BARDHYL MAHMUTI: ‘RUSIA SOT’ DHE PROPAGANDA ANTI-UÇK

 Zvicër, 8. 7. 2016: Me dekret të veçantë të Vlladimir Putinit të datës 9 dhjetor 2013 u krijua «ROSSIA SEGODNIA – Rossiya segodnya» (Rusia Sot), institucion zyrtar i propagandës ruse drejtuar opinionit publik ndërkombëtar. Një vit më vonë, në nëntor të vitit 2014, Rusia zyrtarizoi Shërbimin e vet informativ multi-media me emrin «SPUTNIK».
Nuk do të përmend numrin e madh të shkrimeve që ky institucion i propagandës ruse shpërndau kundër pavarësisë së Kosovës në përgjithësi dhe UÇK-së në veçanti. Po ndalem vetëm në shkrimin që u publikua pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President i Kosovës. Më 1 prill 2016 Shërbimi informativ multi-media ruse «SPUTNIK» shpërndau shkrimin e titulluar «German Intel Had Mafia Dossier on Kosovan President Since 2005» (Dosje e vitit 2005 e Shërbimit inteligjent gjerman për kokën e mafies, Preidentin e Kosovës).
(http://sputniknews.com/europe/20160401/1037351719/hashim-thaci-criminal-bdn-dossier.html).

Kam bindjen e plotë se asnjë lexues i shkrimit tim nuk habitet që shërbimet informative ruse (qofshin ato shërbime multi-media apo të natyrave tjera) publikojnë shkrime të tilla. Ajo që është e habitshme lidhur me këtë shkrim qëndron në faktin se një numër i mediave elektronike në gjuhën shqipe, tre muaj më vonë, ia plasuan opinionit publik shqiptar propagandën ruse. Por, të kamufluar si «dosje e Shërbimit Federal Informativ Gjerman (BND) të publikuar nga Wikileaks».
Pa asnjë rezervë për prejardhjen e këtij shkrimi, një numër i mediave elektronike në gjuhën shqipe shpërndanë akuzat tanimë të njohura kundër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së. Gjenezën e kësaj propagande e kam trajtuar hollësisht në librin tim «Mashtirimi i Madh». Po ndalem shkurtimisht vetëm në Dosjen “sekrete” të Shërbimit sekret gjeman. Kjo dosje nuk është as «dosje sekrete» siç pretendohet (për arsye se është shpërndarë falas në interne: BND Kosovo Feb 2005 vs Vertraulich:
http://fr.scribd.com/doc/22922472/Bnd-Kosovo-Feb-2005-vs-Vertraulich ) e as « dosje e Shërbimit sekret gjeman.

Kjo dosje nuk është asgjë tjetër pos parafrazim i «Librit të bardhë» të Shërbimit Sekret Serb, botimi i vitit 2003. Për dallim nga ata që fshehin burimin e vërtetë të informatave të tyre serbo-ruse, njerëzit që përgatitën dosjen në emër të Shërbimit sekret gjeman ruaj një shkallë të sinqeritetit.
Në Dosjen e Shërbimit Sekret të Gjer¬manisë (BND-së), në faqen 14, pika 2.2.1, thuhet qartë se burim informate për përpilimin e kësaj dosjeje ishte Shërbimi Sekret Serb (BIA).
Do të kishte qenë e ndershme që të gjithë ata gazetarë që fshihen prapa Wikileaks (apo amerikanëve) për të shpërndarë propagandën serbo-ruse të bëhen të sinqertë së paku si përpiluesit e dosjes në fjalë dhe të tregojnë se dosja është faqosje në gjuhën gjermane e propagandës serbe.
Nuk ka turp më të madh se të shpërndash propagandën serbe të ambalazhuar me petkun gjerman për ta njollosur Nazar Mehmetin si gjoja “udhëheqës i një grupi të organizuar kriminel që financoi Thaçin dhe UÇK-në”. Nazar Mehmeti është një biznesmen i suksesshëm amerikan, me origjinë nga trojet etnike shqiptare në Maqedoni, i cili i ka ndihmuar luftërat çlirimtare si asnjë biznesmen tjetër! Lufta speciale që Shërbimi sekret serb ka bërë vazhdimisht kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, personaliteteve tjera të UÇK-së dhe atdhetarëve të mirfilltë nuk duhet të zë vend në hapsirën mediatike në gjuhën shqipe.

…………………………………………………….

(Ilustrimet i bëri editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura