HESHTJA DHE SHËRIMI SHPIRTËROR

Heshtja dhe shërimi shpirtëror

Nga Dr. Vlora Obertinca

“Heshtja është sinonim i procesit të shërimit shpirtëror” – Dr. Vlora Obertinca.

Secili nga ne kalojmë nëpër ngjarje të vështira në jetë, periudha të cilat nuk janë të lehta dhe duhet kohë për t’u rikuperuar. Mekanizmi më i shpeshtë që aplikohet gjatë procesit vetshërues është heshtja dhe jo më kot thuhet që “heshtja është prej ari”.

Andaj, kur e vëreni se dikush qëllimisht ju shmang dhe ka rënë në heshtje, lëreni të qetë në botën e vet sepse askush nuk e di nëpër çka është duke kaluar ai njeri. Thjesht, çdo plagë kërkon kohë pêr t’u shëruar dhe koha shëron çdo gjë.

Me rëndësi është të jemi të hapur me njëri – tjetrin dhe kur dikush kthehet shpirtërisht i shëruar, të jemi aty për të dhe t’i dhurojmë shumë ngrohtësi dhe dashuri. Kjo sepse, kujdesi ndaj tjetrit është kujdes ndaj vetes sonë ngase nesër mund të jemi ne ata që biem në heshtje.

___________

VERA E SHPIRTIT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura