(Prizren, 30. 11. 2012) – Nga një here po e ndjej vetën si në ëndërr. E çfarë ëndrre se! Jam e jetoj dhe ballafaqohem me të mirat e problemet sociale ekonomike që ka Republika Shqiptare e Kosovës. Jam në këtë Kosovë për të cilën dikur fliste e ziente e tërë Bota. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, thosha hera – herës aso kohe dhe diçka krenare ndjeja në shpirt. Epo nuk ishte e lehtë t’i thoshe vetës ushtar i popullit, i popullit heroik shqiptar, çështja e të cilit mbase nuk ishte një çështje dosido, po në realitet është një çështje për mbarë njerëzimin përparimtar. E si sot më kujtohet? Sa shumë gjëra i kishim thënë njeri-tjetrit, pas gjithë atyre peripecive, pas gjithë atyre ngjarjesh, sa shumë interesoheshin luftëtarët e lirisë për gjithçka që ndodhte në mbarë hapësirat shqiptare e në veçanti për luftën në Kosovë. Më bëhej zemra mal kur dëgjoja lajme të mira, se do të fitojmë luftën kundër shovenistëve pushtues jugosllavo-serb. Me ndihmën e miqëve mbase arritem paksa lirinë.
Po, Kosova edhe më tutje ballafaqohet me probleme të zhvillimit ekonomik. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore vlerëson afërsisht, 37 përqind të popullatës jeton në varfëri, që i bie se kjo shtresë e popullatës jeton afërsisht me 1.42 euro në ditë, njëkohësisht afër 15 përqind nga pjesa tjetër e popullit jetojnë në varfëri të skajshme vetëm më 0.93 euro në ditë. Siç shihet nga kjo gjendje e rëndë ekonomike, si dhe traumat direkte apo indirekte të luftës çlirimtare, janë njeri prej faktorëve të rritjes së vetëvrasjeve në Kosovë, për fat të keq shumica e këtyre viktimave janë ish ushtarë të UÇK-së, të cilët pas çlirimit të atdhut të tyre, kanë hasur në vështirësi jetësore, pasi janë lënë anash e të papunë dhe pa asfarë perspektive, thjeshtë ata janë lënë në mëshirën e kohës. Ata luftëtarë të lirisë, por jo vetëm ata, kishin ilizionin se liria do tu zgjidhte problemet sociale ekonomike, me shpresa se do të jetojnë më mirë, shpresa këto që u shuan shum shpejt pas luftës çlirimtare.
Fakti që po ripërsërisë një shkrim të kësaj natyre, pasi tema të tilla kanë shkruar të tjerët mbase shumë më herët. Por kohëve të fundit janë shtuar ndjeshëm vetëvrasjet ku statistikat japin shenja alarmuese. Ngase Kosova ka popullatën më të re në Europë, të rinjë këta që pak shpresa kanë për tu punësuar në atdheun e tyre, krijojnë mundësi për trauma të reja. Kam përshtypje se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë ndonjë plan parapëgatitor për këtë dukuri shqetësuese që po ngulfat shoqërinë tonë. Përderisa atdheu dhe shoqëria nuk kanë një plan të rrugëzgjidhjes nga paaftësia e klasës politike, dhe pikërisht ky shkaktar i humbjes së shpresës e qonë njeriun në vetëflijim.
Një fenomen i vetëvrasjeve njerëzore në botë mbase është tejet alarmant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë afërsisht një milon njerëz në ditë bëjnë vetëvrasje. Në disa vende të botës akti i vetëvrasjes nderohet, në Japoni quhet zgjedhje krenare ngase vetëvrasësi nuk ka mund t’i përballoj problemeve të pazgjidhura jetësore, por vetëvrasja në disa kultura shoqërore është e ndaluar dhe konsiderohet si mëkat, njëkohësisht edhe krim, një gjë e tillë e vetëvrasjes edhe në kulturën shqiptare konsiderohet mëkat, por para luftës çlirimtare, ka patur fare pak fenomene të tilla të vetëvrasjes nga ana e shqiptarëve në përgjithësi. Thjeshtë këta njerëz kanë nevojë për ndihmë paraprake, për ta kapërcyer gjendjen e rëndë shpirtërore e psikologjike duhet ngritur programe nga shoqëria që tu jape një mundësi ma teper punësimi, për tu dhënë arsye jetese, se edhe ata janë të dobishëm për shoqërinë shqiptare dhe të jetuarit e tij në gjendje normale është i dobishëm, në këtë rast përveç familjes, ndikon edhe edukimi arsimor dhe fetar për t’i ngushlluar se duhet përballuar vështirësit e jetës. Kur një njeri është në vështirësi ekonomike, ai bie në depresion psikologjik truri i tij punon më tepër nga vetëvrasja. Jeta në një kohë paksa moderne ka kërkesa më të mëdha dhe konkurenca e tregut është e pamëshirshme, një njeri që ka një jetë të rëndomtë e ka të vështir të arrijë në standardin që kërkon koha, tek ky njeri krijohet përshtypja e disfatës dhe bie në defeteizëm për të vazhduar tutje.
Vetëvrasjet nuk janë vetëm të kësaj kohe krizash globale,ngjarje të tilla e përcjellin njerëzimin qysh pas lindjeve të para të Evës, mëpastaj ato kanë ndodhur edhe në familjet mbretërore,dhe politikanëve që kanë funksione të larta shtetërore, kanë ndodhur dhe ndodhin edhe për shkaqe dashurie, por u ndodhin edhe atyre që nuk janë të dashuruar, ky fenomen ndodh si akt proteste të mospajtimit me gjendjen egzistuese, apo si akt i mohimit i pamundësisë së arritjës të një objektivi të caktuar.
Vetëvrasjet janë pasqyra më e mire që trgojnë gjendjen e rëndë ekonomike e politike të një shteti, e në këtë rast ky fenomen mbase dramatik e tragjik ndodhë edhe në mbarë hapsirat shqiptare, sidoqoftë faktorët janë të ndryshëm, por faktori ekonomik është më i vështir për zgjidhje, sepse as një shtet në botë nuk mund ta përmirësoj ekonomin për një kohë të shkurtër, në këtë rast Ballkani sipas hulumtimeve që tregojnë statistikat afërsisht në çdo 20 vjet janë zhvilluar luftëra, dhe popujt në shtetet e Ballkanit kanë përjetuar një jetë të vuajtur në shum drejtime të jetës. Në këto kushte të rasteve sociale dhe individuale janë arsyet kryesore që i shtyjnë shqiptarët në vetëvrasje. Kjo rrugë nuk është aspak e mire për një person që mendon t,i japë fund jetës, e në këtë rast luftëtari i lirisë i cili u tregua trim në luftë, e si nuk mundi t,i përballoj s,kamjes, dhe ndodhë drama tragjike.
Sofokliu ishte autor i veprave tragjike, në veprën e tij tragjike, ”Antigona”, mes tjerash shkruan…” Antigona vret vetën duke u varuar në litar, pas vdekjës së saj, i fejuarai, hemoni, vret vetën. E ëma Eridika, kur merrë vesh këtë lajm të kobshëm, vret edha ajo vetën. Kreonti, i goditur nga tërë këto mjerime, që i ranë mbi krye i dërmuar shpirtërisht, mallkon fatin e tij dhe kërkon vdekjen.”
O, Zoti im, njërëzve e në veçanti luftëtarit të lirisë, jepu mendjen që është gjëja më e vyer se çdo gjë në botë të largohet nga mendimi i mbrapësht vetëvrasja, e të mos i ndëgjojmë kurrë më në hapsirat shqiptare, fjalët kur njerëzit e ngushllojnë veten më shprehjen, obobo çka i bëri vetës, vajmedet ç’e gjeti!
Mbase është tragjedia e luftëtarit të lirisë të varfër që nuk pa ditë të bardhë nën pushtimin gjakatar e tejet të egër jugosllavo-serb, por nuk pa as edhe një ditë të bardhë pas çlirimit të atdheut, në këtë kohë demokracie. Mbase kjo një tragjedi tronditëse për Kosovën e votave të manipuluara, e premtimeve boshe nga ana e udhëheqjeve të deritanishme, natyrisht dhe i zhgënjimëve të pambarimta. Madje ende më keq në këso raste fatkeqe, pasi që luftëtari i lirisë e mbijetoi dhunën e pushtuesit dhunues,shovenist serbo madh, po nuk i mbijetoi dotë varfërisë që e sollen profiterët e pas luftës. Edhe për vetvrasjet e luftëtarëve të lirisë edhe për të tjerët që humbin jetën tragjikisht si këta,edhe për gjithë ata të tjerët që sot ecin me vështirësi të mëdha në rrugën e mbijetesës, kërkohet që të bëhemi bashkë për një ringjallje të fuqishme shpirtërore shqiptare.
………………………………………..