REXHEP KASUMAJ: NJË IDE PRAPAKTHYESE E JAKUP KRASNIQIT!

Berlin, 17 qershor 2017: Jakup Krasniqi e ka bërë, tashmë, zakon të flasë herë veshur me epoleta partie, e herë me petka civile.
Kësaj radhe, krejt i civilosur, dha një ide shpëtimtare: kërkon qeveri të koncentrimit kombëtar! Madje, për tu dukur i çliruar nga zgjeba e pushtetdashjes, linte të hapur shtegun që Premier të jetë dhe ndonjë nga komuniteti jashtëpartiak.
Një reflektim fillestar të krijon menjëherë përshtypjen e pamirë: synim i nënujshëm për ti zgjatur agoninë Kosovës. E para, sepse do të konservoheshin ata që ropën atë dhe, e dyta, sepse Kosova do të kalonte nga një sundim kriminal – në gjëndjen e jashtëzakonshme. Pa opozitë, pa mendim politik alternativ e pa kundërshtim të vullneteve arbitrare!

I bindur se një qeveri klasike mund ti çonte Luftëtarët në opozitë, ky politikan karriere ka farkuar një justifikim: temat e mëdha të pritshme kërkojnë një konsensus të gjerë.
Por vendimet e mëdha, si pohon ai, nuk mund ti marrin njerëzit e vegjël.
Tani, a janë vallë kompanjonët e tij mjaftueshëm të mëdhenj? Po të supozojë se gëzojnë këtë virtyt të lartë – aherë të tillë mund të jenë dhe kur zbresin shkallaret e fronit. Kudo në botën e lirë, opozita është faktor distance, krijimi e fuqie. Gjithësesi, edhe për temat madhore. Apo, mbase, e di se oponenca politike e formacionit të dikurshëm dhe vokacionit të tij fshehatar, nuk do ishte e përgjegjshme për të zhvilluar e ndjekur kauza kombëtare?
Nëse, ndaj, ata (edhepse për hir pushteti janë gjithçkabërës), nuk bëjnë këtë gjasë, aherë le të japë ky vetë shëmbullin e madhështisë duke ia bashkuar Vetëvendosjes mandatet e Nismës së tij! Dhe ja, pastaj, jetësimi i idesë së bukur: legjislatura e re fiton shumicën e kualifikuar për vendimmarrje historike!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura