TAHIR MURTEZAJ: TURPI ME LISTAT E VETERANËVE!

Lugano, 15. 06. 2015 – Tashmë duket qartazi se edhe procesi i njohjes dhe verifikimit për statusin e veteranit&pjesëtarit të Fondit “Vendlindja Thërret” është deformuar skajshmërisht, nga Komisioni qeveritar! Ky komision në këto lista ka futur “veprimtarë” me dy javë “aktivitet”, por kam bindjen se kur të hapen arkivat e fondit do të pasqyrohet puna e secilit prej nesh, dhe pastaj dikujt do t’i këndohet kënga e turpit!
Kur ja u kam nënshkruar bashkëveprimtarëve të mi aplikacionet,jam zotuar se nëse ndonjërit prej tyre i refuzohet statusi edhe unë do të tërhiqem nga lista. Dhe kjo ndodhi (!) komisioni qeveritar,veprimtarit Ahmet Zenelaj nën nr.24 (i kërkoj paraprakisht falje që po ia përmend emrin) ia ka refuzuar statusin si veteran apo pjesëtar i Fondit “Vendlindja Thërret”. Ndërkohë nga komisioni kam kërkuar sqarime për ecurinë e kësaj çështjeje, por nuk kam marrë përgjigje! Prandaj publikisht kërkoj nga komisioni që ta heq emrin tim nga lista e pjesëtarit të Fondit “V.TH”, nën nr.658. Me këtë rast, ju kërkoj falje të gjithë aktivistëve me të cilët punova së bashku për fuqizimin dhe finansimin e UҪK’së, dhe betohem se kurdoherë që atdheu më thërret do t’i dal zot!

Tahir Murtezaj, Lugano – 15. 06. 2015

Reagimet tjera:
LULËZIM ETEMAJ: LOJA ME STATUSIN E VETERANIT, DENIGRON SERIOZISHT EMRIN DHE LAVDINË E UÇK-së
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4168
***
ISUF SHERIFI: KOMISION, JU KENI VRARË VLERAT E VËRTETA TË LUFTËS ҪLIRIMTARE
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4162

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura