë mund të presi sa të bëjmë dhe ne detyrat tona, bashkimin kombëtar, pastaj flasim, do hyjmë apo jo në federatën tuaj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura