ARBËR A.REXHAJ: PRIZRENI ËSHTË BËRJA E SHTETIT SHQIPTAR

Prizren, 30. 04. 2013 – Prizreni është qytet politik. Ose thënë më ndryshe Prizreni si strukturë gjenerative e mendimit historik e politik në vetëvete ka përmbajtjen e semiologjisë politike. Sigurisht kjo ka derivuar nga sentencat historike, dhe jo vetëm. Sepse në esencë Prizreni ka shenjuar shpesh herë Shqipërinë, por edhe shqiptarinë. Kjo e dyta si emblemë përmbajtësore në etapa e faza të krijimit të kombit, ndërsa e para, e krijimit të shtetësisë së Shqipërisë, e cila ka morfologji nga Lidhja Shqiptare.
Prizreni edhe si kulturë, edhe si histori, edhe si politikë në thelb ka pasur si emblemë angashimin në rrafshinën kombëtare. Prandaj përherë është dominuar me etablimet si qytet kultural shkaku i shfaqjes së sentimentit etnopsikologjik por që përherë ka mbetur politike. Prandaj me të keq ose pa të edhe kultura ka pasur shpërfaqje politike për arsye se kultura shpeshherë ka qenë e angazhuar në diapazanin kombëtarë. Prizreni është shpërfaqja e kombit. Është vazhdimi i fillesës së kombit. Është bërja e shtetit shqiptar. Është rezistenca e ditëve të sotme. Është e kaluara jonë. Padyshim është edhe e ardhmja jonë.

Prizreni sot, është politikë sërish. Dhe sërish edhe pse më së paku qytetari i vet pa dëshirë të merret me politikë, ai disponon politikë. Si natyrë gjenerative e krejt Kosovës. Fatkeqësisht, në emrin e tij çjerren piskamat demagogjike të partive politike në Kosovë. Secila nga to ia ka ënda të thirret e çirret në Prizren. Sepse duke e ditur premisën e saj politike, dëshirojnë të marrin formë. E forma pa përmbajtje nuk ia jep askujt Prizrenin. Për ta Prizreni është veç një ëndër e gënjeshtruar. Për ta është politikë e përmbajtje. Prizeni ka edhe përmbajtje, por tek ta mungon forma. Dhe kur formën e kanë, përmbajtjen nuk e kanë. Prizreni është i tillë, përmbajtjen askujt nuk ia jep. Duhet ta kesh, që ta jep më pastaj ky qytet ontologjik. Kurrë, në asnjë mënyrë Prizreni nuk të fal…
Sot përgënjeshtrisht dhe demagogjikisht bëhet analogji me Prizrenin, i ndërrohet emri në Jerusalem, si qytet shpirtëror. Në të vërtetë i jepet shpirtërorja, sikurse të mos e ketë ai. Prizreni pa Jerusalem është Jerusalem. Prizreni pa Jerusalem është vetë Prizreni. Kategorinë e shpirtërores edhe pa Jerusalemin veçse e ka. Nuk i nevojitet kjo kategori. Nëse i jepet bastardohet vetë kategoria. Prizreni përfundimisht është qyteti shpirtëror i shqiptarëve. Ai e kupton shpirtëroren sepse e ka, por nuk e përvetëson atë në formën e shkallëzuar, sepse nuk i nevojitet ajo. Asnjëherë nuk e ka pranuar, dhe as që do ta pranoj ndonjëherë atë.
Me Prizrenin është luajtur, me qytetarin e tij është tallur shumë. Duke pasur parasysh kategorinë e qytetit është përvetësuar vetë struktura e saj, ose së paku është munduar të bëhet një gjë e zvetënuar. Sepse si plotni asnjëherë s’ka mundur kurrë. Prandaj edhe në të kaluarën, por edhe në të sotmen asnjëherë nuk do të mundet askush, asnjë parti politike.
Përfundimisht Prizreni e do subjektin që ka formë dhe përmbajtje. E do atë që e di sesi është Prizrenit, sesi merr frymë politikisht. Atë që shkon pas qytetit politik, që mbart idealet e saj kombëtare, që nuk luan dhe shet ao. E do atë që i përmbahet të gjitha vlerave kombëtare dhe politike shqiptare.
– Autori është Kryetar i Qendrës së VETËVENDOSJES në Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

RUSIA DHE SERBIA

Njëra superfuqi e tjetra tifoze e verbër e sajë! Njëra mësuese e tjetra nxënëse! Njëra kundërshtare dhe oponencë…