ARGJIRA UKIMERI: FJALË TË URTA

Prizren, 31. 03. 2014 – Argjira Ukimeri ka lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kreu në Prizren. Ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, ka ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, ka zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe ka punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve ka pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator – Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka bërë një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion – sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.
Me këtë rast në portalin www.pashtriku.org, botojmë disa fjalë të urta:
1. Njeri, njihe veten tënde. (Sokrati)
2. Njeriu është masa e të gjitha gjërave. (Protagora)
3. Njeriu i pamësuar, është si druri i papunuar. (Proverb Shqiptar)
4. Kohë të dalldisura janë këto. Këtë e thotë edhe Adami. (Matthew Miles)
5. Si mendojmë edhe të tillë jemi. (Epitekti)
6. Edukimi është degë industriale e diturisë njerëzore. (Charles Benson)
7. Thuaj diturisë: “Ti je motra ime, ndërsa gjykimin quaje vëlla” (Fjalë e urtë biblike)
8. Jam sofist, dhe merrem me edukimin e njerëzve. (Sokrati)
9. O edukatë njerëzore, hyjnesha më magjike e botës. (Rabindrath Tagore)
10. I edukuari dallon nga i paedukuari, si i gjalli nga i vdekuri. (Aristoteli)
11. Unë besoj që jam pjesë e profesionit tim (të mësuesit) më të denjë në botë. (Regie Routman)
12. Mësuesi për shkollën është njësoj si dielli për gjithësinë. (Frederich Diesterveg)
13. Mësuesit janë shtyllat e kombit. (Hasan Prishtina)
14. Nuk ka rëndësi sa jeni të mençur, por si jeni të mençur. (Howard Gardner)
15. Një shok apo një shoqe, është ai apo jo që të kupton të kaluarën, beson tek e ardhmja jote, dhe të kupton ty për atë që je. (Gonxhe Bojaxhiu)

PËRZGJODHI: ARGJIRA UKIMERI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura