AVDI IBRAHIMI: NË KOKË MË GODASIN SHKRIMET E MIGJENIT!

(Prizren, 24. 09. 2012) – Mbase kishin kaluar shumë vite, por fytyra e saj…mendova se nuk gabova. U ndala në vend,nuk po u besoja syve. Befas e pashë vetën shumë vite përpara, në vitin kur kisha mbushur të nëntëmdhjetat, e kisha parë ulur në bankën e kopshtit të shkollës. Ajo rrinte atje për ti parë lulet e bukura. Mbase aty e kisha takuar, dhe kishim krijuar edhe shoqëri. Ishin këto ndryshimet që kishin pësuar nga vitet që kishin rrjedhur dhe që kishin lënë natyrisht edhe gjurmët e tyre, unë kam patur jetën time, dhe tjetra kishte patur të vetën, kishin kaluar tridhjetë e pesë vite pa u parë.
Në çast u përshëndetëm, dhe i thashë eja Flutura, pimë diçka te kafiteria. Sidoqoftë të rrimë pak dhe të flasim. Këtu vazhdon të banosh? Me sa mbaj mend ke banuar gjithmonë këtu? Së bashku ecëm përpara. E mbaja mend shumë mirë, ajo ishte e gjallë, llafazane, e vendosur dhe përherë me humor, me një fjalë kishim në këtë drejtim ca gjëra të kundërta.
Nuk mund të largohesha prej këtej, – tha Flutura, – Prishtina, është një vend i bukur për të jetuar.
Çfarë do të marrim? Pyeta unë. Vetëm një kafe. Tridhjetë e pesë vitet ishin fshirë dhe tani më dukeshin sikur shkonin nga larg. Flutura vazhdonte të kishte pamjen e bukur dhe të dukej se ishte më e re nga mosha që kishte. Më pastaj më pyeti vini shpesh në qytetin tim, është e habitshme si nuk ju kam takuar më përpara! Në të njejtën kohë vura re gishtërinjtë e saj që ishin stolisur me shumë unaza floriri dhe me bylyzykë që tingëllonin në kryqin e dorës. Ajo dukej e pasur.

……………………………………….

KOHA ESHTE E MASKARENJVE!!POR ATDHEU I SHQIPETAREVE!!!

………………………………

Vijë shum rrallë në Prishtinë, ndoshta nuk keni harruar që Unë jetoj në Prizren. Jeni e martuar e pyeta ngadal. Jo nuk jam e martuar, por bashkëjetoj me një biznismen. Nga kjo që dëgjova disi nuk u ndjeva mirë. Kjo mbase dukej hapur! Dhe lehtas bie në sy, mënyra se si isha veshur, se vitet e fundit ishin treguar të pamëshirshëm ndaj meje, prej se morën pushtetin hajnat, unë mbeta i papunë, dhe më duhej të bleja rroba të lira, kurse Flutura ishte veshur shumë bukur. Ato veshje duhet të kushtonin sa një pasuri e vërtetë.
Po ti, ke patur fëmijë? Pyeta unë. Jo, e përse ti doja! Ke për të parë se një ditë ka për të ardhur keq. Unë nuk pendohem asnjëhere. Tha Flutura! Kështu mbaruam kafetë në heshtje. Më pastaj ajo më pyeti, me se jeton? Dëshprimi më shpërtheu nga faqet. Ajo mbase qe një pyetje e padjallëzuar, por unë disi u ndjeva keq nga kjo pyetje. Edhe vetë shpesh here e bëjë këtë pyetje, si të thuash jetoj jo me ndonjë gjë të madhe, shkruaj, dhe nga rroga e tim biri.
Pra, atëherë ti, nuk bënë gjë prej gjëje? Disi mbeta gojëhapur. Mos vallë mendon se shkrimet bëhen vetë? Sigurisht që punoj! Dhe po të them se nuk është një punë tetë orë në ditë. Kjo punë më ndjek prapa edhe natën kur shtrihem të fle. I tillë është ky art duhet vazhdimisht të çohesh për të ndryshuar diçka. Nuk marrë vesh fare nga këto gjëra, tha Flutura ngadalë. Habitem pse njerëzit zgjedhin një jetë të tillë kur ajo është shumë e vështirë dhe nga kjo punë fiton fare pak.
Më tergo, më mirë, se çka punon ti. Le të themi se bëhet fjalë për një lloj tatim shërbimi. Njerëzit më marrin në telefon dhe unë i pres .Po të them shkoqur jam një femër qejfi. Ashtu! Po ashtu është, më fal, por kjo është e pakuptimt dhe amorale. U përpoqa nga kjo befasi e pakëndshme ta mblidhja vetën. Më dukej se po kaloja nëpër një tokë të panjohur, nuk dija si të sillem. Mos mendoni se për këtë duhet të më vijë turp? Megjithate nuk të kuptoj se kush të detyroi ta bëshë këtë punë turpi. Aha! Këtë lloj pune më detyroi ta bëjë papunësia, skamja, vuajtja, mjerimi, nuk kisha askënd të afërm që të kujdeseshin për mua. Por…A ke menduar për shëndetin tend? Në çast ra heshtja.
Është një turp i parrëfyer i kohës që jetojmë plot paradokse, menova unë. Ky është një paradoks qesharak, i cili për çdo ditë po bëhet shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Ne po shohim për çdo ditë se si punëtori shfrytëzohet kafshërisht nga biznismenë të pashpirtë, në anën tjetër, ne po shohim për çdo ditë se si punëtori endet i papunë, duke thelluar kështu pamjen tragjike të mjerimit, se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtërore e morale shkatërrohen në kushtet e mjerimit e vuajtjeve të shumta të jetës së shtresave të varfëra. Me dhembje e revoltë shikoj se si dinjiteti legjendar i veteranit të luftës çlirimtare, dhe i qytetares e qytetarit të varfër po i bartin pasojat e lagjës së të pasurve, shtresa e varfër është në luftën për ekzistencë në vështirësinë për t’i siguruar fëmijës një copë bukë a për ta shpëtuar nga vdekja, mjerimi, uria, korrupcioni, nepotizmi, degjenerimi, kanë një burim: shtypjen dhe shfrytëzimin, që mbrohen me ligj nga rendi në fuqi.
Është kjo pamja tjetër e shoqërisë së korruptuar, ku plagët e tmerrshme shoqërore dhe krizën ekonomike përpiqen t’i mbulojnë me pseudoart, me vepra e filma sentimentalë që e veshin me ngjyra artificiale lumturie dramën shoqërore e politike. E gjithë rinia që po e shohin e jetojnë këtë mjerim, të ngriten në zë proteste për një jetë më të mirë, që të mos humbin më në lojën e përgjakur të historisë, të mos jenë më skllevër të njerëzve të korruptuar, por të jemi zot të vetes, të një jete më të mirë, ku njeriu të jetë i lirë dhe askush të mos e shkelë personalitetin e tij, vetëm në liri mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore, ndryshimi na duhet të gjithëve, për largimin nga politika e të korruptuarve. Këtë ndryshim, mundë ta bëjë rinia jonë shqiptare, sepse ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e shoqërisë, rinia është shpresa e popullit, për fitoret e ardhme, për triumfin e idealit për një jetë më të dinjitetshme.
Pagova kafetë, dhe u ndava me Fluturën me një dëshprim të madh për jetën e saj të turpshme, apo më mirë me thanë të detyrueshme, si disa femra të tjera, që jetojnë në mëshirën e kohës nga kjo klasë politike fare e papërgjegjshme.
Megjith atë për Fluturën ishte kjo rrugë e vetmja gjë që nuk e linte të fundosej e vetme, në llumin e mëkatit, me të ishin njerëzit e lagjës së pasur, ku ajo jetonte në mesin e tyre, edhe pse mua më dukej se fundosje më të tmerrshme nuk mund ta godas njeriun, e në veçanti këtë femër. Por… Por pas ndarjes nga Flutura, mua nuk e di pse në kokë më trokasin shkrimet e Migjenit…?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura