ANDREA DANGLLI: ‘TË HËSHTUR PËRBALLË REALITETIT VRASËS’!

Tiranë, 27. 01. 2015 – Lëngon shumë Shqipëria jonë, lëngon aq shumë sa plagët i janë gangrenizuar dhe po i marin frymën. Çdo ditë vjen njëlloj dhe po njëlloj na gjen dhe na le ne shqiptarëve. Monotoni e hidhur mbytur nga probleme, poshtërsi, shkelje, krizë, ku të gjitha fatkeqsisht flasin dhe pushojnë mbi tavolinën e kafenesë. Atje jemi mësuar ti japim ngushëllim dhimbjes sonë, asaj që na godet shpirtin për të folur dhe për të ndryshuar diçka. Sa njerëz të vegjël që tregohemi kur lejojmë dhimbjen të na marë përpara për të përfunduar atë që ka nisur të bëjë. Më parë dyshoja nëse ishim vetë ne ata që e pëlqenim të na shkelnin. Sot jam i bindur që jemi ne ata që duam të jetojmë të shtypur në këtë realitet të mjeruar, për deri sa nuk gjejmë dot guximin për ta sfiduar. “Bota nuk vuan se ka shumë njerëz të këqinj, por nga heshtja e njerëzve të mirë!” Kështu do të thoshte Napoleon Bonaparti shekuj më parë dhe ne vërtetë jemi ëngjëj për të tjerët dhe djall për veten tonë, përderisa pranojmë të mbajmë mbi supe shumë gjëra të rënda që një popull europjan s`do ti pranonte kurrë.
Ne pranojmë që fëmijët tanë ti edukojë një militant i pa aftë dhe një mësues i shkolluar të rrijë i pa punë.
Ne pranojmë të shohim kushte spitalore katastrofike me një kujdes shëndetësor tërësisht mesjetar kur sot duhet të kishim një sistem shëndetësie bashkohor (me spitale të rregullt, me mjekë të kualifikuar, me laboratorë modernë, me kushte higjeno-sanitare, barna të nevojshme, etj)

“Maska e demokracisë në Shqipëri”!

Ne pranojmë që gruaja apo nëna të bëjë një punë të stërlollshme vetëm e vetëm për ti sjellë disa të ardhura familjes.
Ne pranojmë të shohim çdo ditë dhe më shumë fëmijë që zvariten të lypin në trotuar dhe i zgjasim veç disa monedha, por që s`bëjmë asgjë për të ndryshuar realitetin e tyre të përditshëm.
Ne pranojmë që genjeshtari të na rrëmbejë pabesisht para syve të vërtetën.
Ne pranojmë të udhëhiqemi nga pushtetarë që flasin për antikrim, për antidrogë, për antikorupsion por që vetë janë zhytur në kënetën që duan të thajnë.
Ne pranojmë të mos ngremë zërin për të drejtat e përdhunuara të motrave dhe vëllezërve tanë emigrantë nga vendet ku jetojnë, duke i lënë ata të ndjehen të huaj, jo veç në vëndin ku jetojnë por dhe në vëndin e tyre.
Ne pranojmë që sistemi gjyqësor të shkeli të drejtat tona, sikur të mos egzistonin duke mos na lënë as një derë për tu përplasur.
Ne pranojmë që të shiten pasuritë tona kombëtare (deti, pasuritë nëntokësore si kromi, bitumi, nafta, etj), kur ato duhet të viheshin në dobi të Shqipërisë.
Ne pranojmë që me emrin tonë të bëhet pazar duke u gënjyer me lugën boshe historike.
Ne pranojmë që antikultura të pushtojë artin dhe kulturën duke e rrënuar, rrëzuar, tallur me fonde, kushte, vizione dhe përkrahje tërësisht qesharake.
Ne pranojmë që sportistëve tanë të mos i ofrohet asgjë dhe rrjellimisht ti përzëmë nga Shqipëria që sot të krenohen vënde të tjera.
Ne pranojmë ti grabisim fëmijve dhe atë park të vogël argëtimi që ju ka ngelur për të ndërtuar mbi të një pallat.
Ne pranojmë që biblioteka të kthehet në kafene, cirku në një kasolle kafshësh, qëndra e kulturës në seli partie dhe teatri të fundoset duke u shndëruar veç në një skenë për mitingje elektorale.
Ne pranojmë që fëmijëve ti mungojë një fushë argëtimi, një klub kulture, një park lojrash duke i kyçur në një botë virtuale që është aq e shumë e dëmshme për ta.
Ne pranojmë që të moshuarit të ngrysin ditët e tyre të fundit nëpër trotuarë, nëpër qoshe pallatesh, nëpër cepa rrugësh, me një pension qesharak që vit pas viti pëson një rritje krejtësisht tallëse, duke mos i dhënë atyre as mundësinë për të kryer një vizitë shëndetësore.
Ne pranojmë të kthejmë vëndin tonë në një varrezë ëndrrash për çdo të ri, për çdo njeri, për çdo qënie që ka pasur fatin e mirë dhe të keq të jetojë në Shqipëri.
***
Kjo është veç një pamje shumë e vogël poshtë maskës së demokracisë që fsheh vëndin tonë, pamje që do të trondiste dhe penën Migjeniane!
Por çfarë Shqipërie do ti trashëgojmë pasardhësve tanë?!
Këtë Shqipëri që është ndotur nga mediokriteti dhe antivlerat të cilat kanë ngritur emrin e tyre duke shkelur mbi vlerat e të tjërve?!
Sot ata duke disponuar tituj, poste, fonde, podiume, kanë përfituar dhe luajnë këtë komedi shumë të hidhur me ne shtresën e të heshturve.
Për këtë realitet nuk duhet të fajsojmë askënd sepse ne nuk e kemi përmbushur detyrën tonë ashtu siç duhet dhe rrjedhimisht jemi viktima siç jemi dhe pjesë e fajit për këtë realitet.
Mos harrojmë që jemi ne ata që e votojmë politikën, mos harrojmë që jemi ne ata që e duam ndryshimin por që s`bejmë asgjë për ta sjellë. Flasim, revoltohemi, çirremi dhe kur fjalët duhet të kthehen në vepra atëhere ne heshtim. Të gjithë pranojmë të shkelemi, të poshtërohemi, të skllaverohemi dhe të pranojmë atë që s`duhet pranuar. Dhe kur dikush ngrihet i vetëm dhe pa përkrahje për të sfiduar gjëndjen e tij dhe për të bërë diçka që të “çrobërohet”, ne jo veç se nuk e mbështesim por e quajme të çmëndur.
Po a do ti lëmë akoma të drejtat tona të zgjidhen në dyert e kafenesë dhe jetën tonë veç në mëshirën e zotit?!
E sa do ti lejojmë të tjerët të jenë sundimtarë të të drejtave tona të vrara tashmë?!
Deri kur do ta lemë këtë vënd të dergjet në këtë agoni?!
Po nëse çdo herë do të ngriheshim për të çuar në vënd të drejtën tonë me çdo çmim?!
Po nëse një kafe do t`ja dhuronim problemeve të Shqiperisë?!
Çdo të ndodhte nëse gumëzhimat e bareve 24 orëshe do të ktheheshin në qëllime, në veprime dhe rrezultate?!
Më besoni, vendi ynë nuk do të ishte kështu!
Do të gjenim ndryshim jo veç në shijen e kafesë së helmuar por në gjithçka që na përket dhe na dhëmb shpirti kur e shohim që lëngon.
Ne studentët e kemi provuar shijen e bashkimit për qëllimin e përbashkët, e kemi provuar që kur krahët e shqiponjës bashkohen ajo fluturon lart dhe qëndron mbi tempullin e lirisë. Nëse do të ngriheshim në çdo formë protestuese demokratike që e bën krenar vëndin tonë, do të ishim ne revolucionarët që do të sillnim ndryshimin.
Nuk është fjala për ato lloj protestash të shëmtuara udhëhequr nga klasa politike që historikisht kanë sjellë kriza artificiale me kosto njerëzore dhe dëme materiale, bëhet fjalë për ato protesta popullore drejtuar nga shoqëria civile, që i bëjnë mirë kombit për ta zhvilluar nga ana ekonomike, politike dhe sociale.
Protesta është gur prove për çdo shoqëri demokratike që kërkon të funksionojë dhe të dëgjohet fjala e saj, duke kujtuar që kanë qënë protestat ato që kanë sjellë revolucionet e mëdha jo veç në Shqipëri por kudo në botë.
Sot ndryshimi nis nga unë, nga ti, nga ne të gjithë ata që ndjehemi të gllabëruar nga ky realitet. Të zgjohemi ne protestuesit e vegjël nga ky gjumë që na ka pllakosur, për të vrapuar drejt asaj rruge që na çon tek ndryshimi ynë i madh. Ashtu siç thuhet aq bukur në himnin tonë kombëtar ku gjithnjë kemi gjetur forcë për bashkim dhe shpresë për ndryshim:
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë atje duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim…

– Autori është Student i Gazetarisë. Kontakti: [email protected].

***

ANDREA DANGLLI: ‘NJË PLUMB PËR DIJEN NË EMËR TË GJAKMARRJES!’
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3119
………………………………………………………

(Ilustrimin e përgatiti editori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura