ALI ASLLANI, SA LIRIK I SHQUAR, AQ DIPLOMAT I ZOTI
Nga Msc. Albert HABAZAJ, Vlorë 13. 11. 2022
Për Ali Asllanin (28.11.1984-20.12.1966) shumë është folur, por pak është thënë. I lindur në Vajzë të Lumit të Vlorës, i rritur në dajor në Meminaj të Trevllazrit, i arsimuar në Janinë e Stamboll, Ai, sa qe një lirik i shquar, ishte një diplomat i zoti. Si duket, qe dërguar në Tokë për t’u bërë një Tempull i Marrëdhënieve Vertikale me ato Horizontale të Shqipërisë së kohës kur jetoi e bëri emër të lartë. Një mjeshtër i madh i komunikimit njerëzor, sa me botën e brendshme, po aq në marrëdhëniet me botën e jashtme. Sa e kemi shijuar ëmbëlsinë mjaltore të lirikave të tij me “Gugu- gugu, guguftu”, “Vidi-vidi pëllumbeshë”, me zonjën Lu, apo satirave me Hanko Hallën, po aq e kemi ndjerë zemërimin e tij të rëndë, dhimbjen e thellë të revoltës shpirtërore dhe protestës hidhërake ndaj padrejtësive sociale që pillnin ata, që “të pabrekë i gjeti dreka/ milionerë i gjeti darka”, nëpërmjet vargjeve pelin të “Hakërrimit” (1942). Xha Aliu ka më shumë se një gjysmë shekulli, pothuaj 60 vjet, që ka ikur tek yjet të na bëjë dritë andej, por ai më duket sikur është sipër nesh e na shikon, na fshikullon e na ndëshkon me hidhërimin e shpirtit të tij që janë Akuza e Drejtësisë shqiptare në Vargje ndaj botës së maskarenjve në kohën e çakejve me aksione, monopole … “Hakërrimi” i xha Aliut është Droni i shpirtit sa poetik, aq njerëzor i Mirësisë ndaj Ligësisë, i Virtytit ndaj Vesit, i cili kontrollon dhe qëllon nëpërmjet vargjeve bërthamore, do të thoja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, Itali e Bullgari apo dhe në vende të tjera, deri në Francën e Volterit (autorit të tij më të dashur).
Ali Asllani më kujton autorët e Antikitetit, që ishin të plotësuar me dije nga shumë fusha, si letërsia, artet, matematika, fizika, astronomia, drejtësia, diplomacia, lufta etj.
Gjykoj se, fakti që në vitet 1930, ai përfaqësoi Shqipërinë në misionet diplomatike jashtë, si konsull në Trieste, apo si ambasador në Sofje e Athinë, e ka ndihmuar poetin atdhetar e diplomat, që, pasi e ka vëzhguar e njohur mirë botën e atjeshme, ndoshta deri në imtësitë e jetës së përditshme po aq sa vendin e tij dhe pasi ka hequr paralele midis mikrobotëve të shteteve ku shërbente me shtetin e tij, i ka krahasuar këto marrëdhënie në laboratorin autorial deri sa na dha Veprën Humane Universale “Hakërrimi” shpatë e mprehtë sa të ketë padrejtësi mbi këtë dhè. Se Ai ishte poliglot, erudit, që zotëronte frëngjishten, italishten, greqishten dhe turqishten, po aq sa shqipen, se qe lartësi intelektuale, qytetare dhe atdhetare, se qe mik i të gjithëve, që nga Gjergj Fishta ynë e Lasgushi, që e donte aq shumë, deri tek novelisti indian Rabindanat Tagora apo klasiku i poezisë greke Kostis Pallamas i himnit olimpik, na duket mbushmendës se pikërisht vizioni i tij tutje, si një diplomat klasi i kthjellët, është një pikë kyçe që “Hakërrimi” ka sa vlera kombëtare, aq ndërkombëtare në luftën e përjetshme dhe të përbotshme të Drejtësisë me Padrejtësinë.
Jo vetëm për faktin se qe i ditur e poet, shtetar e pushtetar, atdhetar, sa romantik e iluminist, aq realist, luftëtar e diplomat, arkitet e quajnë në Vlorë, se ideoi Kullën e Sahatit përballë Postës Qendrore dhe Kullën e Flamurit te Sheshi i Flamurit, në kujtesën sociale ai do të jetë imazh i Dishepullit të Aristokracisë së Lirikës shqiptare dhe diplomacisë sonë të çdokohëshme. Ky është për ne Ali Asllani, poet aristokrat dhe diplomat klasi.
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit tonë:
grekët: 10 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 5.9 milionë
kroatët: 5 milionë
sllovenët: 1.8 milionë
boshnjakët: 2 milionë
bullgarët: 7 milionë
sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
malazezët: 0.25 milionë
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:
hungarezët: 11 milionë
suedezët: 8.5 milionë
norvegjezët: 4.5 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 4.5 milionë
islandezët: 0,3 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1.4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 8 milionë
çekët: 10 milionë
sllovakët: 5 milionë
austriakët: 3.5 milionë
zviceranët: 3 milionë
hollandezët: 3.4 milionë
belgët: 3.5 milionë
luksemburgasit: 0.25 milionë
irlandezët: 5 milionë
skocezët në Britani: 7 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
katalanët në Spanjë: 10 milionë
galicët në Spanjë: 2.8 milionë
baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
portugezët: 10 milionë
Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Pra gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.