ALEANCA GREKO – SERBE NЁ KRIMIN E GJENOCIDIT NЁ BeH

Aleanca Greko-serbe në krimin e gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë

Nga Adnan Qaka, Pejë – më 2 shtator 2026

E formuar në mars të vitit 1995, me kërkesë të kriminelit serb  gjeneralit Ratko Mlladiq, “Garda e vullnetarëve grekë”, shenja dalluese e së cilës ishte një shqiponjë dykrenore në një sfond të zi, shumë shpejt u shndërrua në një njësi të rregullt luftimi. Në shtator të vitit 1995, katër prej anëtarëve të saj u dekoruan me medaljen “Shqiponja e Bardhë” nga Radovan Karaxhiq.  Njëqind grekë gjithsej luftuan bashkë me serbët dhe kampi i tyre kryesor gjendej në Vlasenicë, në rrethinat e Tuzlës. Trupat ishin tërësisht të integruara në ushtrinë e serbëve të Bosnjës dhe komandoheshin nga një oficer serb. Kur gazeta Ethnos botoi një shkrim për siç e quante ajo “çastet heroike” të grekëve, të kryera në Srebrenicë e gjetkë, në gusht të vitit 1995.

Aty thuhej se Këta grekë luftonin jo për para,  ajo çfarë i ndillte drejt fushave të luftimit ishte feja e përbashkët ortodokse. Këtë e thonin vetë grekët që luftonin në Bosnje. Ata thonin: “Ne jemi dhe duhet të ndihmojmë vëllezërit tonë serbë kundër muslimanëve. ”Kisha Ortodokse greke gjendet përkrah popullit ortodoks serb”, deklaroi kryepeshkopi Serafim në maj të vitit 1993. Një vit më vonë, kur askush nuk vinte më në dyshim faktin që serbët po kryenin krimin e gjenocidit mbi boshnjakët në Bosnje, udhëheqësi i Kishës Ortodokse ua përsëriti të gjithë anëtarëve të grigjës së tij mbështetjen e pakushtëzuar për vëllezërit ortodoksë: “Greqia lypset ta ketë kurdoherë parasysh se aleati ynë natyror është Serbia.” Ai shkonte më tej duke argumentuar se historia e kombit, tradita dhe lidhjet me Serbinë janë ato që përcaktojnë politikën e jashtme të Greqisë, madje edhe në ato raste kur kjo gjë binte ndesh me politikën e aleatëve europianë të Greqisë.

Kisha Ortodokse greke jo vetëm që nuk i kritikoi krimin e gjenocidit serb ndaj boshnjakëve, por disa herë gjatë luftës në Bosnje klerikët e saj udhëtonin rregullisht në Bosnjën e shkatërruar nga luftimet për t’u mbajtur me motiv shpirtëror ushtarëve serbë, si dhe për të kryer shërbesa kishtare bashkë me priftërinj serbë, në prani të oficerëve serbë. Një fakt interesant është kur Karaxhiqi shkon në Greqi dhe u takua me kreun e Kishës Ortodokse greke, Serafim. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse greke, Serafim, ishte shumë i entuziazmuar në takimin që ia bëri në Greqi krimineli Karaxhiq. Në një çast gjatë takimit, Karaxhiqi u qas t’i puthë dorën kryepeshkopit, por ky i fundit e zmbrapsi me ëmbëlsi duke i thënë: “Jam unë që duhet të të puth këmbët!” Karaxhiqi ishte takuar edhe me ish-kryeministrin grek Aleksander Papandreun, që e çmonte tej mase Karaxhiqin dhe e kishte mik të ngushtë Millosheviqin. Gjatë luftës në Bosnje, politika greke, si dhe mediat greke, të gjitha ishin në krah të Serbisë dhe dezinformonin masivisht për atë çfarë po ndodhte në Bosnje, duke bërë akuza pa bazë ndaj boshnjakëve dhe duke mos akuzuar fare serbët për krimin e gjenocidit që po e shkaktonin, por mbronin Serbinë dhe serbët e Bosnjës fuqishëm.

Në një raport të vitit 2002 të Qeverisë hollandeze, paqeruajtësit e së cilës ishin kritikuar ashpër për mosveprimin dhe lejimin e krimit të gjenocidit në Srebrenicë, thuhet se kjo njësia e vullnetarëve grekë ka ngritur flamurin grek në ketë qytet, pas marrjes së tij nga serbët e Bosnjës. Në raport thuhet se ka video që dëshmojë se serbëve të Bosnjës, Greqia i ka dërguar anije më armë, në kundërshtim me sanksionet e kohës.

 Më 1996, gjenerali kriminel serb Mlladiq i tha gazetarit Theodoros Rusopullos se, në rast të një lufte midis Greqisë e Turqisë, Greqia të kishte besim se “50.000 serbë do të rreshtohen menjëherë përkrah saj”. Me të njëjtat fjalë do të shprehej krimineli Radovan Karaxhiq para delegacionit grek që do të vizitonte Palen: “Serbët do të luftojnë përkrah grekëve, në qoftë se këtyre të fundit do t’u duhet të përballen me një sulm turk.”  Kurse krimineli Arkan kishte thënë: “Ne do të organizojmë bashkimin e të gjithë popujve ortodoksë. Jo vetëm Serbia kërcënohet nga Turqia, por edhe Greqia.” (Shih librin, Takis Mihas, Aleanca e Shenjtë, Greqia dhe Serbia e Millosheviqit, shtëpia botuese 55, Tiranë, 2006, f. 63.) “Garda e vullnetarëve grekë”, siç e kishin pohuar vetë, hapur e madje me krenari, se luftëtarët e saj morën pjesë në krimin e gjenocidit serb ndaj civilëve boshnjakë në Srebrenicë. Në dhjetor të vitit 1994, Sllobodan Millosheviqi hodhi propozimin që Greqia dhe Serbia të formonin një federatë Greko-Serbe.

Konstantinos Micotaqis (Demokracia e Re) dhe Andreas Papandreu (PASOK), mbanin lidhje të ngushta me regjimin e kriminelit Slobodan Millosheviçit, dhe se dërguan armë dhe mallra në Serbi dhe Malin e Zi, duke shkelur embargon e OKB-së të vitit 1992. Për më tepër, Greqia ishte i vetmi vend i BE-së që votoi kundër sulmeve ajrore të NATO-s ndaj pozicioneve serbe në vitin 1994, dhe refuzoi të dërgonte trupa në misionin paqeruajtës të OKB-së në Bosnje. Kur Millosheviçi vizitoi Athinën në dhjetorin e vitit 1994, Papandreu shprehu mbështetjen e tij për pretendimet e Beogradit në Bosnje. Natyrisht, edhe media greke e mbështeste me zell Serbinë në atë periudhë. Kur ndodhi krimi i  gjenocidit serb në Srebrenicë, gazeta “To Ethnos” kremtoi fitoren e serbëve dhe falënderoi vullnetarët grekë për pjesëmarrjen e tyre. “Flamujt e Serbisë, Greqisë dhe të Bizantit, janë duke u valëvitur pranë njëri-tjetrit” – shkruante ajo më 13 korrik 1995.

 Kjo nuk ishte thjesht një afërsi politike, fetare apo historike, por një mbështetje që në periudha vendimtare mori forma politike, ekonomike dhe logjistike për regjimin e Millosheviçit, pikërisht atëherë kur Serbia po zhvillonte luftëra dhe fushata të përgjakshme në Bosnje dhe Kroaci. Gjatë luftës në Bosnje dhe veçanërisht gjatë gjenocidit të kryer nga forcat e armatosura serbe ndaj boshnjakëve, kjo afërsi me Beogradin nuk u zhduk, por u shfaq në qëndrime politike, në simpati të hapur dhe edhe në pjesëmarrje vullnetare greke në anën serbe. Po ashtu, gjatë viteve 90-ta pavarësisht embargos ndërkombëtare ndaj Jugosllavisë së mbetur, nafta nga Greqia u dërgua drejt Serbisë përmes Maqedonisë së atëhershme, duke i siguruar regjimit të Millosheviçit një burim jetik për makinerinë e tij shtetërore dhe ushtarake.

Në vitin 1999, raportime të kohës e përshkruanin një kompani greke si furnizues të rëndësishëm të naftës për Serbinë. Dhe kjo mbështetje nuk u ndal as kur regjimi i Millosheviçit e ktheu të gjithë aparatin e tij represiv kundër shqiptarëve të Kosovës.

 Gjatë viteve 1998–1999, ndërsa forcat e armatosura serbe kryenin vrasje, dëbime masive,  dhe krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, në Greqi vazhdonte një qëndrim dukshëm pro-serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s. Pra, gjatë krimit të  gjenocidit në Bosnje ndaj boshnjakëve dhe gjatë krimit të gjenocidit  të shtetit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, kjo marrëdhënie nuk mund të paraqitet si një “neutralitet” apo thjesht si një miqësi historike mes dy popujve.

 Në momentet kur viktimat kishin nevojë për solidaritet dhe kur regjimi i Millosheviçit duhej të izolohej ndërkombëtarisht,  shumica e establishmentit politik, ekonomik dhe mediatik grek qëndroi në anën e Beogradit. Kjo afërsi u shfaq në mbështetje politike, në kundërshtim ndaj veprimeve ndërkombëtare kundër Serbisë, në furnizime që ndihmonin ekonominë dhe kapacitetet e saj gjatë luftërave, përfshirë naftën, si dhe në mbështetje publike e madje pjesëmarrje vullnetare në anën serbe.

Prandaj, historia e marrëdhënieve greko-serbe gjatë viteve 90-ta nuk mund të zbukurohet me fjalë si “miqësi tradicionale”.

Ajo duhet parë edhe përmes faktit se, ndërsa boshnjakët po përballeshin me krimin e gjenocid në Bosnje dhe shqiptarët e Kosovës me krimin e gjenocidit serb nga forcat e armatosura serbe, në Athinë dhe në segmente të rëndësishme të shoqërisë greke vazhdonte mbështetja për Serbinë dhe për regjimin që ishte përgjegjës për këtë krim të gjenocidit.

——————-

Greqia ndihmojë serbët, vidio interesante e vitit 1995, gazetarë dhe deputetë të Greqisë mbështesin masakrat, gjenocidin serb në Bosnjë.

Ο Ratko Mladic στο MEGA: Αλλα κόλπα: Βλάσης Μπονάτσος, Zvonko Bajagic και Αλ. Λυκουρέζος, 11/12/1995     

https://www.youtube.com/watch?v=UhvpFG01GrY


ZINXHIRI KOMANDUES I SHTETIT SERB NЁ KRIMIN E GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARЁVE NЁ KOSOVЁ      

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura