ALFRED CAKO: ҪFARË SKENARI MUND TË LUAJË CIA ME MUXHAHEDINËT NË BALLKAN?! / FOTO +VIDEO/

Tiranë, 07. 03. 2016: Ne kete koment do analizojme shkurt, per info, (A) disa piketa historike mbi islamin dhe, se dyti, (B) rolin e muxhahidineve ne Ballkan, pasi te dyja lidhen me njera-tjetren.
(A) – Dihet se qe me viziten e pare te Sekretares se Shtetit, Znj. Clinton me 2013, z.S.Berisha, Kryeministri i vendit, u pranua ne gjysem okultizem vendimi per te strehuar rreth 300 muxhahidine iraniane. Dihet se keta ne shumice jane ose perse nga minoranca religjioze e suniteve me origjine nga shteti politik i Iranit te sotem me shumice absolute shiite (pasuese e Imam Aliut), ose nje pakice mund te jene edhe minorance etnike dhe religjioze, kryesisht nga zona e juglindjes se Iranit te sotem, por te lidhur nga feja dhe historia e luftes politike kunder pushtetit te ajatollaheve te Iranit. Ajo qe duhet te theksojme eshte fakti se 80% e burimeve te naftes ne LM ndodhen ne territoret e banuara me shumice nga shiitet autoktone ne territoret e Iranit, jugut te Irakut deri ne kufi me Kuvajtin, Sirise (kryesisht asaj perendimore bregdetare rreth Latakias dhe Taursusit), Libani juglindor, pjese te Arabise Saudite ne buze te Gjirit Persik, Jemieni ne cepin jugperendimor te Gadishullit Arabik, etj. LM eshte nje territor qe lidh Euro-Azine me Afriken. Ne gjeopolitiken tradicionale te shpallur nga Halford Mackinder (se bashku me gjeneralin gjerman Karl Haushofer bashkautori i fshehte i Mein Kampf ne burg me A.Hitlerin dhe mesuesi i gjeopolitikes se tij), babai i historise gjeografike, ish rektor i LSE se Londres (nga ka dale edhe Xh.Sorros, shkolle e themeluar nga fabianistet Beatrice & Sidney Web) thuhet se kush zoteron Evropen Lindore zoteron Tokezemren (heartland-in), kush zoteron Tokezemren zoteron Ishullin e Botes, dmth EuroAzine+LM+Afriken, ku jane burimet me te medha natyrore te fuqise. Duhet theksuar se LM, e ngjashme me dy cizme qe shkelmojne njera tjetren, te ndara nga Gjiri Persik, me shume dallohen se: cizmja ne jug perendim dominohet nga sunitet (perjashto territorin e Jemenit dhe disa teritore te Arabise Saudite ne kufi me te), ndersa cizmja ne veri-lindje dominohet nga raca indoevropiane shiite me dominim pers. Ne rajon banojne edhe raca e grupe te tjera besimi te grumbulluara ne zona te vogla brenda ketyre 2 teritoreve te medha, si te krishteret, cifutet, druzet, zoroastranianet, etj.

Dihet se historia e percarjes mes shiiave dhe suniteve fillon pas vdekjes se Profetit Muhamet me 632 Ps.Eres Sone kur drejtuesit e Kalifatit Arab filluan te diskutonin principin se kush mund te ishte pasardhes i Profetit si Kalifi i dyte: do te ishte nje pasues nga gjaku i tij (shiitet) apo nga ata qe ndiqnin rrugen e tij (sunitet). Familjaret e Muhametit kerkonin te linin si pasardhes te Profetit Khalif Aliun, kushuririn e tij te pare dhe dhendrin e tij (ky ishte i martuar me Fatimen, motren e Muhamedit), por 5 keshilltaret qe mernin vendime ne Meke vendosen per Abu Bekrin, vjehrin e tij i cili sundoi 2 vjet deri sa u helmua me oriz. Pas tij erdhen dy khalife te tjere: Omeri i cili i kishte dhene bije Hafsane per grua Profetit dhe i treti ishte Otmani, dhendri i dyfishte i Muhamedit; te dy keta te fundit u vrane nga rebelimet e ndryshme. Per Otmanin u akuzua djali i Abu Bekrit dhe djali i Imam Aliut; ky i fundit u zgjodh pas kesaj ne mes te nje situate te tensionuar dhe ne vitin 662 ky u vra ne Kufa; me pas, ne betejen e Qerbelase kynder Mekes dhe Medines, u vrane rreth 72 te afert ne gjak te Khalif Ali Talibit, midis tyre djali i tij Huseini qe eshte Imami i trete mes 12 imameve qe mendohet prej besimtareve shiia se do te ringjallen pasi te vije ‘Mesia’ i tyre, Imam Mehdiu (varianti i cifuteve dhe Krishtit). Gjithsesi, duhet thene se Irani i sotem dhe gjithe teritoret me shiite ne LM, kane qene banuar nga sunite, te cilet vendosen pushtetin e tyre pas Qerbelase, deri ne vendosjen e perandorise turko-azere te Safaviteve ne keto teritore ne vitin 1500, cka filloi edhe ndarjen e madhe, e cila shfrytezohet sot per pushtet mes paleve dhe sundim te rajonit, ndarje e cila fryhet edhe nga fuqite e huaja perendimore te cilat me parimin perca e sundo, kerkojne te risin fitimet e tyre ne lidhje me naften dhe gazin. Ne kete kuptim, jane shfrytezuar edhe muxhahedinet kunder Iranit, te cilet luajten rol gjate permbysjes se Shahur me 1978 (keto ngjarje jane shpjeguar mire ne gjuhen shqipe tek libri i Helga’SSecrets – “60 vjet histori nga LM” me autor Kryetarin e shoqates SHBA-Iran ne SHBA, pedagogu iranian ne Jale University, Trita
Parsi https://www.facebook.com/photo.php?fbid=666388166727248&set=gm.10151707035866205&type=3&theater) por qe u goditen nga ajatollahet qe sot drejtojne Iranin. Tashme keto gjera dihen nga ata qe kane pasur interes te njohin historine e diplomacine ne zonen e LM. Fakt eshte se Perendimi armiqesine me te madhe e ka me shiitet kurse me sunitet dominues rreth e rrotull rajonit, jane alete te perendimit per te mposhtur shiitet, si turqit dhe arabet, etj. Ka dy vatra te medha te nxehta qe luftohet nga keto pale: zona e Shamit dhe ne Jemen. Duhet thene se ne Arabine Saudite, te dominuar nga vehabistet e vendosur ne shumice rreth Riadit, shtypen hapur shiiat, ndersa Irani perpiqet te jete me tolerant me pakicat e tjera, per te mos i lene shkak Izraelit e perendimit qe te fillojne acarimet e nxehta me te, pjese e te cilave jane edhe muxhahidinet te cilet kane qene te stervitur nga rregjimi i Sadamit pas Luftes 9 vjecare me Iranin. Dihet se shiiat, te gjendur mes Shilles dhe Karibdes (suinjve dhe Big Brotherit – Izrael-Britani-SHBA), vitet e fundit pas forcimit dhe daljes se Rusise putiniane ne rolin e saj si superfuqi boterore, e kane shfrytezuar kete te fundit per te lidhur nje aleance qe krijon de facto dy blloqe me potenciale berthamore qe mund ta cojne njerezimin drejt nje katastrofe te pergjithshme per hegjemoni. Po keshtu, me shiiat duket se mund te rreshtohen hapur edhe Franca me Kinen.

***
(B) Ndersa me lart shpjeguam historine ne momentet e percarjes mes dy fraksioneve te medha ne LM, ketu do perpiqemi te shpjegojme se cili mund te jete plani i fshehte i ardhjes se muxhahidineve ne dy kampe ne Shqiperi, pas pranimit te rreth 4 mije sosh (sigurisht qe ketu do hyjne e do dalin te gjithe ata jo muxhahedine qe i sjell CIA), prej qeverise shqiptare ne takimin me Sekretarin aktual te Shtetit, J.Kerry para disa javesh ne Tirane.
Kur S.Huntingtoni shkroi librin e tij Perplasja e qyteterimeve, theksin e ndarjes qyteterimore ai e vendoste jo tek racat dhe etnite por tek besimi fetar. Duket se ata qe lozin guret, regjisoret e Big Brotherit, i shfrytezojne keto ndarje religjioze ne menyra te ndryshme: ata lidhen me sektin suni kunder shiiave dhe me muslimanet e Ballkanit kunder qyteterimit te krishtere ortodoks te shperndare ne disa shtete te saj, i cili ka lidhje shpirterore te hapura me Mosken. Megjithese Britania, gjermanet dhe cifutet kane ndihmuar pavarsine e Greqise dhe e kane zhvilluar ate ekonomikisht pas L.II.Boterore si aleate te saj, Greqia duket se lidhja shpirterore me Mosken, ja domininon interesin ekonomik prej disa vitesh, qe duket kur hierarket e larte te Washingtonit dhe Londres jane pritur me keq se ne LM.
Kjo ka bere qe, me sa duket, strategjistet e Georgetown te cojne ne skrivanite e disa presidenteve te fundit te SHBA nje plan te tille ku duhet te krijohet ajo qe quhet ‘Hark-shigjeta muslimane ballkanike dhe Shqiperia e Madhe” e cila fillon nga Bosnja Veri-Perendimore, zbret ne Kosove duke u lidhur nga teritoret e krahines se Sanxhakut (pjesa jug perendimore e Serbise se sotme e banuar nga serbisht-foles muslimane suni), Maqedonine perendimore, Greqine veri perendimore e deri ne Gjirin e Ambrakise dhe qytetin shqiptar te Prevezes. Nese shihet ne harte, kjo duket si forma e nje harku shigjete dhe eshte nje nga tre kater varjantet e riformesimit te Ballkanit e qe mund te quhet shteti federal i Latinise (jane ne shumice muslimane qe shkruajne me germa latine). Keshtu, ne rastin me te keq per perendimin, izolohet ne veri te Bosnjes Republica Srpska mes ketij shteti dhe Kroacise katolike pro perendimore. Ardhja e ‘muxhahidineve’ ne juglindje te Shqiperise eshte sikur te afrohet flaka afer fucise se barutit. Pra ata mund ta ndezin kete rajon dhe jo me kot jane vendosur ne zonen e Devollit dhe te Gjirokastres (ketu ata mund te konfliktohen edhe me dropullitet, edhe me bektashinjte e kesaj zone si dege e shiizmit, pasi dihet se suninjte e radikalizuar i quajne si heretike gjithe shiiat, pavarsisht nga kujdesi i sherbimeve sekrete qe kjo e dyta te mos ndodhe ne Gjirokaster).
Ne disa shekuj, bektashinjte kane qene ortodokse te fshehte dhe kane shkuar mire me vellezerit e tyre ortodokse ne race dhe fe dhe ka gjasa, pavarsisht prej patriotizmit te tyre, qe ata te mos jene shume aktive ne kete sipermarje. Fitili do te ndizet nga aktiviteti i muxhahidineve dhe suninjve shqiptare, kryesisht te Maqedonise dhe Kosoves, te radikalizuar nga CIA ne luften kunder Asadit ne Irak dhe Siri, si edhe ish luftetareve te UCK qe tash jane akoma te rinj shume syresh. Jo me kot disa deklarime qe flasin per sketerren qe e pret Ballkanin nga Islami, te disa prej ketyre agjenteve pa fushpamje te madhe te planeve te CIA-s, nga fronti ose nga fronte te sajuara ne studio, jane dhene me pompe e si ne menyre tallese nga TV-te shqiptare, qe manipulohen lehtesisht nga Agjensite nderkombetare te shtypit te komanduara nga sherbimet sekrete te BB.
Pas sistemimit te muxhahidineve do te filloje bashkepunimi i tyre me shqiptaret e radikalizuar ne Siri. Ndoshta kulmi i acarimit ne skenar mund te jete kur Gjykatat nderkombetare do te japin vendim per kthimin e cameve ne tokat e tyre historike nga u debuan me force, sidomos pas urdherit te fshethte te MI6 britanike tek N.Zerva ne vitin 1944-’45, per ta kontrolluar me lehte nje Greqi pa shqiptaret came, pasi shteti ame e Kosova do te ishin te komanduara nga Moska. Ndoshta Greqia, si pjese e skenarit ose e vertet e acaruar nga presioni i publikut qe se kupton rrezikun, nuk do e pranoje kete verdikt te gjykatave nderkombetare dhe atehere do filloje krijimi i UCC – Ushtria Clirimtare e Camerise, per ta realizuar ne terren kete gje; ne kete skenar ka nevoje per nje destabilizim te ngjashem me ’97 ne Tirane, destabilizim te cilit do ti behet shume reklame ne mediat nderkombetare per te ndaluar Greqine te reagoje ushtarakisht kunder nje shteti ne gjysem anarki, i ruajtur si protektorat nderkombetar dhe vend i NATO-s. Situata ne Jug e Jug lindje, ne keto momente, do te jete e ngjashme me veriun e Shqiperise me -98-99 kur Miloshevici nuk lejohej te nderhynte ushtarakisht ndaj nje shteti ne anarki qe po armatoste me arme ‘rebelet’ shqiptare.
Teritoret qe mund te shkretohen si ne Alepon e sotme mund te jene qytetet e Epirit te jugut ne Greqi, ne gjithe Thesprotine e deri ne kufi me Thesaline e Maqedonine historike, deri ne Veria e Ptolemaidhe si edhe ne gjithe teritoret e Maqedonise ku do luftojne shqiptaret e maqedonasit ortodokse. Sigurisht qe ne Siri do jete vendosur si kusht paqja dhe luftetaret e saj sunite do perdoren si mercenare me pas ne kete lufte per ‘xhihad’ kunder te krishtereve te Ballkanit qe kane frustuar pas renies se Portes Osmane, muslimanet. Te gjithe aktoret do komandohen si gurre shahu nga BB dhe do i sherbejne atij. Rusia qe ka si precedence LM nuk do futet ne nje vater tjeter, aq me shume qe pritet qe ekonomia e saj te rrezohet shume shpejt nga ulja e cmimit te naftes ne bursa, poshte kostos. Ne fakt, teritoret e luftes do te kene masakra si hakmarje ndaj Putinit per marjen e Krimese dhe luften e tij te fshehte ndaj protestanteve ukrahinas dhe Gjeorgjise, disa vite me pare. Dihet se perendimi lufton per izolimin e Rusise nga sa me shume vije detare dhe aleatet ortodokse nuk do te kene asfare qasje ne Adriatik dhe Jon.
Ne keto dy tre luftra rajonale, per mosperhapje te saj, do synohet te mbahet larg Shqiperia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia, ne fazen e pare dhe pasi te jene sheshuar punet ne keto dy shtete – Greqi e Maqedoni, do filloje i njejti avaz me Sanxhakun serb dhe Vojvodinen, dy krahina te cilat do t’i shkeputen Serbise, e cila prej dy shekujsh rri ne mes te dy karrigeve, te lindjes e perendimit, duke ja zene koqet perfundimisht ne mes. Sigurisht qe edhe qytetet e Lugines se Presheves do bashkohen me shtetin e ri musliman te fuqishem ne rajon, te mbeshtetur nga planet e Elites per vendosjen e nje Qeverie Boterore brenda 40-50 vjeteve te ardhshem. Elita ka bere planin qe ta falimentoje Rusine e kuqe me rastin e 100 vjetorit me 2017. Per Malin e Zi dhe per Maqedonine perendimore ka dy alternativa. Nese edhe M.Zi e MP do futen nen kete shtet me shumice muslimane, ai mund te quhet Aleksandria, nese M.Zi do te jete i pavarur, ai do perdoret si porte kontrabandimi ne Adriatik dhe MP mund ti bashkohet Bullgarise si qershi mbi torte per mosnderhyrje gjate luftes. Gjithe keto ngjarje kerkojne nje Shqiperi ne gjysem anarshi politike sa te ndizet lufta dhe gjate kesaj kohe, e majta me dominim ortodoks ne krye te saj, do te jete ne pushtet, nga frika se mos ortodokset shqiptare mund te dalin kunder ketyre planeve per te mbetur edhe minorance religjioze edhe etnike, brenda nje shteti jo edhe aq te bazuar mbi parimet ateiste. Kjo ka qene arsyeja se perse Xh.Bejkeri me ’91 hyri per here te pare ne Xhamine e Et’hem beut dhe Xh.Bush junior deklaroi nga Washingtoni para vizites se tij ne Tirane se ‘Shqiperia eshte nje shtet musliman’!!!
Te gjitha keto jane hipoteza dhe skenare gjeostrategjik.
Fatkeqesisht, ne Shqiperi asnje gje nuk kuptojne shumica dermuese e popullsise nga gjeopolitika por vetem genjehen nga fasada e saj, diplomacia. Keto s’do te ndodhin sa hap e mbyll syte por per nje 10-15 vjecar deri sa te krijohet Latinia ose Alexandria.

……………………………………………………………………

(Ilustrimet janë të editorit sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura