AVOKATI GJET KOLA – KЁRKON NGA GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVЁS – TЁ SHPALLЁ ANTIKUSHTETUESE LIGJIN Nr.06/1-060, DATЁ 21.03.2018 PЁR RATIFIKIMIN E MARRЁVESHJES PЁR KUFIRIN SHTETЁROR NЁ MES TЁ KOSOVЁS DHE MALIT TЁ ZI

AVOKATI GJET KOLA – KЁRKON NGA GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVЁS –  TЁ SHPALLЁ ANTIKUSHTETUESE LIGJIN Nr.06/1-060, DATЁ 21.03.2018 PЁR RATIFIKIMIN E MARRЁVESHJES PЁR KUFIRIN SHTETЁROR NЁ MES TЁ KOSOVЁS DHE MALIT TЁ ZI

K Ë R K E S Ë

Kërkuesi: Gjet Kola, i biri i Prengës dhe i Davës, i lindur në Konaj të Mirditës me 15.8.1954, resident në 3 Shanley courtt, Cromëell CT 06416, Connecticut, USA, tel. 00355 692 1300 60, e-mail: [email protected]

Objekti: Kërkohet të konstatohet dhe të shpallet antikushtetues ligji i Kuvendit të Kosovës nr. 06/L-060, dtë 21.3.2018 “Për miratimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 8, datë 15.5.2018. Të urdhrohen institucionet të kthejnë territorin e tjetërsuar.

Baza ligjore: Preambula dhe neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqiprisë, miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, të ndryshuar dhe neniet 2 e 113.7 e Kushtetutës së Republikës së Koosovës, miratuar me datë 9.4.2008, të ndryshuar.  

GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS

P R I S H T I N Ë

            I nderuar Z. Kryetar,

            Të nderuar Zt. Gjyqtarë,

Me ligjin nr. 06/L-060, dtë 21.3.2018 “Për miratimin e marrveshjes për kufirin shtetror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur:

“Neni 1. Ratifikohet Marrveshja për Kufirun Shtetror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nënshkruar në Vjenë me datë 16 gusht 2015.

Neni 2. Dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund
të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Dispozitat e kësaj marrëveshje mund
të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim. Me pajtimin e palëve, për
ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes mund të kërkohet edhe Arbitrazh Ndërkombëtar.
Neni 3
1. Pjesë përbërëse e këtij ligji janë:
1.1. Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të
Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015;
1.2. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim
Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018;
1.3. Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror – për
orientim.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së
Kosovës.
Ligji Nr. 06/L-060 21 mars 2018
Shpallur me dekretin Nr. DL-021-2018, datë 04.05.2018 nga Presidenti i Republikës së
Kosovës Hashim Thaçi.”

Ky ligj është i pa vlefshëm, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të shpallet antikushtetues, dhe palët të kthehen në gjendjen e mëparshme për arsye se:

Në radhë të parë ligji nuk ka ekstremet e nji akti ndërshtetror. Mali i Zi është shpallur  republikë në rastin e krijimit të Federatës Jugosllave me vendimin e Mbledhjes së  Dytë të Konferencës së AVNOJ (Këshillit Antifashist të Ҫlirimitt ë Kombtar të Jugosllavisë) të mbajtur në Jajcë të Bosnje Hercegovinës në 29-30 nëntor 1943. Me referendumin për pavarsinë të mbajtur me 21 maj 2006, që në përfundim e miratuan 55.5% e votuesve, Malit të Zi ka vendosur shkëputjen nga Federata e Jugosllave e mbetur dhe daljen subject i të drejtës ndërkombtare, me sistem republican qeverisje. Deri me datën 23 maj 2006 rezultatet e referendumit jan njohur nga të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillitt ë Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që sugjeruan njohje të gjërë ndërkombtare. Me Deklaratën zyrtare të datës 3 qershor 2006, Kuvendi i Republikës së Malit të Zi ka bërë Deklaratën Zyrtare të Pavarsisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me vendimin e datës 17 shkurt 2008, e ka shpallur  Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Në ligj palët nuk jan vu në pozita të barabarta, për shkak se Mali i Zi nuk është trajtuar si republikë. Në ligjin 06/L-060, datë 21 mars 2018, flitet për ratifikim të kufirit të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, pa cituar sistemin e qeverisjes së Malit të Zi, mbretri apo republikë. Kjo është e rëndsishme sepse në rrethin e Kuksit në Shqipri nji krahinë quhet Mali i Zi. Në aktet ndërkombtare, në rastin e krijimit të shteteve ose të konflikteve mes tyre përcaktohet saktë vija e kufirit midis shteteve, kalon maje kodrash, lugina, kufij hipotetik në mes lumejsh, etj., ndërsa ky ligj e trajton problemin si nji problem të derivuar, te funksionarë public, Presidenti i Republikës, ose konstatim komisioni që mund të jenë nën presion, të korruptuar, ose pa integritet moral dhe nuk përmend fare ku kalon vija e kufirit, që është problemi ekzistencial për çdo shtet.    

Ligji vjen në kundërshtim me pikën 2 të nenit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ku është sanksionuar se: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.” Kuvendi i Republikës së Kosovës, jo vetëm nuk shprehet ku kalon vija e kufirit, por nga përmbajtja e ligjit nuk kuptohet për se bën fjalë ligji.

Ligji është antikushtetues sepse është vendosur tjetërsimi edhe i sipërfaqes 82 km2 të territorit të mbetur të trojeve etnike arbnore.

Ligji nr. 06/L-060, datë 21 mars 2018, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është jo vetëm antikushtetues, por dhe antihistorik e antikombtar edhe për arsye se:

Principata arbnore e Balshajve, e reduktuar në Malin e Zi gjatë sundimit turk, në vitin 1877 e shtrinte gjysëm sovranitetin de facto në nji territor prej rreth dy mijë e pesëqind km2, me kontakt me pjesën më të ngushtë të liqenit të Shkodrës, në Vraninë dhe pa dalje në det. Në përfundim të Luftës Ruso-Turke të prill 1877 mars 1878, në qershor 1878, Kongresi i Berlinit vendosi të njohë subjektiviteti politik të Principatës së Malit të Zi e cila e zgjeroi sovranitetin në mbi trefish  territore arbnore bashkë me katër porte në detin Adriatik.

Në përfundim të luftave Ballkanike ushtria malazeze e Mbretit Nikoll Petroviçi, mbasi dështoi në okupimin e Shkodrës që detyrimisht do ti lihej Principatës Shqiptare e cila nuk mund të funksiononte pa të, marshoi në drejtim të Gjakovës. Por ushtria serbe e dhëndrrit Pjetër Karaxhorxhi e detyroi ushtrinë malazeze të kthehej mbrapsht, prandaj ajo kurrë nuk mbrriiti në Ҫakorr. Po kështu edhe në përfundim të Luftës Parë Botrore, jo vetëm që ushtria malazeze nuk e shkeli Ҫakorrin por dhëndrri Pjetër dhe djali i vajzës së madhe Zorica që nuk jetonte, Princi Aleksndër Karaxhorxhi e përzunë nga Mali i Zi Mbretin Nikoll Petroviçi (vjehërr e gjysh), që vdiq në mërgim në Monte Carlo. Në ato kushte nuk bëhet fjalë që ushtria malazeze të ketë mbrritur ndonjiherë në Ҫakorr, që do të thotë se nga pikpamja juridike ai nuk ka qenë asnjiherë territor i pushtuar nga Mali i Zi.  

Në vijën e kufijve republican e krahinor të përcaktuar në Mbledhjen e Dytë të Konferencës së AVNOJ (Këshillit Antifashist të Ҫlirimit Kombtar të Jugosllavisë) të 29-30 nëntor 1943, Ҫakorri është përfshirë në kufijtë e krahinës së Kosovës.

Në Mbledhjen e Tretë dhe të fundit  të Konferencës së AVNOJ (Këshillit Antifashist të Ҫlirimit Kombtar të Jugosllavisë) të mbajtur në Beograd nga 7-10 gusht 1945, territori i Ҫakorrit ka qen pjesë e krahinës së Kosovës, në përbërje të Republikës Federale të Serbisë.

Ligji  nr.06/L-060, datë 21 mars 2018, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është antikushtetues sepse përveç dorzimit të territorit është vetëdhunu trashëgimia, varret dhe kujtesa e të parve. Ali Hajdaraj ka thënë se “kanë marrë tokë që i ka kaluar babai te biri brez pas brezi, ne kemi varre këtu, varret e të parëve tanë që kanë luftuar në anën tjetër të kufirit”.

Me vendimin Mbledhjes së Dytë të KAҪKJ në Jajcë të 29-30 nëntorit 1943, rajoni i Sanxhakut me sipërfaqe 8,868 km2, rreth 2,000 km2 më i vogël se Kosova sot,  i populluar me arbën të islamizuar e pjesrisht të sllavizur, është lënë nën sovranitetin e Republikës Federale  të Serbisë.

Në Mbledhjen e Këshillit Antifashist të Ҫlirimit Kombtar të Malit të Zi dhe Bokës të mbajtur në Kolashin me 14 korrik 1944 ku është vendos formimi i Mali të Zi federal, territori i Ҫakorrit nuk ishte pjesë e Republikës Federale të Malit të Zi.

Serbia ishte shteti i fundit, që në prag të përfundimit të Luftës Dytë Botrore, i konstituuar. “Serbia federale u konstituue si shtet antare e Federatës Jugosllave në Kuvendin e Madh Antifashist të Ҫlirimit Kombtar në Beograd në 11 nëndor 1944”, ku Ҫakorri ishte territor i Kosovës në përbërje të Republikës Federale të Serbisë. Pas konstituimit, Republika e Serbisë i ka dhën Rajonitt ë Sanxhakut të drejtë hipotetike vetvendosje. Aty ka ndodhur “çudia” Jugosllave kur krahina e Sanxhakut, me alban që kishin hequr dorë nga trashëgimia pellazgo-iliro-alban e pjesrisht dhe nga gjuha pellzgo-shqip, që kishin humbur vetdijen e identitetit, “vendos” ta coptojë veten në dy pjesë e t’u bashkohet pjesrisht Serbisë e pjesrisht Malit të Zi, ku Ҫakorri nuk ishte territor i Sangjakut.kur është vendos federalizimi i Jugosllavisë, prandaj KAҪK të Sanxhakut nuk ishte kompetent të transferonte nji territor që nuk e kishte në kufijtë e tij administrative. Prandaj në Mbledhjen e Tretë të KAҪKJ të 7-10 gushtit 1945, të zhvilluar në Beograd, është vendosur miratimi i Rezolutës së KAҪK të Sanxhakut e 29 marsit 1945 mbi bashkimin e Sanxhakut pjesrisht Serbisë e pjesrisht Malit të Zi, ku Serbia nuk ia ka dhuruar Ҫakorrin Malit të Zi për besnikri.

Ligji nr. 06/L-060, dtë 21.3.2018 “Për miratimin e marrveshjes për kufirin shtetror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është i pavlefshëm sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qen dhe nuk është kompetent për ndryshimin e kufijve në favor të fqinjve për arsye se:

Okupatori turk ka zbatuar projektin e asgjësimit të etnisë arbën nëpërmjet fshirjes me dhunë të kujtesës së trashëgimisë pellazgo-iliro-alban dhe Qytetrimit Perendimor dhe imponimin e mentalitetit turk e Qytetrimit Arab. Kur Porta e Lartë është bindur se arnautët e islamizuar e kan humbur plotsisht aftsinë e të kuptuarit e të menduarit abstract, dhe nuk kuptojnë se territori është i përjetshëm ndërsa njerzit shumohen, Sulltan Mahmudi II ka miratuar hatisherifin e 3/15 gushtit të vitit 1830, në të cilin, në mes të tjerash, ka sanksionuar: “Neni 1 –Popullit serb i pranohet liria e besimit në kishat e veta; …

Neni 9 –Turqit të cilët kanë pasuri të paluajtëshme në Serbi e të cilët dëshirojnë që të lirohen nga ajo u lihet afati prej një viti që t’ua shesin serbëve;…

Neni 11 -Të gjithë myslimanëve u ndalohet banimi në Serbi, përveç atyre të cilët u takojnë garnizoneve të qyteteve;”

Në zbatim të dispozitave të atij dekreti arbnit e islamizuar, deri në vitin 1838, i lëshuan 37,500 km2 të Pashallëkut të Beogradit. Nuk ka studime se ku shkuan albant e islamizur, turqizuar që ishin identifikuar nji me okupatorin. Në shum shekuj, okupatori turk i kishte vu albant ortodoks para dy alternativave: të konvertoheshin në muhamedan e të shpalleshin turq, ose të qëndronin ortodoks por jo si alban (arnaut) por si serb e grek. Ortodoksit që nuk pranuan konvertimin në muhamedan e identifikimin turq por ruajtën trashëgiminë pellazgo-iliro-arbën u deklaruan grek, serb, ndërsa në shek. XX maqedon, etj. hoqën dorë nga gjuha pellazgo-shqip, dhe krijuan Serbinë, Greqinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Në këto katër shtete ata përbëjnë shumicën.

Dekreti (hatisherifi), i shpallur me 3/15 gusht të vitit 1830, nga sovrani, Sulltan Mahmudi II, është publikuar në gjuhën serbo-kroate nga Instituti për Histori të Shtetit dhe të së Drejtës pranë Fakultetit Juridik të Beogradit dhe botuar në  tekstin universitar; Historia e Shteteve dhe të Drejtave të Popujve Jugosllavë, në kapitullin e shkruar prej dr. Dragosllav Jankoviç. Pleqsia e Universitetit të Prishtinës me vendimin nr. 3049, datë 28.12.1979 ka lejuar përdorimin e tij tekst universitar. Me vendimin 04 nr. 413-4/77, në bazë të mendimit të Sekretariatit Krahinor për Arsim, Kulturë e Shkencë ky tekst është liruar nga tatimi në qarkullim. Teksti për Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, është shtypur në Shtypshkronjën e NGBD “Rilindja” e Prishtinës në maj të vitit 1981, në tirazh 3,000 (tre mijë) ekzemplarë në format 17×34 cm, ku hatisherifi ze faqet 263-264.  

Në zbatim të dekretit 3/15 të gushtit 1830 deri në Kongresin e Berlinit Perandoria Turke  sponsorizoi ndërtimin e institucioneve të Principatës së Serbisë. 

Historiografia zyrtare dhe klasa politike në Shqipri e Kosovë nuk e kan përmendur kurr hatisherifin, sepse kan llogaritur se delegjetimohen në pushtet, se Shqipria e Kosova nuk jan themeluar si Turqi e re. Institucionet juridike e politike në Shqipri e Kosovë, pas pavarsisë, nuk kan kërkuar dënimin e Turqisë, se ka kryer genocid e krime kundër njerzimit kundër albanve. Atyre që nuk ka arritur ti ekzekutojë u ka imponuar mohimin e trashëgimisë (vetes) kthimin në turq, pastaj i ka detyruar të lëshojnë territoret që i trashëgonin që prej pellazgve,

Pas humbjes në luftën ruso-turke, Sulltan Abdylhamiti II, nipi i Sulltan Mahumdit II, në zbatim të dekretit të cituar, në rreth katër muaj të dimrit 1877-1878, i spastroi arbnit e islamizuar nga 10,972 km2 territor të Snxhakut të Nishit e rrethinë dhe rreth 5,000 km2 të Tivarit, Podgoricës me rrethinë, etj. Në të dy rastet spastrimin e arbënve myslimanë nga Pashallëku i Beogradit, nga Sanxhaku i Nishit me rrethinë dhe Podgorica e ka zbatuar ushtria turke. Si në rastin e Pashallëkut të Beogradit, albant ortodoks për të mos u kthyer turq, u deklaruan serb e malazez. Studiuesit dr. Sabit Uka dhe nipi i tij (djali i vllait) prof. Jusuf Osmani, e shum studjues të tjerë,  kan  provuar se deri njiqind mijë arbën muhamedn nga Nishi me rrethinë, Podgorica etj. jan vendosur muhaxhirë në Kosovë, dhe sot kan arritur deri katërqind mijë.

Krijimi i Principatës Shqiptare të pa definuar me vendim të datës 29 korrik 1913 të Konferencës së Ambasadorve në Londër, si dhe çlirimi i Kosovës nga Serbia prej ShBA në udhheqje të NATO dhe krijimi i shtetit të Kosovës, përbëjnë risi në historinë e të drejtës ndërkombtare. Midis shum shkaqeve katër jan  kryesorët:

Të dy shtetet jan krijuar sepse është pranuar botrisht se albant e sotëm, pa kolont e emigrantët e shqiptarizuar, jan pasardhës të pellazgo-iliro-albanve që themeluan Qytetrimin Perendimor, me Perandorët e Romës Dioklecianin, Konstandinin e Madh që ndaloi diskriminimin njohu Krishtrimin fe të barabartë me fetë e tjera dhe hodhi themelet e Qytetrimit Perendimor, Justiniani i Madh që kodifikoi legjislacionin romak, parimet e të cilit zbatohen dhe sot, Shejtort: Helena, Niketë Dardani, Jeronimi, Martini, martirt Flori, Lauri, Prokuli, Maksimi, e deri te Nan Tereza. Është e trishtueshme se pasardhsit e tyre të konvertuar në muhamedan sot nuk i njohin ata dhe u qëndrojnë besnik atyre që shkatrruan varret e tyre dhe veprën e tyre.

Së dyti, është i pranuar botrisht kontributi i Gjergj Kastriotit që në krye të albanve katolik, për çerek shekulli i bëri ball invzionit të dy sulltanve Muratit II dhe Mehmetit II dhe prishi planet e tyre për sulm ndaj Perendimit. Turqit u hakmuarën kundër albanve katolik, dhe kryen genocid me asgjësimin e popullsisë së qytetit të Krujës, genocid e krime kundër njerzimit kundër albanve të Dibrës, Matit, Tiranës, Lezhës. Pas pushtimit të Shkodrës në shtator 1479, Sulltan Mehmeti II urdhëroi spastrimin e plotë të albanve katolik nga qyteti dhe në pronat e tyre vendosi kolon.   

Së treti, në shekullin XII (viti 1196), në Mirditë e Krujë u themelua Principata e Arbnit. Ajo nuk u shua edhe pas pushtimit turk duke ruajtur vazhdimsinë e vetdijes në territorin e kufizuar të Mirditës. Perendimi e vlersoi atë bërthamë, zemra dhe truri i etnisë së albanve, prandaj Fuqitë e Mëdha llogaritën se është nji bazë e mjaftueshme që pinjollt e renegatve të kujtojnë vlerat e identitetit të të parve, të këpusin zingjirt e skllavrisë, prandaj t’u rikthehen vlerave identitare. Princi Dukagjin-Gjomarkaj arriti të ruaji unitetin qytetrimor me qind për qind të popullsisë katolike. Në shek. XVIII-XIX, okupatori turk u ka imponu albanve ortodoks, që në mos turk, të deklarohen serb ose grek dhe kështu ka ndodhur që nga Epiri i Jugut deri në Selanik e Beograd dhe të fundit që hoqën dorë nga etnia alban jan albant ortodoks të Maqedonisë së Veriut që përbënin 80 për qind të ortodoksve të dy vilajevete Manastir e Shkup, në regjistrimin turk të 1908. 

Së katërti, fatmirsisht edhe renegatët e islamizuar dhe pinjollt e tyre brez pas brezi ruajtën gjuhën pellazgo-shqip si themeli i gjuhve europiane, bazë për kthimin në identitet dhe për të mos qëndruar si mbetje turke, populli më i ri në Botë.          

Në votimin e ligjit nr. 06/l-060  kan marr pjese edhe pinjoll hoxhe. Pinjollt e hoxhve, shehve, dervishve, myftive, babave, kolonë ose emigrant të shqiptarizuar apo arbën të turqizuar e shqiptarizuar, nuk legjitimohen të jenë pjesë e institucioneve vendim marrëse në Shqipri as në Kosovë, sepse ata nuk njohin kombin dhe në shekuj kan udhhequr dhe vazhdojnë të udhheqin procesin e tjetërsimit të identitetit pellazgo-iliro-alban dhe konvertimin në muhamedan e identifikimin e albanve pjesë të Ulemës, mbetje turke në trojet e veta. Brez pas brezi ata kan qen në shërbim të okupatorit turk, për t’u fshi albanve kujtesën historike si pasardhës të etnisë pellazgo-iliro-alban, me krijimin e etnitetit të ri shqiptar nga mesi shek. XVIII dhe për fillimin nga zero si populli më i ri në Botë.

Në Konferencën e Versajës, për shkak se hungarezët ishin më të vendosurit në Luftën I-re Botrore kundër Antantës, me Traktatin e Trianonit, të datës 6 qershor 1920, Hungaria u trajtu humbse, prandaj 65 për qind e territorit dhe popullsisë hungareze kaluan nën sovranitin e fituesve: Çekosllovakisë së sapokrijuar rajonet e Sllovakisë, Presburgut (Bratislavës), Rutenisë Nënkarpate dhe territore të tjera më të vogla, Rumanisë pjesa e madhe e rajonit të Banatit dhe e gjithë Transilvania, Italisë Fiume, Mbretrisë Serbo-Kroato-Sllovene ju dha Vojvodina,ndërsa Austria mori pjesën perëndimore të Hungarisë (domethënë, pjesën më të madhe të Burgenlandit).   

Albant, jan detyruar me dhunë të heqin dorë nga trashëgimia pellazgo-iliro-arbën dhe Qytetrimi Perendimor, të marrin fenë muhamedane dhe të shpallen turq me Qytetrim Arab. Okupatori i ka barazu me veten për t’i vu në shërbim të tij kundër popujve të tjerë, dhe sipas Sami Frashërit përbënin deri gjysmën e efektivave të Ushtrisë Turke. Kokfortsia për të mos këputur zingjirt e skllavrisë i shpall ata humbës. Por fatkeqsisht në këtë process ata kan humbur aftsinë e të kuptuarit e të menduarit abstract. 

Në opinionin e dhënë lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorve të 11 gushtit 1913 dhe 6 dhjetorit 1922, me 4 shtator 1924 Gjykata e Hagës ka njoftuar Këshillin e Lidhjes së Kombeve, se në bazë të normave të së drejtës ndërkombtare Manastiri i Shën Naumit dhe Vermoshi jan territore nën sovranitetin e Principatës Shqiptare.

Me 6 tetor 1924, Këshilli i Lidhjes së Kombeve, ka informu për këtë vendim si Tiranën dhe Beogradin.

Megjithse bëhej fjalë për nji objekt të kulturës materiale e shpirtrore të kombit, fond i trashëgimisë botrore, dy dhomat legjislative të Parlamentit të Shqiprisë në mbledhjet e datave 17,18,19 korrik 1925, kan vendosur ndryshimin e Statutit Themeltar me miratimin e 43 asamblistave që përbënin 66.1538 për qind të votave, kur dy të tretat 66.666 për qind kërkonin miratimin e jo më pak se 44 nga 65 deputetë. Asnji qëndrestar nuk i ka votu ato ndryshime në Statutin Themeltar por vetëm pinjollt e renegatve të trashëgimisë pellazgo-iliro-arbën dhe Qytetrimit Perendimor, kolaboracionistë të okupatorve turq, dhe kolont e shqiptarizuar. Qeveria e Shqiprisë është autorizuar dhe i ka transferu Mbretrisë Serbo-Kroato-Sllovene sovranitetin mbi Shën Naum.

As Sali Berisha, zyrtarisht pinjoll renegatësh të trashëgimisë pellazgo-iliro-arbën dhe Qytetrimit Perendimor dhe bashkpuntort e tij, pinjoll kolaboracionistësh të okupatorit turk, nuk jan legjitimuar që të tjetërsojnë në favor të Greqisë pjesë të detit nën sovranitetin e Shqiprisë.

Parlamenti i Republikës së Serbisë në gusht të vitit 1946, ka vendosur njohjen e vendimit të KAҪK të Kosovës të miratuar në Kuvendin e Prizrenit të 7-10 korrikut 1945, që ishte njohje e  subjektivitetit politik dhe të së drejtës së vetvendosjes së popujve të Kosovës, ku shqiptart përbënin deri dy të tretat e popullsisë.

Në Konferencën e KAҪKJ në Jajcë të 29-30 nëntorit 1943, përfaqsuesit e Serbisë nuk i kishin parashikuar zhvillimet politike prandaj nuk kishin kundërshtuar lënien e luginës së Preshevës, me mbi 70 për qind të popullsisë shqiptare, të përfshihej brenda kufijve administrativ të  Kosovës. Menjiherë pas përfundimit të luftës e krijimit të institucioneve,

Republika e Serbisë u ka kërkuar përfaqsuesve të Kosovës këmbim territoresh: që Lugina e Preshevës me Bujanovcin e Medvegjën me sipërfaqe prej 1,243 km2 me shumicë arbën-shiptar, të kalonte nën sovranitetin e Serbisë, ndërsa nën sovranitetin e Kosovës të kalonte territori i  komunës së Leposaviqit me sipërfaqej 536 km2, ku në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë së Jugosllavisë të vitit 1971, prej popullsisë prej 18,044 banorve, ishin vetëm 944 shqiptar, 5.23 për qind të numrit përgjithshëm. Me atë këmbim, u ndërpre kontakti i Kosovës

me koridorin rrugor paneuropian X, Selanik-Shkup-Nish-Beograd-Europë. E citova atë zhvillim jo thjesht për ilustrim por për të provuar se kufijt e Kosovës nuk cënohen për herë të parë. Ai zhvillim provon në mënyrë të pa kundërshtueshme se Republika e Serbisë që në gusht të vitit 1946 ka njohur të drejtën e Kosovës për vetvendosje. Por problemi i këmbimit të Luginës së Preshevës me Leposaviqin duhet të trajtohet nga institucionet e Republikës së Kosovës sepse përfaqsuesit e Kosovës, në fillimin e viteve ’50 të shekullit XX, kan vepru në kushtet e dhunës së gjithanshme të Serbisë kur kan pranuar vendimin e saj për shkëmbim territoresh.

Pinjollt e Albanve që, edhe në kushtet e dhunës së pa ndërprerë të okupatorit, mohuan rashëgiminë pellazgo-iliro-arbën (alban) dhe Qytetrimin Perendimor, kolaboracionistë të okupatorve turq që përvetsuan mentalitetin turk dhe Qytetrimin Arab, dhe kolont e shqiptarizuar, megjithse jan shumicë, nuk legjitimohen që të tjetërsojnë territorin që u kan lën shqiptarve nën sovranitet, Konferenca e Ambasadorve në Londër me vendimin e 29 korrikut 1913 për njohjen e Principatës Shqiptare dhe me vendimet plotsuese dhe territorin që u ka lën atyre Këshilli Antifashist i Ҫlirimit Kombtar të Jugosllavisë (AVNOJ) në Konferencën e Dytë të tij, të mbajtur në Jajcë të Bosnje Hercegovinës në 29-30 nëntor 1943. Arbën-shqiptart e turqizuar, si pjesë e Ulemës, kan humbur vetdijen territoriale që është gurthemeli i vetdijes kombtare. Këtë fakt kishte parasysh Sllobodan Millosheviçi dhe Federata Jugosllave në vitet 1998-1999.

Prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kan qen legjitim për miratimin e ligjit për tjetërsimin e territorit të atdheut. Rreth 20 për qind e deputetve të Kuvendit të Kosovës të vitit 2018 kan qen nipa e mbesa të të deportuarve nga Rajoni i Nishit, Podgoricës në dimrin e 1877-1878. Si mund të legjitimohen ata të tjetërsojnë pjesë të tjera të atdheut, si bij e bija të gjyshave që i lëshuan trojet që ua la trashëgim Aleksandri i Madh, Konstndini i Madh, Niketë Dardani, etj.? Si mund të legjitimohen për tjetërsimin e territorit pinjollt e renegatve që kan humbur vetdijen dhe u lëshu fqinjve rreth 80 mijë km2, nga Selaniku në Beograd, Podgorisë, Tivar e gjirin e Artës?

Ligji nr. 06/l-060, datë 21 mars 2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është antikushtetues në formë, por dhe në përmbajtje nuk ka elementët e nji ligji pasi nuk saktson pse bëhet fjalë.

I nderuar Z. Kryetar,

Të nderuar Zt. Gjyqtarë,

Fuqitë e Mëdha kan marrë disa vendime, kan kërkuar opinionin e Gjykatës së Hagës dhe kan njoftuar Këshillin e Lidhjes së Kombeve për të përcatuar kush është sovran mbi territorin e Vermoshit dhe Manastirin e Shën Nuamit, ndërsa pinjollt e renegatve në Kuvendin e Kosvës nuk shprehen në ligj as ku kalon vija e kufirit në Ҫakorr dhe ia derivojnë përgjegjsinë ish Presidentit Hashim Thaçi dhe Komisionit të Ekspertve.

Kjo çeshtje nuk mund të trajtohet nga gjykatat e rregullta dhe institucionet shtetrore, prandaj hyn në terren juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese si gjykatë subsidiare.

Meqense me tjetërsimin e territorit të atdheut, cënohen rëndë interesat e shqiptarve dhe të mijat si pinjoll qëndrestarësh që ka përballuar në dhjetra breza dhunën e okupatorve turq, dhe kan ruajtur e pasuruar trashëgiminë pellazgo-iliro-alban,

K Ë R K O J:

Shpalljen antikushtetues të ligjit nr. 06/l-060, datë 21 mars 2018  Për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Të urdhrohen institucionet përgjegjse të kthejnë nën sovranitetin e Republikës së Kosovës 82 km2 të Ҫakorrit të tjetërsuara në favor të Malit të Zi.

Bashklidhur kërkesës: -Shkrimin “A duhet lejuar që të përsritet historia e kufirit me Malin e Zi”, shkruar në datën 28 shkurt 2018, botuar në shtyp Gazetën Koha Jonë etj., ku jam lutur që pinjollt e renegatve të mos veprojnë si sahanlëpirës siç patën vepruar babat e tyre në Turqi, me këmby territor për vizat në BE kur vizat jepen e anullohen ndërsa territori i atdheut është i përjetshëm.

-Hartë e para luftës ruso turke të 1877-78, kur Mali i Zi ishte nji principatë de facto e Turqisë në territor me sipërfaqe prej rreth 2,500 km2, që kishte kontakt me pjesën më të ngushtë të liqenit të Shkodrës.

K Ë R K U E S

Datë, 30 prill 2026                               Gjet KOLA

===============

A DUHET LEJUAR QЁ TЁ PЁRSЁRITET HISTORIA E KUFIRIT ME MALIN E ZI?

Problemi i vijës së kufirit midis Kosovës e Malit të Zi është i rëndësishëm për shqiptarët, mbasi prej gati një shekull e gjysëm territori i tyre vazhdon t’i nështrohet copëtimeve. Ndryshimi është se tani “vendimmarrja” ju është lënë shqiptarëve, u kërkohet shqiptarëve që me vullnetin e tyre “të lirë”t’ja japin Malit të Zi nja 82 km2.

Mbasi Komisioni Shtetëror i Kosovës hodhi përfundimet e tij, vendosa të shpreh dhe unë mendimin për këtë problem.

Nuk e njoh personalisht kryetarin e këtij komisioni, njëkohësisht kryetari i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës z. Hivzi Islami, por në fundin e viteve 80-të të shekullit të kaluar, jam njohur me studimin e tij të doktoraturës “Kosova studim demografik”, që në vlerësimin tim ka qenë studim dijnitoz.

Por është alogjik, konkluzioni i grupit të ekspertëve të Komisionit Shtetëror, se meqenëse na rezulton që sipërfaqja e Kosovës  të jetë më e madhe se ajo e njohur zyrtarisht prej 10,887 km2, nuk përbën problem që nga territori i saj 82 km2 t’i kalohen Malit të Zi. Këtë qëndrim mund ta mbante një grup ekspertësh në Kazakistan me sipërfaqe më të madhe se Europa Perendimore, me rreth 6 banorë për km2, por jo për Kosovën, ku sipërfaqia prej 82 km2 përbën më shumë se 0.75% të territorit të saj. Në vlerësimin e këtij problemi duhet të mbajmë parasysh seriozitetin e  konfliktit kino-japonez për shtatë shkëmbinj në Paqësor.

Për të shprehur një mendim më të saktë për këtë problem, do të kthehem në retrospektivë.

Gjatë viteve të rënda të sundimit turk, disa rajone, nuk e pranuan pushtimin dhe nuk ju nënshtruan plotësisht pushtuesit.

Për shkak të vështirësive ekonomike një numër i madh banorësh të krahinës së Mirditës  kishin migruar në Vilajetin e Kosovës. Ata nuk e pranuan çmimin që u vuri pushtuesi për qëndrimin në Kosovë, konvertimin në fenë muhamedane, prandaj migruan përsëri dhe u vendosën me banim të përhershëm në Sul, që u siguronte mundësi mbrojtje të njejtë me vendin e origjinës. Krahina e Sulit qëndroi në ballë të rezistencës, dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua hordhive turke. Rezistencë të pandërprerë kundër turqve bënë dhe banorët e Manit në Pelaponez, banorët e Himarës dhe të Mirditës si dhe të Mali i Zi, që ishin në pararojë të qëndresës.

Në një studim të realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, autori polak Marcin Çernjinski konkludonte se pas mirditorëve që janë bashkësia më burrërore në gadishullin e Ballkanit, vijnë malazeztë. Ishte krahinë shqiptare, me emrin Malet e Zeza, me ortodoksë e katolikë dhe një pakicë sllave.

Një krahinë e vogël, në territorin e Shqipërisë Londineze, mban emërin Mali i Zi, njeri prej 7 bajrakëve të Pukës, sot pjesë e bashkisë Kukës, me qendër të njësisë administrative në Shëmri.

Në një hartë të shekullit XIX, ajo që sot njihet Republika e Malit të Zi, me sipërfaqe 13812 km2, pa 82 km2 të Kosovës, ishte një krahinë me sipërfaqe dhe popullsi pak më të madhe se Mirdita.

Por, në të hyrë të shekullit XIX,  me qëllim që të ruanin sundimin në territoret e Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit) në Azi, sulltanët vendosën të sakrifikojnë territoret shqiptare në Ballkan. Nuk është thënë asnjëherë se për interesat e tyre, sulltanët kanë projektuar shuarjen e racës dhe çeshtjes shqiptare në Iliri. Kjo jo me fjalë por me akte ligjore shfarosëse të shoqëruara me veprime konkrete nga vetë Porta e Lartë.

Akti që ka shkaktuar dëmin më të madh çeshtjes shqiptare, është hatisherifi (dekreti) i  3/15 gushtit 1830 i Sulltan Mahmudit II (sovran 1808-1839), ku në tre nga 15 nenet e tij, ai sanksionoi:

Neni 1- Popullit serb i pranohet liria e besimit në kishat e veta;

Neni 9 – Turqit të cilët kanë pasuri të paluajtëshme në Serbi e të cilët dëshirojnë që të lirohen nga ajo u lihet afati prej një viti që t’ua shesin serbëve;

Neni 11 –Të gjithë myslimanëve u ndalohet banimi në Serbi, përveç atyre të cilët u takojnë garnizoneve të qyteteve;

Me këtë dekret, sulltani garantoi të drejtat e kolonëve turq në Serbi, të cilëve u lihej një vit kohë për shitjen e pronave të paluajtëshme të marra si pushtues, ndërsa shqiptarëve, autokton disa mijë vjeçarë para se të zbrisnin serbët e turqit në Ballkan, sulltani u hiqte të drejtën e banimit dhe të jetës në trojet e tyre, për të vetmin faj se nuk kanë arritur ti rezistojnë dhunës së hordhive turke dhe janë konvertuar në muhamedanë.

Në principatën e vogël të Malit të Zi në 1 nëntor 1813, në Njegushë, në rrëzë të malit Llovqen, altarit të shenjtë të popullit malazez, lindi djali i familjes së Petroviqëve, që u pagëzua me emër Radivojo. Në bazë të testamantit të lënë nga xhaxhai Petri I Petroviq që vendin e tij ta zerë nipi dhe jo i biri, pa i mbushur 18 vjet ai bëhet “udhëheqës dhe metropolit i popullit malazez”. Me 6 gusht 1833, në prani të perandorit rus dhe anëtarëve të Sinodit të kishës ortodokse ruse u kurorëzua mitropolit i Malit të Zi dhe mori emërin Petri II Petroviq. Në Malin e Zi qarkullon si rrëfenjë se cari Nikolla I, i habitur nga shtatlartësia e tij prej 210 cm dhe pamja impozante që ia jepte veshja popullore malazeze, i tha: “Po ti qenke më i madh se unë”! Njegoshi iu përgjegj: “Vetëm Zoti është më i madh se cari i Rusisë”. E trajtova figurën e këtij personaliteti që vdiq më 1851, pa mbushur 38 vjet, mbasi ai është autor i poemës “Kunora e maleve”, e vlerësuar si vepra më e madhe në letërsinë sllavojugore. Ai e justfikoi besimin e xhaxhait Petri I Petroviq.

Edhe sipas autorëve malazez, “Kunora e maleve” është vepër poetike epike, që ka patur rol të madh në vetdijësimin e ortodoksëve sllavë dhe në mobilizimin e tyre për luftë kundër Turqisë. Në të 2819 vargjet e poemës, shqiptarët përmenden shumë rrallë. Por poemën e përshkon si një fill i kuq, realizimi i objektivit të vënë nga Sulltan Hamidit II, në dekretin e gushtit 1830, për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre në Iliri, të cilin autori e njihte në hollësi. Poema është një project politik për ndërgjegjsimin e popullsisë analfabete malazeze.

Motivi i poemës është shporrja e turqëve nga Ballkani dhe shfarosja e turqelive. Po kush ishin turqelitë e poemës? Turqelitë nuk ishin askush tjetër përveç shqiptarve të konvertuar në myslimanë, për të cilët ai shpreh mosvlerësim.

Në mes të tjerash në poemë, autori përshkruan arbitraritetin dhe paligjëshmërinë e pushtetit turk, kur në gojën e një princi ve këto vargje:

Fale o Zot, çfarë pis miletit,

Si i dehur prej t’ligash e dhunës.

Shkeli diku, ligjet aty s’vlejnë;

çfarë nuk don, në Kuran nuk thuhet. (vargjet 1778-1882)

Ndërsa për të vënë para përgjegjësisë e shkurajuar tradhtarët në mesin e popullit të tij, autori  ve në gojën e një princi këto vargje:

Zini mend fort ju o malazezë!

Kush ia nis, më i miri është;

E kush tradhton atë që ia nis,

Çdo gjë atij he iu shitoftë;

Zoti i madh dhe fuqia e tija

në arë farën atij i nguroft’!

Zgjebarakët atij veç i lindshin,

Me gisht n’ popull ata u tregofshin.

Fara e tij e keqe u shoftë,

Siç u shua e kuajve t’ larmë!

Pushkë varur mos pastë në shtëpi

krye mashkull mos varrost, prej pushket;

krye mashkull në shtëpi dëshiroftë! (vargjet 2407-2420)

Në bazë të të dhënave të autorëve turq, deri në përfundim të Luftës ruso-turke të vitit 1876, popullsia ortodokse, që njihej si malazeze, në rajonet e Podgoricës, Tivarit dhe Ulqinit ishte në numër të vogël. Megjithatë, Njegoshi hodhi themelet, ndërsa pasardhësit e tij një krahinë etnografike, të banuar kryesisht nga arbër të sllavizuar, arritën ta bëjnë komb dhe shtet.

Në veprën “Lahuta e Malësisë”, Gjergj Fishta vlerëson trimërinë malazezve dhe të serbëve në luftë , dhe nuk shpreh asnjë mosvlerësim për ta,  megjithatë është vlerësuar si nacionalist, pse pasqyron me nota të gjalla trimërinë e shqiptarëve. Ndërsa, autori i poemës “Kunora e maleve”,  Petri II Petroviq Njegoshi, që i identifikon shqiptarët turqeli, të pa identitet, dhe që duhen zhdukur, nuk cilësohet i tillë.

Lajtmotivi i veprës, fillim e mbarim, është ndërgjegjsimi i malazezve për luftë kundër turqve e turqelive, domethënë shqiptarëve.

Gjysëm shekulli më vonë Gjergj Fishta e pati  më të vështirë misionin e tij. Atij i kërkohej që me veprën e tij të bënte nga miletet otomane kombin unik shqiptar, ti bënte thirrje elitës, që pavarësisht nga besimi fetar, ti vinte gishtin kokës për një projekt politik kombëtar, që për fatin tonë të keq rrethanat e diktonin që të ishte projekt politik mbrojtës. 

Kongresi i Berlinit, që filloi punimet me 13 qershor 1878 me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë, Austro-Hungarisë, Italisë, Francës, Anglisë dhe Gjermanisë organizatore, njohu trefishimin e sipërfaqes së Principatës së Malit të Zi, të shtrirë thuajse 100% në territoret shqiptare. 

Kongresi miratoi dhe propozimin e Austrisë, që Serbisë ti bashkëngjiten qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës dhe i Toplicës. Me njohjen e pushtimit të këtyre territoreve, Serbia u zgjerua me 10972 km2, ose 85 km më tepër se sipërfaqja e Republikës së Kosovës, bashkë me 82 km2 që akoma nuk ia ka dhuruar Malit të Zi.

Studiuesi Sabit Uka, ka provuar se pas traktatit të Shën Stefanit, brenda një kohe shumë të shkurtër, për rreth një muaji, ushtria serbe spastroi 347 fshatra me popullsi plotësisht shqiptare, 198 fshatra me popullsi të përzier shqiptaro-serbe-çerkeze etj. dhe qytetet Nish, Leskovc, Pirot, Vranjë e Kurshumlli, me popullsi të përzier, shqiptare, serbe, hebreje etj., por me shumicë të thjeshtë shqiptare. Popullsia shqiptare e besimit ortodoks, që përbënte më shumë se gjysmën e popullsisë të këtyre trevave u deklarua serbe. Këtë realitet historigrafia dhe studjuesit e tjerë në Kosovë e Shqipëri nuk kanë arritur ta trajtojnë asnjëherë, mbasi për shkak të dilemës qytetrimore është parë si tabu, prandaj nuk është arritur të ketë qëndrim politik për këtë problem. Sot më shumë se 1/3 e popullsisë së Serbisë janë arbër të sllavizuar, pa llogaritur faktin se serbët si gjithë popujt e tjerë sllavo jugorë janë ilirë të sllavizuar, mbasi ilirët nuk i ka përpirë dheu. Asimilimi i popullsisë ilire dhe arbënore u realizua nga kisha pas predikimit të Biblës së përkthyer nga Cirili e Metodi në gjuhën sllave. Masakrën kundër shqiptarëve të besimit muhamedan, Mbreti Obrenoviq, e justifikoi me dekretin e  Sulltanit Mahmudit II. Një numër i madh banorësh të këtyre rajoneve nuk shkuan në Turqi e vendet arabe, por u vendosën me banim në Kosovë, duke mbajtur si mbiemër emrat e fshatrave të origjinës. Duke patur në territorin e saj një numër të madh arbërish të sllavizuar, dhe shumë banorë muhamedanë të shpërngulur në Kosovë, që mbanin emrat e rajoneve nga ishin shpërngulur, Serbia nuk kundërshtoi bombardimet e NATO-s më 1999.

Pasi ishte bërë fakt i kryer deportimi i shqiptarëve muhamedanë dhe shpallja e asimilimit të shqiptarëve të krishterë në serbë në gjithë rajonet e pushtuara, Kongresi Berlinit si Pons Pilati, deklaroi pavarësinë e Serbisë, por duke vu kusht që Serbia të sigurojë barazinë e plotë para ligjeve për pjesëtarët e të gjitha besimeve.  

Megjithatë, kjo dispozitë ishte jetike për shqiptarët, mbasi mbreti Pjetër Karagjorgji, që u ul në fronin e Serbisë më 1903, dhe i biri i tij Aleksandri, nip i Kralit të Malit të Zi Nikolla Petroviqi, nuk ju referuan dekretit të Sulltanit dhe nuk  përsëritën skenarin e Obrenoviqëve për deportimin e shqiptarëve nga Kosova e viset e tjera që futën nën sundim, për në Turqi e Lindjen e Mesme. Pavarësisht anatemimit, që shqiptarët e Kosovës i bëjnë Karagjorgjëve dhë për shkak qytetërimor, kam bindjen se Obrenoviqët në fronin e Serbisë, menjëherë do të kishin përmbushur kërkesën e Mustafa Qemal-Ataturkut,  për ti deportuar gjithë shqiptarët muhamedanë në Turqi, dhe sot nuk do kishte çeshtje shqiptare as në Kosovë as në Maqedoni.  

Për të kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, Sulltan Abdylhamidi II, që pati 265 fëmijë, sapo erdhi në pushtet, nëpërmjet valiut të Prizrenit  Qamil Beu, thirri krerët muhamedanë të Vilajetit të Kosovës dhe të Bosnje Hercegovinës, për të kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, dhe organizoi vrasjen e mareshallit Mehmet Ali Pasha. Por, shqiptarët reflektuan shumë shpejt, dhe i dhanë ngjyrë kombëtare dhe jo fetare Lidhjes së Prizrenit, duke ndërprerë bashkëpunimin me muhamedanët e Bosnje Hercegovinës. Pavarësisht nga qëllimi për të cilin u ideua nga pushtuesi, veprimet e  Lidhjes së Prizrenit patën rol të rëndësishëm në vetdijësimin e shumicës së shqiptarëve për të marr në dorë fatet e veta. Forcat shqiptare të organizuara nga Lidhja e Prizrenit, kundërshtuan vendimet e Kongresit të Berlinit dhe nuk lejuan lejuar dorëzimin e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës Malit të Zi. Rreth 50-60 mijë banorët e Malit të Zi nuk mund të fitonin me shqiptarët, që në gjithë hapsirën e tyre ishin rreth dy million, ose rreth 40 herë më shumë. Si kompensim, dhe për ti dhënë mësim Sulltanit se nuk mund të anashkalojë vendimet e tyre, Fuqitë e Mëdha i dhanë Malit të Zi qytetin e Ulqinit me rrethinë. Pavarësisht se rreth tre dekada më vonë të njejtat fuqi ia dhanë përsëri Malit të Zi edhe Plavën, Gucinë, Hotin e Grudën, mendoi se nëse Ulqinin do ta zinin luftërat ballkanike nën sovranitetin e Perandorisë Turke, Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk do lejonte që ky port ti hiqej Shkodrës dhe rreth 100 mijë banorët e Malit të Zi të kenë sovranitet mbi dy portet kryesore shqiptare të Tivarit dhe të Ulqinit.  

Po të mbeteshin nën sovranitetin e  shtetit shqiptar rreth një mijë km2 të Ulqinit me rrethinë, Fuqitë e Mëdha do vinin nën sovranitetin e  shtetit shqiptar dhe një mijë km2 në Jug, për të ballancuar plotësisht sipërfaqen dhe popullsinë e Gegnisë mbi Shkumbin me atë të Tosknisë poshtë këtij lumi dhe sipërfaqja e Shqipërisë do të ishte mbi 30 mijë km2.  Duke njohur mirë çeshtjen, Fuqitë e Mëdha lejuan shtrirjen e sovranitetit të shtetit shqiptar, në pjesë plotësisht të barabarta në dy anët e lumit Shkumbin, Gegëni nga Shkumbini në Vermosh dhe Toskëni nga Skumbini në Konispol, koicidencialisht edhe në numër popullsie thuajse të barabartë. Këtë faktor e ka parasysh çdo funksionar Europian kur niset me shërbim për të zgjidhur konfliktet midis forcave politike në Shqipëri, tani në pluralizëm. 

Boris Kidriq, hartues i hartës së Federatës Jugosllave, në Konferencën e dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë të zhvilluar në Jajcë (Bosnje) me 29-30 nëntor 1943, territorin e diskutueshëm të kufirit Mali i Zi- Kosovë e ka përfshirë brenda Krahinës së Kosovës. Shqiptarët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë territor pa ndërprerë, si gjatë pushtimit turk dhe serb e deri më sot, pa u shqetësuar asnjëherë nga Republika e Malit të Zi, prandaj kanë fituar sovranitetin mbi këtë territor edhe me parashkrim fitues. Ata nuk kanë patur mundësi të ndërhyjnë në ndryshimin e vijës së kufirit në hartat e hartuara nga specialist serbë e të tjerë. Por, disa forca politike në Kosovë janë përpjekur vetë që këtë territor t’ja dhurojnë Malit të Zi, që të fitojnë pikë para funksionarëve të BE, duke u paraqitur luajalë, ndërsa qeveria malazeze nuk është ndjerë për këtë problem. Përveç kësaj vija e kufirit vendoset mbi bazën e disa parimeve të pranuara prej  mijëra vjetësh. Po të pyesësh çdo madhor nga Oroshi i Mirditës, ku ka banuar familja e Gjomarkajve që për disa shekuj ka interpretuar e zbatuar normat e Kanunit të Lek Dukagjinit, do të përgjigjet menjëherë se kufiri vendoset në majë të lartësisë (kodër, mal) ku ndahet rrjedha e ujrave, ose përpendikular nga lart poshtë dhe në asnjë rrethanë në mes të kodrës (malit), që tjetri të të godasë shtëpinë dhe me gurë, si pretendohet në këtë rast.

Konferenca e dytë e KAÇKJ në Jajcë, dy komunat e luginës së Ana Moravës: Bujanovc, Preshevë si dhe komunën e luginës së Medvegjës në verilindje me sipërfaqe të përgjithshme 1,249 km2 dhe me rreth 100 mijë banorë (1991), shumica shqiptarë, i ka përfshirë brenda kufijve të Kosovës.

Serbia gjithnjë ka parashikuar shkëputjen e Kosovës dhe ruajtjen e sovranitetit mbi rajonin e Nishit, prandaj fill mbas luftës, me qëllim që shqiptarët të mos kenë mundësinë e shfrytëzimit e vendimmarrjes lidhur me Koridorin X, Selanik-Shkup-Nish-Beograd- Europë, ka kërkuar ndryshim të kufijve, dhe këmbimin e territoreve. Me vendime respektive të Kuvendit të Republikës Socialiste të Serbisë dhe të Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ja ka marr  territorin e dy luginave Kosovës duke e “kompensuar” me komunën e Leposaviçit me sipërfaqe 536 km2 dhe me 18,044 banorë (1971) prej të cilëve 942 ose rreth 5% shqiptarë. (Hivzi Islami-Kosova studim demografik). Po qe se ndryshimet e kufijve do të bëheshin apriori, Serbia nuk kishte pse të pyeste Kosovën.

Prandaj, për këdo që ka njohuri minimale gjeopolitike, e habit propozimi i Rexhep Qoses për këmbim territoresh, që Kosova t’i kthejë Serbisë komunën e Leposaviqit dhe Serbia të heqë dorë nga sovraniteti mbi luginën e Ana Moravës dhe të Medvegjës. Nuk bëhet gabim nëse vihen shenja barazimi të rëndësisë së këtyre luginave me atë të ngushticës së Otrantos, prandaj Serbia kurrë nuk do të pranojë ta kthejë këtë territor.

Për këto arsye, presioni i Bashkimit Europian se nuk bën liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës, mbasi për serbët me dy shtetësi janë të liberalizuara, pa ja dhuruar 82 km2 Malit të Zi jo vetëm nuk është parimor por denigrues e shumë fyes. Ndryshe nga sa Fuqitë e Mëdha të Europës vepruan në Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër, që vendosën copëtimin e trojeve etnike iliro-shqiptare pa i pyetur shqiptarët, për të legjitimuar ato masakra, tani ju kërkojnë  shqiptarëve që me “vullnetin e tyre të lirë” ti dhurojnë edhe 82 km2 Malit të Zi.

E vërteta është se malazeztë kanë luftuar njëlloj si shqiptarët, ndërsa serbët kanë pranuar nënshtrimin duke qëndruar raja, që nga 10 qershori 1389 kur u mundën bashkë me të tjerët në Fushë Kosovë, deri më 1804. 

Peter II Petroviq Njegoshi shkruan në “Kunorën e maleve”:

Far’ e serbit asgjëkundi s’mbeti;

bujq u bënë luanët e djeshëm,

 turq u bënë lakmues e frikashët

I zgjeboftë qumshti serb që thithën! (vargjet 258-261)

Të pa bindur se mund t’ja dalin vetë, serbët i kërkuan që t’u prijë në luftë kundër turqve, pinjolli i një familje shqiptare të larguar  nga Kelmendi në vitin 1757, e vendosur me banim fillimisht në Novi Pazar e pastaj në rrethinat e Beogradit, i quajtur Gjergj Pjetri (serbisht Xhorxhe Petroviq). Megjithse kishte lindur në Serbi, prindërit e tij dhe Ai nuk e njihin rajallëkun, prandaj pa iu trembur syri, udhëhoqi kryengritjen e parë serbe, të nisur me 15 shkurt 1804, duke hedhur themelet e shtetësisë serbe.  Për këtë vepër turqit i vunë nofkën kara ( i zi), që u mbeti dhe si mbiemër i familjes mbretërore Karagjorgji.

Secili vendimmarrës që do të shikoj hartën e principatës së Malit të Zi në mesin e shekullit XIX, me rreth tre mijë km2 sipërfaqe, pa dalje në det, të cilën ma dhuroi, pedagogu dhe studiuesi, avokat Eugen Pepa, dhe hartën e Malit të Zi sot me sovranitet mbi portet shqiptare të Ulqinit e Tivarit dhe me sipërfaqe mbi katër herë më të madhe, do të turpërohet me urdhërimin që Kosova t’ja dhurojë edhe 82 km2.

Bashkimi Europian e di se tokat nuk u kanë pjellë as Serbisë as Malit të Zi, por u janë marr shqiptarëve që i zotronin shumë mijëvjeçarë para se të vinin sllavët në Iliri, prandaj nuk kanë asnjë arsye që tu bëjnë presion shqiptarëve në Kosovë, e institucioneve të brishta të saj, që ti vetëdorëzojnë edhe 82 km2 Malit të Zi.

Koha ka provuar, se në çeshtjen shqiptare, shtetet kryesore të BE dhe Rusia e kanë demostruar njëanshmërinë e tyre, si në vendimmarrjen e Berlinit më 1878 dhe të të Londrës më 1913, prandaj vetëm SHBA ka mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi. SHBA, gjithnjë kanë mbajtur qëndrim parimor si për çeshtjen shqiptare dhe për probleme të tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare, që nga Konferenca e Versajës e 1919 e deri më sot.

Në këto kushte, mendoj se institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë ndihmën e drejtë për drejtë të SHBA për këtë çeshtje.

Tiranë, më 28 shkurt 2017                 Avokat Gjet KOLA

_________________________

TË NDERUAR DEPUTETË, MOS E RATIFIKONI MARRËVESHJEN, E CILA CËNON TËRËSINË TERRITORIALE TË DARDANISË – KOSOVËS (DOKUMENTE ARKIVORE)

Nga Sheradin Berishahttps://pashtriku.org/sheradin-berisha-te-nderuar-deputete-mos-e-ratifikoni-marreveshjen-e-cila-cenon-teresine-territoriale-te-dardanise-kosoves-dokumente-arkivore/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura