ANDREA DANGLLI: GËRMADHA QË MBAN EMRIN “DRITËRO AGOLLI”!

Tiranë, 04. 02. 2016: U lumturova që në Gjirokastër u ngrit një shtëpi-muze për Kadarenë.E meriton shkrimtari ynë me famë botërore për të dëshmuar një pjesë të jetës, edhe më shumë e meritojnë lexuesit besnikë për të njohur një copës të së shkuarës, të cilën deri më sot e kanë gjetur vetëm mes librave të tij. Tek sa ndiqja kronikat televizive që pasqyronin këtë godinë, në mendje më erdhi një shtëpi tjetër për të cilën është folur pak apo thënë më mirë aspak.
Nuk dua të vendos peshore vlerash mes gjenive të letërsisë shqipe, por zhvillimet në Gjirokastër më ngacmuan duke më sjellë panoramën e trishtë që e gjej gjithnjë sa herë që udhëtoj mes Devollit.
Më erdhi në kujtesë një shtëpi e rrënuar, me xhama të thyer, me dyer të shqyera, me çati të grisur, me mure të rrjepur, me suva të rrëzuar, që qëndron pa fjalë në mes të një fshati që një njeri i vetëm e ngriti në piedestalin e nderit kudo nëpër katër anët e botës!
E kam fjalën për strehëzën e improvizuar që nisën t’ia ndërtojnë Dritëro Agollit në fshatin Menkulas të Devollit, ku prej vitesh ajo ngre krye si një gërmadhë që mban brenda vetes veç premtime boshe dhe asgjë më shumë.

Është një shtëpi, apo më saktë një ish-zyrë kooperative të cilën ka kohë që përpiqen ta transformojnë në një shtëpi-muze për ikonën e letërsisë shqiptare.
Historia e këtij projekti zë fill më 5 tetor 2001 kur përpara kësaj godine, përfaqësues të Komunës Miras dhe të shoqatës “Devolli”, prenë shiritat e inaugurimit për çeljen e punimeve që do ta shndërronin atë në një ambient ku do të pasqyrohej jeta e poetit.
Në këtë ditë, Dritëroi mes fjalës së tij nuk e fshihte dot gëzimin e madh që ndjente për këtë dhuratë nderi që po i bëhej. Ai ndër të tjera tha se do të sillte një pjesë të sendeve vetjake që ruante nga vegjëlia deri më sot për ti ekspozuar. Në një intervistë dhënë asaj periudhe, poeti deklaroi se kishte nisur të grumbullojë dhe përzgjedhë çdo objekt që do të vendosej në atë muze (gazeta “Devolli”, tetor 2001).
Në kërkimet e bëra në brendësi të gazetës “Devolli”, në arkivat e ish-komunës Miras si dhe duke ju referuar fjalës së ish-punonjësve pranë këtij institucioni, për objektin në fjalë u akordua një fond prej 28 milionë lekësh të vjetra nga Ministria e Kulturës, të cilat duhej të shpenzoheshin për rikonstruktimin e kësaj godine dhe shndërrimin e saj në një shtëpi-muze.
Këto para u përkthyen veç në disa lopata betoni të cilat u hodhën për ti zënë sytë dhe mbyllur gojën poetit dhe atyre që besuan se një ditë brenda asaj ndërtese do të mund të gjenin ato dhjetëra dorëshkrime, libra, fotografi, sende apo mure që flisnin për një rrugëtim të tijin drejt pavdekësisë.
Mjafton ta shohësh pamjen e saj sot për të kuptuar se ajo shumë parash veç për muzeun nuk mund të jetë shpenzuar.
Askush nuk e mësoj dot se cila firmë mori përsipër punimet, pasi gjithçka u krye në mënyrë të fshehtë. Edhe ish-anëtarët e këshillit të kësaj komune (viti 2001) të pyetur konfidencialisht nuk dinë më shumë se kaq.
Po atë kohë, prej komunës Miras u vunë në dispozicion edhe 10 milionë lekë të vjetra për mobilim. Këto para u fshehën nën pretendimin e komunës se mobiliet u blenë dhe u vodhën.
Por burimet e financimit të këtij projekti vazhdojnë:
Disa donatorë e kujtojnë mjaft mirë atë periudhë sepse edhe ata kontribuan duke mbledhur një shumë prej 8 milionë lekësh të vjetra për të cilat shoqata “Devolli” vazhdon të ngrejë supet e saj.
E kalkuluar e gjithë kjo shumë parash arrin në vlerën e 46 milionë lekësh të vjetra ku me to nuk u ble qoftë dhe një pllakat për turistët që adhurojnë veprën e tij.
Ishin këto fondet që pas prerjes së shiritave duhet të ngrinin vendin ku vizitorët të gjenin gjurmët e Dritëro Agollit, por pas asaj dite ngjarjet rrodhën ndryshe.
Punimet nisën të radhoheshin çdo herë e më shumë deri sa heshtën për t’ia lënë vendin harresës.
Sot jemi 15-vite pas këtyre ngjarjeve dhe gjendemi përballë një godine që vazhdon të përdoret si karrem premtimi nga politikanët për të peshkuar elektoratin duke përdorur emrin e Agollit.
Koha hodhi dritë mbi çdo premtim për të shfaqur gënjeshtrat e mëdha që iu thurën njeriut të madh.
Në veprën e poetit mund ta gjesh lehtësisht vendlindjen, ndërsa në vendlindje është krejt e pamundur ta gjesh poetin.
Edhe sa do të presin lexuesit dhe adhuruesit e veprës së Dritëroit për të prekur një pjesë të jetës së tij?!
Deri kur do të vazhdojnë premtimet, mashtrimet, talljet me nderin e kombit?!
Pse duhet të presim ditën kur kjo ëndërr të shndërrohet në amanetin e tij?!
E di, ditën që ai do të mbylli sytë do t’i afrohemi pranë, do t’i thurim fjalime të bukura, do t’i themi sa i ndritur ishte emri i tij dhe pastaj do të fillojmë të ngremë atë që ai nuk do ta shohë kurrë.
Tek shoh pamjet se si është katandisur gërmadha me emrin Dritëro Agolli, vras trurin se çdo të thoshte Dritëroi sot përballë saj!
Përgjigjen e marr nga disa vargje të cilat ka kohë që më janë skalitur në mendje:

“Në vendin tim e në vendin tënd,
Një i çmendur, një vend e çmend!”

– Gërmadha që mban emrin “Dritëro Agolli”! –

Total
0
Shares
0 comments
  1. Planning your next journey from the UK? Explore these flight destinations and business-class travel options for different routes around the world.

    Cheap Flights to USA |
    Affordable Flights from the UK to Antigua |
    UK to Zanzibar Flight Deals |
    Affordable Flights from the UK to Thira |
    London to Bodrum Flights |
    London to Malaga Flights |
    London to Marrakech Flights to Morocco |
    Cheap Business Class Flights to St Lucia from UK |
    Business Class Flights to Cape Town from UK |
    Business Class Flights to Johannesburg from UK |
    Business Class Flights to Trinidad from UK |
    Business Class Flights to Antigua from UK |
    Business Class Flight to San Francisco |
    Business Class Flight to Hong Kong |
    Flights to Jamaica Montego Bay |
    Cheap Flights to Costa Rica from UK |
    Business Class Flights to Malta from UK |
    Business Class Flights to Reykjavik from UK |
    Business Class Flights to Mauritius from UK |
    Business Class Flights to Santorini from UK |
    Business Class Flights to Bali from UK |
    Business Class Flights to Marrakech from UK |
    Business Class Flights to Tokyo from UK |
    Business Class Flights to Lisbon from UK |
    Business Class Flights to Dubai from UK |
    Business Class Flights to Muscat from UK |
    Business Class Flights to Porto from UK |
    Business Class Flights to Krakow from UK |
    Business Class Flights to Bergen from UK |
    Business Class Flights to Seville from UK |
    Business Class Flights to Tallinn from UK |
    Cheap Flights from UK |
    Cheap Flights to Bangkok |
    Cheap Business Class Flight to Houston |
    Cheap Airline Flights to Miami |
    Cheap Flights to Calgary Canada |
    Cheap Flights to Australia from UK |
    Flights to Tampa from UK |
    Direct Flights to Orlando from UK |
    Cheap Flights to Africa |
    Cheap Flights to Caribbean |
    Cheap Flights to Chicago |
    Flights to Singapore from UK |
    Flights to Newark from UK |
    Flights to Kingston |
    Cheap Flights to Antigua from UK |
    Direct Flights to Barbados from UK |
    Cheap Flights from UK to USA |
    Cheap Flights to Mexico City |
    Cheap Flights from UK to Europe |
    Cheap Flights to Asia |
    Cheap Flights to Middle East |
    Cheap Flights to Latin America |
    Cheap Flights to New Zealand from UK |
    Cheap Flight Tickets to Los Angeles |
    Cheap Flights to Far East |
    Business Class Flight to San Francisco |
    Flights from UK to New York |
    Flights to Jamaica Montego Bay |
    Business Class Flight to Hong Kong |
    Cheap Flights to Antigua from the UK |
    Cheap Flights to Bangkok from UK |
    Cheap Business Class Flights to Houston from UK |
    Cheap Flights to Miami from UK

    These resources can help travellers compare destinations and explore suitable flight options from the UK for their next trip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura