AVDI IBRAHIMI: KUSH DUHET T’UA NDRYSHOJ KURSIN PARTIVE POLITIKE NË HAPËSIRAT SHQIPTARE?

(Prizren, 26. 06. 2012) – Përkundër zhvillimit të tri luftrave çlirimtare, (ajo e UÇK-së në Kosovë, ajo e UÇK-së në trojet shqiptare në Maqedoni, si dhe ajo e UÇPMB-së në trojet shqiptare në Serbi), ne shqiptarët po vazhdojmë të jetojmë të ndarë në shqiptarë të Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, shqiptarë në trojet e tyre në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni si dhe shqiptarët çamë në Greqi, njëkohësisht kështu të ndarë po bëjmë jetë të vështirë, dhe për këtë gjendje të pafavorshme mbase jemi fajtor vetë në shqiptarët, sepse udhëheqësit tanë politik, janë ata të cilët nuk po punojnë sa duhet për interesat e përbashkëta kombëtare, por po punojnë për interesa partiake e personale. Ndërsa populli po ndihet i lodhur dhe mosbesues që po flasin në emër të tij, ndërsa këta politikanë mbase fare pak bëjnë për të mirën e popullit. Është e dhimbshme por ja ky është realiteti.
Mbase tashmë të gjithëve n
a është bërë i njohur funksionimi i demokracisë e sidomos i partive tona politike në mbarë hapsirat shqiptare, sidomos i partive të”mëdha”, siç ua kënda ti quajnë vetë liderët e këtyre partive të cilët vendosin gjithçka sipas qejfeve të tyre, përderisa funksionimi i organeve partiake janë vetëm një dekor i demokracisë në sytë e publikut.

_________________________________

Prandaj shtrohet pyetja, kush duhet të ndryshoj kursin e këtyre partive?
Kjo gjë na është bërë tashmë e kuptueshme se këto parti të ”mëdha” dhe liderët e tyre japin për çdo ditë mesazhe të çarta se nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë kursin e tyre politik të korruptueshëm, çka tregon se populli shqiptar është në krizë të thellë politike dhe në një ndjesi lodhjeje shpirtërore, si ajo e gjendjes së rëndë sociale e ekonomike. Ata intelektualë të që duhet ta kuptojnë drejtë këtë krizë të thellë politike, të jenë mu ata të parët që duhet ta ngrisin zërin, por mjerisht disa nga këta intelektual në një fare mënyre janë të varur mu nga kjo politikë që po udhëhiqet aktualisht në mbarë trojet shqiptare. Por le t’i lëmë anash këta intelektualë që u mungon guximi për ta thënë në mënyrë të drejtë situatën e vështirë politike ku ndodhet aktualisht kombi shqiptar. Por ata intelektualë të mirëfilltë që nëpër shekuj kanë patur guximin të ngrejnë zërin kritik e të argumentuar, janë e vetmja mundësi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve për të mirën e atdheut dhe kombit shqiptar.
Atëherë çfarë të bëjmë?
Më duket se demokracia tek ne ka marrë forma tribale e bajrakësh, që sistemin qeverisës e kanë bërë të korruptueshëm, mbase ka edhe për këtë një zgjidhje e kjo zgjidhje është sovrani popull me mendje të ndriçuar. Kjo mendje e ndritur e dalur nga populli do të ringriste një sistem vlerash konkurrence, të një konkurrence vlerash të ndershme ekonomike, për ta bërë transformimin e sistemit nga lart poshtë. Për këtë duhen njerëz të aftë e profesional, të ndershëm e me integritet, njerëz që janë kompatibël, të përputhshëm, me sistemin e vlerave profesionale konkurruese.
Mundësia e vteme për ndryshimin e rrjedhës së këtyre ngjarjeve, karshi problemeve që na rrethojnë në të gjitha hapësirat shqiptare, shprehja ankuese nuk është zgjidhje, por të bashkohemi për të vepruar drejtë dhe qartazi në mënyrë më aktive për ta ndryshuar njëherazi të ardhmën tonë politike dhe ekonomike. Kjo liri individuale dhe kolektive duhet të jetë më gjithpërfshirëse si ajo me punëtor-e, mergimtar-e, intelektual-e, akademik-e, profesor-e, arsimtar-e, mësues-e, student-e, nxënës-e, shkrimtar-e, artist-e, veteran-e, invalid-e të UÇK-së, familjar-e të dëshmorëve të kombit shqiptar, bujk, biznesmen, zejtar, pensionist dhe të gjitha shtresat tjera popullore të afta për ta bërë ndryshimin në dobi të së mirës së përgjithshme mbarshqiptare.
Pra përkundër asj që bënë në tri luftra çlirimtare shqiptarët megjithate u bë shumë pakë punë që krahas çlirimit nacional të realizohet edhe ai social e ekonomik. Kjo mbase i goditi më së shumti intelektualët e ndershëm dhe të qëndrueshëm kombëtarisht, pastaj vlerat e kategorive të dalur nga tri luftrat çlirimtare, të burgosurit politik të ndërgjegjës kombëtare shqiptare, si dhe shtresën e varfër të mbarë popullit shqiptarë. Këta njerëz me sytë e tyre panë se njeriu mund ta ketë atdheun e vet, mund ta kenë edhe shtetin e vetë, udhëheqësit e vetë dhe prap të mbetën skllav të mjeruar karshi profiterëve të këtyre pushteteve që po pasurohen duke e zhvatur pasurin tonë kombëtare.
Dëshpërimi i këtyre njerëzve bëhet edhe më i tmerrshëm kur pseudointelektualët titist të deri djeshëm u kyçën në strukturat udhëheqëse dhe udhëheqjet në fuqi në mbarë hapësirat shqiptare po i quajnë ”demokraci e ndritur”, ashtu siç vepruan më parë me titizmin – rankoviçizmin – millosheviçizmin të cilët i quanin ”diktaturë e ndritur”. Kjo nënkupton se këta kameleon janë pjesa e errësirës së djallosur, por besonin dhe besojnë se janë në dritën e “Diellit”. Ç’është e vërteta këta njerëz minorë utulitarë i banalizojnë i komprometojnë me aq sa mundën njerëzit me taban të fortë kombëtar. Në këtë rast Unë do të thosha se çmoj më shumë nderimin e arsyes se sa frikën e këtyre të verbërve. Për shkak se këtyre të verbërve nuk u intereson gjeneza se një burrë dhe një grua e bashkuar, përderisa bashkohen si një mish i vetëm – i japin jetë një tjetre. Ata nuk dinë dhe nuk kuptojnë se embrioni ka një shpirt dhe kështu është një qenie njerëzore me të drejtën për të jetuar një jetë normale ashtu siç jetojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre.
Shpirtërat e heronjëve dhe dëshmorëve e të gjitha kohërave që nga pellazgët-ilirët-shqiptarët, që dhanë jetën e tyre për të mirën e kombit dhe atdheut shqiptar, që më duket se po ngritën nga varret parajsore, për ti dënuar këta mëkatarë kameleonist që i bashkangjiten ngaherë çdo qeverisje për interesa të tyre personale, këta shpirtëra të humbur që asnjë të mirë nuk bënë për interesa kombëtare, këta shpirtzinjë të tërhiqen zvarrë nga djalli drejt ferrit të skëterrshëm, për të dhënë llogari për mijëra vjet që penguan bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm të quajtur SHQIPËRI NATYRALE. Prandaj për inat të këtyre djajve kameleon të gjithë shqiptarët kudo që janë të bashkohen në idealet e larta kombëtare shqiptare për një Beslidhje të Re për ta bërë realitet Shipërinë Natyrale.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura