ALFRED CAKO: POZITA & ҪADRA E OPOZITËS NJË DESTABILITET I KONTROLLUAR, SENATORI McCAIN DHE KONGRESI BOTËROR I MUXHAHEDINËVE NË TIRANË (PRILL 2017)

Tiranë, 5 maj 2017: Që Ҫadra ka patur frymëzimin e CIA-s dyshoja, por tash jam bindur dalëngadalë. Ndoshta Qeveria, opozita e Ҫadrës, BE me përfaqesuesen Vllahutin, ndoshta deri diku edhe ambasada e USA dhe zoti Lu, janë të gjithë pjesë të puzzell-it propagandistik të “Destabilitetit të shtetit shqiptar” të skicuar nga CIA, Permindex, Mosad, MI6. Ky Destabilitet i Shqipërisë do të propogandohej me pohe e buje në mediat perëndimore për të shfajësuar Qeverinë shqiptare ‘inegzistente’ për organizimin në Tiranë të Kongresit botëror të muxhahidineve kundër regjimit në Iran, njëlloj siç ndodhi me alibinë e “Qeverisë inegzistente” në Tiranë me ’97 kur furnizohej UCK në Kosovë me armë të lehta. Atebotë Milosheviçit që nuk mund të ankohej për “Tiranën zyrtare” i thanë të arrestonte kontrabandistët e armëve si individë, por jo ti shpallte luftë Shqiperisë pa shtet!!!!
Ardhja e McCain përkoi dy ditët e Kongresit supersekret botëror të muxhahidinëve në Tiranë, ku aeroplanët me delegatë nuk janë regjistruar në sistemin Tim dhe nuk ka thuajse fare foto, me përjashtim të fotove të shërbimeve sekrete. Duket se gjithë këtë operacion me synime afatmesme dhe afatgjata e kanë drejtuar dhe montuar në pjesë, Cia, Mosadi, MI6, por mund të jenë përfshirë edhe shërbimet e inteligjencës së Arabisë Saudite, Rusisë, Turqisë dhe sigurisht ato të Iranit, të cilat në kushte normale stabiliteti do akuzonin Shqipërinë si shtet terrorist.

Ky kongres dhe gjithe aktiviteti subversiv i muxhahidinëve me eksperiencë të madhe në luftra mund të përdoret si detonator në axhendën ballkanike, sidomos në Maqedoni e Greqi mbi principet e xhihadit ‘për mbrojtjen e vëllezërve muslimanë shqiptarë’, ashtu edhe kundër shiitëve të Asadit, Libanit, Iranit, Jemenit, etj., ne Lindjen e Mesme (LM) ku nga shërbimet inteligjente që përmendëm synohet të krijohet Izraeli i Madh dhe dëbimi i Rusise nga LM.
Sigurisht që destabiliteti i kontrolluar i Shqipërisë nuk do zgjatë shumë dhe Ҫadra tash do çmontohet dhe PD sigurisht që do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi Ҫadra e mbaroi misionin. Dhe pastaj PS dhe PD do jetojnë përsëri të lumtura, si në përallë; Edi Rama me ‘Republiken e Vjetër’ do qeverisë edhe 4 vjet të tjera edhe për këtë shërbim që i bëri kauzes sioniste në LM, pa e kuptuar as vetë mirë se ç’po ndodh, pasi tash këto fije i mbajnë të tjerë regjisorë.
Por edhe populli do jetojë i ‘lumtur’ kur ta shikojë sërish politikën të bashkuar në Kuvend, duke e parë Ҫadrën si majën e ajsbergut të prill -majit 2017, pa ditur se çfarë ujrash e mbanin atë sipër dhe ç’kishte poshtë saj. ‘Republika e Vjetër e Ramës dhe ajo e Re e Bashës’ e vunë një tullë në murin për Izraelin e Madh!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura