Ata që meritojnë vëmendjen dhe dashurinë tonë!
Nga Dr. Vlora Obertinca
“Kur ne, brenda vetes, ndiejmë dashuri për veten tonë, këtë e nxjerrim jashtë dhe e përcjellim si mendim te të tjerët, sepse mendimet tona vibrojnë dhe e prekin secilin prej nesh në rrjedhën e përbashkët të vetëdijes kolektive, ku takohemi të gjithë së bashku dhe e ndijejmë energjinë e njëri- tjetrit pa folur fare, sepse energjia ndihet si emocion dhe shprehet nëpërmjet gjuhës”, Dr. Vlora Obertinca.
A e keni vërejtur se kur një çift është i dashuruar, por ende nuk i ka shprehur ndjenjat ndaj njëri- tjetrit, ata e dijnë saktë se çfarë ndjejnë anasjelltas. Kjo sepse mendimet tona janë energji dhe vibrojnë në Univers dhe si të tilla depërtojnë deri te secili njeri, qofshin mendime pozitive apo negative. Ky vibrim i mendimeve është shumë i shpejtë sa që, nuk kemi nevojë as ta kemi afër personin për të ndjerë emocionet e mendimeve të tij. Nganjëherë ndodh që edhe të jemi me mendime tek ai njeri dhe përnjëherë fillojmë të ndjehemi të shqetësuar apo në siklet. Kjo sepse, ne tanimë jemi bashkuar me mendime dhe energjinë e personit tjetër dhe kështu kemi absorbuar energjinë e sikletshme të tij qoftë edhe në distancë dhe pa praninë e tij.
Të dashurit e mi, kur keni këtë lloj ndjesie dhe e kuptoni se nuk keni arsye të ndjeheni keq, thirrni mendjes dhe largoni mendimin nga ai njeri në mënyrë që të çliroheni nga energjia e tij negative.
Përdoreni energjinë tuaj të brendshme dhe me pozitivitet shkoni me kujtime në një ngjarje të bukur që ju pret. Navigoni mendimet e juaja në drejtim të njerëzve që ju bëjnë të lumtur, sepse vetëm ata e meritojnë vëmendjen dhe dashurinë tuaj!
***
HESHTJA DHE SHËRIMI SHPIRTËROR